Lajmet

Shqipëri: Arrestohet ish-deputeti i PS-së nën dyshime për shitje të sekreteve shtetërore

Published

on

Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri (PS), Jurgis Çyrbja, është arrestuar dhe po hetohet për tri vepra penale. Ai u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit, ndërsa ditë më parë kishte hequr dorë nga mandati i deputetit, sipas tij, për arsye shëndetësore.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) njoftoi se Çyrbja dyshohet për “tregim të sekretit shtetëror” më tepër se një herë, “përkrahje të autorit të krimit” dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Hetimet ndaj ish-deputetit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, tha SPAK-u. Ndër provat e administruara në dosje janë dhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, ndërsa personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit “Sky Ecc”.

SPAK-u tha se funksionarë publikë – që deri tani nuk janë të identifikuar – kanë zbuluar sekrete shtetërore dhe kanë vënë në dijeni ish-deputetin. Këto të dhëna Çyrbja ja i ka dërguar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc” disa personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu bëhet e ditur se ish-deputeti socialist ishte vënë në dijeni të disa operacioneve të Policisë së Shtetit lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, për arrestimin e personave të shpallur në kërkim dhe ka dekonspiruar aksionet. Përmes këtij informacioni, personat e përfshirë në veprimtari të paligjshme janë fshehur dhe kanë arritur t’i shpëtojnë arrestimit, tha SPAK-u.

SPAK-u nënvizon se veprat penale për të cilat dyshohet, Çyrbja i ka kryer gjatë kohës që ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

I hetuari për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale ‘korrupsioni aktiv në zgjedhje’”, u tha në njoftim.

Në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga ish-deputeti, personi i shpallur në kërkim, sipas autoriteteve, siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit.

Me kërkesë të SPAK-ut, policia arrestoi ish-deputetin dhe një bashkëpunëtor të tij, ndërsa personi i shpallur në kërkim që prej janarit të vitit 2020, me inicialet A.H., nuk është arritur të arrestohet.

Policia ka kryer kontrolle në banesat e tyre dhe ka sekuestruar pesë telefona celularë, një hard disk të jashtëm, një pajisje regjistrimi në formë pakete, si dhe 1.100 euro e disa dokumente pronësie.

SPAK-u tha se hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Jurgis Çyrbja ishte në fund të mandatit të dytë si deputet i Partisë Socialiste nga Qarku i Durrësit. Ai e dorëzoi mandatin një ditë pasi u thirr nga SPAK-u, duke deklaruar se mori këtë vendim për arsye shëndetësore.

Opozita e pati akuzuar Çyrbjen si person të lidhur me bandat kriminale, që kur ai u zgjodh deputetet në mandatin e parë në vitin 2017. Pas arrestimit të tij, kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha deklaroi se të gjitha akuzat e opozitës u provuan dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai kritikoi SPAK-un duke thënë se në vend që të dërgonte dosjen e ish-deputetit të PS-së në Kuvend, i kërkou atij të jepte dorëheqjen./REL/

Vendi

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin emocional në “Akademia Elite”

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për ndikim social dhe edukativ, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka realizuar një vizitë në institucionin “Akademia Elite”.

Nën udhëheqjen e Prof. Violeta Zefit, studentët e vitit të tretë patën mundësinë të takojnë drejtueset e akademisë dhe të bashkëbisedojnë mbi praktikat më të mira të mbështetjes psikologjike për fëmijët.

Pjesa qendrore e kësaj vizite u fokusua në zhvillimin e një sërë aktiviteteve interaktive me fëmijët, të cilat u dizajnuan posaçërisht për t’i njohur ata me botën e emocioneve dhe rolin vendimtar që luan inteligjenca emocionale në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Përmes lojërave edukative dhe teknikave të thjeshta shpjeguese, studentët ndihmuan fëmijët të identifikojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre, duke krijuar një mjedis ku mirëqenia psikologjike trajtohet si prioritet që në moshë të hershme.

Kjo nismë nuk shërbeu vetëm si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës në terren për studentët, por u vlerësua edhe si një kontribut i çmuar për komunitetin.

Angazhime të tilla konfirmojnë misionin e UBT-së për të përgatitur profesionistë të ndjeshëm ndaj nevojave sociale, duke ofruar ekspertizën e tyre në shërbim të institucioneve edukative dhe shëndetit mendor të gjeneratave të reja.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”

Published

on

By

Profesoresha Violeta Zefi nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka publikuar artikullin e saj më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “International Journal of Educational Reform”, e cila botohet nga platforma prestigjioze Sage Journals.

Bashkautore në këtë punim është edhe studentja e vitit të tretë, Zhaneta Shatri, duke dëshmuar suksesin e metodologjisë së mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi që aplikohet në UBT.

Ky artikull trajton rëndësinë e perspektivës së prindërve në rastet e fëmijëve me vështirësi specifike në të nxënë, duke vënë në pah se si qëndrimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve.

Përmes intervistave të thelluara me 53 prindër, studimi ka zbuluar se mungesa e informacionit shpesh krijon pasiguri në identifikimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Si rrjedhojë, punimi thekson nevojën urgjente për krijimin e sistemeve më të forta mbështetëse, si programet edukative të përshtatura, udhëzimet profesionale dhe qasjen në shërbime psikologjike.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishëm për fushën e psikologjisë dhe edukimit, duke shërbyer si një udhërrëfyes për politika më të avancuara në përkrahjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Artikullin mund ta lexoni këtu: https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/10567879261436425

 

Foto: Violeta Zefi

 

Foto: Zhaneta Shatri

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

Lajmet

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Të kërkuara