Lajmet

Shpërthim në një pikë karburanti në afërsi të Brrylit në Tiranë, tre të lënduar

Published

on

Mëngjesin e të mërkurës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Brrylit në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti që ndodhet në afërsi të urës së Brrylit, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.

Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar tre punonjës të karburantit, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapet me mbi 2 kilogramë marihuanë në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vërmicë i është gjetur mbi 2 kilogramë marihuanë.

Rasti ka ndodhur më 8 shtator, gjatë realizimit të planit taktik “Transporti”, ku njësitë policore të Stacionit Policor Kufitar në Vërmicë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, kanë ndaluar për kontroll një autobus që po hynte në Kosovë nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazheve të pasagjerëve, në çantën e krahut të të dyshuarit është gjetur një qese me rreth 2.162 kilogramë marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë administruar provat materiale.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Emri “sanduiç” vjen nga një aristokrat anglez i shekullit të 18-të, i njohur si Earl of Sandwich.

 

2.Rreth 92 për qind e parave që ekzistojnë në botë janë në formë digjitale dhe jo si para fizike.

 

3.Franca është vendi më i vizituar në botë, me rreth 90 milionë turistë në vit.

 

4.Rusia është shteti me sipërfaqen më të madhe pyjore në botë, me qindra miliona hektarë pyje.

 

5.Ulërima e një tigri mund të dëgjohet deri në rreth 3 kilometra largësi.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen dy jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike, i dyshuari në kërkim

Published

on

Pas hetimeve lidhur me një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, Policia e Kosovës ka kontrolluar vendbanimin e një të dyshuari mashkull kosovar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy jelekë antiplumb, një DVR, një USB, nëntë telefona, një laptop, një tabletë dhe pasaportën e të dyshuarit.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë shtetas të huaj dyshohen për falsifikim dokumentesh në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rasti është raportuar më 8 shtator, rreth orës 17:45, kur gjashtë shtetas të huaj, gjatë arritjes, kanë prezantuar dokumente të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, pasaportat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa të gjashtë personat janë dërguar në Qendrën e Azilit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara