Lajmet

Shpresë për liberalizmin e vizave në pjesën e dytë të vitit 2021

Published

on

Kosova mund të shpresojë për ndonjë lëvizje sa i përket liberalizmit të vizave, në pjesën e dytë të vitit 2021, kur Bashkimi Evropian do të kryesohet nga Sllovenia.

Por, kjo do të varet nga progresi që do të shënojë Kosova sa i përket luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë dhe dialogut me Serbinë, vlerëson Demush Shasha, nga Instituti “EPIK”, për Ekonomia Online.

Ai thotë se Kosova s’mund të presë ndonjë gjë pozitive në gjashtëmujorin e parët të vitit 2021, kur BE-ja udhëhiqet nga Portugalia, pasi sipas tij, ky shtet se ka në prioritetet e veta Ballkanin Perëndimor.

“Ndonjë progres më të theksuar mund të presim ndoshta gjatë pjesë së dytë të vitit 2021, kur presidencën e BE-së e merr Sllovenia, e cila ka një afërsi të natyrshme me Ballkanin Perëndimor dhe me Kosovën. Nga Portugalia nuk duhet të presim shumë, pasi që edhe në kuadër të listës së prioriteteve që  ka publikuar, shihet qartazi që Ballkani Perëndimor, s’është prioritet. Përtej asaj çfarë do të ndodhë në BE, duhet të shohim çfarë po bëjmë në Prishtinë. Kosova duhet të angazhohet për të bërë progres në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. E dyta të bëhet progres i mjaftueshëm sa i përket luftimit të nivelit të lartë të korrupsionit. Nëse ne këto dy rrafshe, bëjmë progres të ndjeshëm mund të llogarisim që në pjesën e vitin 2021 të ketë progres sa i përket liberalizmit të vizave”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Kosova kishte shpresuar që në pjesën e dytë të vitit 2020 të fitojë liberalizimin e vizave, pasi Gjermania ishte udhëheqëse e BE-së.

Por, Shasha thotë se pandemia ka ndikuar që prioritetet e vendeve të BE-së të rikthehen nga rimëkëmbja ekonomike dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

Megjithatë ai thotë se Gjermania kishte tentuar që Kosova të marrë liberalizmin e vizave, por kanë qenë disa shtete anëtare që kanë kundërshtuar, pasi ato vlerësojnë se Kosova ende s’i ka përmbushur kushtet.

“Gjermania ka tentuar në kuadër të grupeve punuese të Këshillit të BE-së të shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave, por kjo tentativë s’ka pasur sukses për shkak që disa vende kanë thënë haptazi që Kosova s’ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave, me theks të veçantë në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë”, shprehet ai.

Ndryshe sa i përket vitit 2020 në aspektin e agjendës evropiane, Shasha vlerëson se ka qenë një vit i humbur.

Përveç mosliberalizmit të vizave, ai shprehet se Kosova ka dështuar në plotësimin e përmbushjes së reformave nga MSA dhe agjendës evropiane.

“S’patëm asnjë progres në agjendën integruese, qoftë sa i përket liberalizmit të vizave apo përmbushjes së reformave nga MSA dhe agjendës së evropiane, me qëllim të avancimit drejt marrjes së statusit të vendit kandidat. S’kishte progres sa i përket konsolidimit të shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar, ku spati asnjë njohje zyrtare”, tha ai.

Marrëveshja në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte më e përfolura gjatë vitit 2020 në arenën ndërkombëtare. Por, Shasha thotë se kjo marrëveshje kishte një epilog të dështuar për Kosovën. Ai thotë se në këtë takim janë barazuar kërkesat legjitime të Kosovës me ato jo legjitime të Serbisë.

“Marrëveshja e Washingtonit, kishte një epilog të dështuar për shkak të një zanafille të gabuar. Në u nisëm për një marrëveshje për njohje nga Serbia dhe u kthyem me një marrëveshje ku e njohëm minimi schengenin dhe të drejtën e Serbisë për resurset e Kosovës. Në takimin e Washingtonin, janë barazuar kërkesat legjitime të Kosovës me kërkesat jo legjitime të Serbisë”, është shprehur Shasha.

Lajmet

Nis rikonstruktimi i rrugës Arllat–Malishevë, investim rreth 1.85 milionë euro

Published

on

Kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, segment që lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës.

Ky projekt kap vlerën prej rreth 1.85 milionë euro dhe synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të përmirësojë kushtet për qarkullimin e mallrave dhe zhvillimin ekonomik.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se projekti do të sjellë përfitime si për qytetarët ashtu edhe për bizneset, duke përfshirë rehabilitimin e një segmenti prej rreth 11.8 kilometrash që lidh disa fshatra të zonës.

Ai theksoi se projekti parasheh edhe ndërtimin e trotuareve në zonat e banuara, vendndalesa për autobusë, si dhe vendosjen e sinjalizimit rrugor sipas standardeve evropiane.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, tha se ky është investimi i dytë më i madh rrugor në Malishevë brenda dy muajve, duke theksuar se në total investimet në këtë komunë kanë kaluar mbi 4.2 milionë euro.

Sipas autoriteteve, afati për përfundimin e punimeve është 150 ditë pune.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte në Burim të Malishevës

Published

on

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte në Burim të Malishevës, Ramadan Morina, pas kërkesës së avokatit të tij, Arianit Koci.

Prokurori i rastit, Armend Zenelaj, ka kundërshtuar shtyrjen, duke theksuar se Gjykata e kishte obliguar PSRK-në të pajiset me deklaratën e dëshmitares anonime D1.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Morina dyshohet se gjatë viteve 1998–1999, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, arrestime dhe keqtrajtime fizike në fshatin Burim të Malishevës.

Në aktakuzë thuhet se 35 burra civilë shqiptarë janë ndarë nga gratë dhe fëmijët, janë rreshtuar me forcë, ndërsa më pas një pjesëtar i forcave serbe ka shtënë me armë, duke vrarë 34 civilë.

I akuzuari është arrestuar në gusht të vitit të kaluar në Prishtinë për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Gjatë seancës, avokati Arianit Koci ka ngritur shqetësim edhe për një gabim në dokumentacion, ku ai dhe i pandehuri janë cilësuar si serb, çështje që ka nxitur debat në sallën e gjyqit. Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, e ka cilësuar këtë si gabim teknik.

Trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e seancës, ndërsa seancat e radhës janë caktuar për muajt shtator dhe tetor.

Burimi: KOHA

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Yll Limani falënderon fansat pas dy netëve koncert në Tiranë

Published

on

Pas dy netëve të mbushura me emocione, muzikë dhe mijëra fansa, këngëtari Yll Limani ka reaguar me një mesazh falënderues në rrjetet sociale për publikun që e ka mbështetur në koncertet e mbajtura në Tiranë.

Artisti ka ndarë emocionet e përjetuara gjatë këtyre dy mbrëmjeve, duke i cilësuar si momente të paharrueshme.

“Hala jam tu i jetu emocionet e dy netëve n’Tirane. Shqipni, faleminderit për dashninë që ma dhatë. Janë dy net që s’kom me i harru kurrë. Faleminderit secilit që keni ardhë e keni knu bashkë me mu”, ka shkruar ai.

Limani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga fansat, duke theksuar se dashuria dhe energjia e tyre janë motivi kryesor i karrierës së tij artistike.

“30.000 herë faleminderit. Për kohën, energjinë, besimin dhe dashninë që ma jepni vazhdimisht”, ka shtuar ai.

Në fund të mesazhit, këngëtari ka theksuar se shpesh emocionet e momentit nuk e lejojnë të kuptojë menjëherë shkallën e mbështetjes që merr nga publiku, duke përfunduar me një mesazh për fansat: “Deri herën tjetër! Ju du shuuuuume.”

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dënuari me 10 muaj burg për narkotikë në Prizren

Published

on

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar nga autoritetet, i cili ishte i dënuar me 10 muaj burg efektiv për veprën penale “Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas policisë, më 16 qershor 2026, njësiti për realizimin e urdhëresave i Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore, ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin Xh.K., mashkull nga Prizreni.

I njëjti ishte në kërkim me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Pas arrestimit, fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në burg.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në arrestimin e personave të kërkuar, si dhe në parandalimin e veprave penale që cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara