Lajmet

Shqipëri: Hetime për incidentin e rëndë gjatë fushatës

Published

on

Një ngjarje e rëndë në Elbasan me pasojë vdekjen e një personi hedh hije mbi fushatën elektorale në Shqipëri. Njoftohet se kanë filluar hetimet.

Në Shqipëri kanë filluar të enjten (22.04) hetimet për ngjarjen e rëndë, që ndodhi të mërkurën, (21.04)  në qytetin e Elbasanit, gjatë fushatës elektorale për Zgjedhjet Parlamentare, 2021, që zhvillohen këtë të dielë, më 25 prill. Gjatë një konflikti me armë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, 56 vjeꞔ, dhe u plagosën 5 persona të tjerë. Policia ka  arrestuar 15 persona dhe autorin e vrasjes, Arbër Paplekaj, që u vetëdorëzua. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë për DW se “ekspertë të hetimit të krimeve kundër personit  dhe pasurisë kanë administuar provat materiale për të zbardhur ngjarjen.”

Rrethanat e ngjarjes së rëndë sipas policisë dhe palëve

Policia e Shtetit, pas marrjes në pyetje të personave të arrestuar ka zbardhur të enjten, (22.04) rrethanat, në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë në prag të zgjedhjeve të së dielës. Sipas saj, strukturat e PD në Elbasan kanë njoftuar policinë se një furgon pa targa po shpërndante para dhe po blinte vota. Furgonat me logon e PD i kanë  bllokuar atij rrugën dhe të dyja palët kanë pritur të vinte policia. Pas shkëmbimit të fyerjeve dhe sharjeve mes tyre, situata është rënduar duke arritur në të shtëna armësh nga të dyja palët. Policia bën me dije se nga kontrolli i saj në furgonin e dyshuar për shpërndarje parash rezulton të ketë patur vetëm postera.

I arrestuari Arbër Paplekaj, si autor i  vrasjes së Pjerin Xhuvanit, rezulton të jetë ish-pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Shtetit, i angazhuar në fushatën e PD dhe pjesë e ekipit të Gazmend Bardhit. Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, drejtues politik për fushatën në qarkun e Elbasanit. Ndërsa viktima, Pjerin Xhuvani, ka qenë i angazhuar në fushatën e PS po në qarkun e Elbasanit

Gazmend Bardhi deklaroi mbrëmë (21.04) se PD ka ngritur “Struktura për Mbrojtjen e Votës” (SMV) me ish.punonjës të policisë dhe autori i vrasjes, që u vetëdorëzua në polici, Arbër Paplekaj, është anëtar i kësaj strukture për qarkun e Elbasanit”. Duke paraqitur rrethanat e ngjarjes, ai tha, se “SMV informoi që një furgon pa targa, në grupin e fushatës së PS, po shpërndante para në këmbim të votave dhe po mblidhte karta identiteti. Anëtarët e SMV në Elbasan, bllokuan lëvizjen e furgonit dhe kërkuan ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, të qarkut të Elbasanit.”

Kurse Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Socialistëve akuzon Partinë Demokratike për dërgimin e “grupeve paramilitare me njerëz të armatosur nga qytete të tjera për të frikësuar votuesit në Elbasan”. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, dy nga të plagosurit rezultojnë të jenë ish-punonjës të policisë dhe anëtarë të SMV në Elbasan,  dy të tjerët janë një oficere e policisë dhe një aktivist i PS dhe personi i pestë, sipas medias lokale në Elbadan,  po mjekohet në shtëpi duke iu shmangur identifikimit nga policia.

Reagime pas ngjajes së rëndë

Kryeministri Rama bëri thirrje mbrëmë për qetësi dhe durim, Ai theksoi se “zgjedhjet e 25 Prillit , të dielën do të bashkojnë shqiptarët”. Reagime pati edhe nga SHBA dhe BE, që u bënë mbrëmë thirrje drejtuesve kryesorë politikë të “të jenë të përmbajtur dhe të refuzojnë në mënyrë të qartë dhunën” para zgjedhjeve. Ambasada amerikane në Tiranë në reagimin e saj thekson që “zyrtarët, në zbatim të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen.”

Delegacioni i BE në Shqipëri thekson në reagimin e tij që “akti i dhunshëm në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi,, autoritetet kompetente duhen të bëjnë  të qarta përgjegjësitë”. Delegacioni i BE bën thirrje “për përmbajtje, shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar tëfushatës elektorale“.

Continue Reading

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara