Published
3 years agoon
By
Betim GashiSë paku tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi afër stacionit të trenit në qytetin gjerman të Mynihut, njoftoi policia gjermane të mërkurën.
Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve afër stacionit Donnersbergerbruecke. Autoritetet gjermane janë në vendin e ngjarjes.
Policia ende nuk ka konfirmuar se cili mund të jetë shkaktari i shpërthimit./UBTNews
Lajmet
Malishevë, arrestohen tetë persona të mitur të përfshirë në një rrahje
Published
2 mins agoon
November 15, 2024By
UBTnewsPolicia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Malishevë, janë arrestuar tetë persona të mitur të cilët ishin përfshirë në një rrahje mes vete.
Sipas policisë në këtë rast dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri.
“Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë me dije se të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Lajmet
Trump emëron Robert F. Kennedy Jr. në krye të Departamentit të Shëndetësisë
Published
6 mins agoon
November 15, 2024By
UBTnewsPresidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të emërojë zotin Robert F. Kennedy Jr. në krye të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), agjenci që ka një shtrirje të gjerë, që nga mbikëqyrja e ilaçeve, vaksinave dhe sigurisë ushqimore, e deri tek kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe programet e kujdesit shëndetësor.
“Për një kohë të gjatë, amerikanët janë dëmtuar nga industria ushqimore dhe e prodhimit të ilaçeve, të cilat janë përfshirë në manipulime, keqinformime dhe dezinformime, kur bëhet fjalë për shëndetin publik”, tha zoti Trump në një postim në rrjetin TruthSocial ndërsa njoftoi emërimin e zotit Kennedy. Ai tha se: “Kennedy do ta bëjë Amerikën përsëri të madhërishme dhe të shëndetshme!”
Zoti Kennedy, një ish demokrat që kandidoi si i pavarur në garën presidenciale të këtij viti, i dha fund fushatës së tij duke shprehur mbështetjen për republikanin Donald Trump me premtimin për të patur një rol në politikën shëndetësore të administratës së ardhshme republikane.
Që nga ajo kohë, ai dhe zoti Trump i kanë shtuar lidhjet, ndërsa zoti Kennedy u përshëndet me duartrokitje të forta gjatë tubimeve të republikanit Trump.
Një skeptik i kahershëm ndaj vaksinave, zoti Kennedy është një avokat që për dekada me radhë ka krijuar një bazë të gjerë mbështetësish që e admirojnë punën e tij për mjedisin, duke ngritur padi kundër kompanive të mëdha farmaceutike dhe të prodhimit të plehrave kimike që përdoren në bujqësi. Ai ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta lidhur me përbërësit në artikujt ushqimor.
Ndërsa u përfshi në fushatën e republikanit Donald Trump, zoti Kennedy u përpoq të fitonte mbështetjen e nënave të reja, me mesazhin për ushqime më të shëndetshme në Shtetet e Bashkuara. Ai premtoi se do të ndiqte shembullin e rregullave evropiane për ushqimet. Ai nxori sloganin “Ta Bëjmë Amerikën të Shëndetshme Përsëri”.
Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump eliminoi shumë rregulla për industritë e mëdha, përfshirë atë të ushqimit, çka mund të bjerë ndesh me synimet e zotit Kennedy për të bërë shtrëngime kur flitet për përbërësit ushqimor. Gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump bëri thirrje për më pak inspektime në industrinë e mishit.
Qëndrimi i zotit Kennedy ndaj vaksinave e ka bërë atë një figurë të debatueshme mes demokratëve dhe disa republikanëve, çka ngre pikëpyetje në lidhje me mundësinë e marrjes së konfirmimit në Senatin e kontrolluar nga republikanët.
Zoti Kennedy ka thënë se do të rekomandojë heqjen e fluorit nga uji i pijshëm. Shtimi i fluorit, sipas ekspertëve, shërben për të mbrojtur dhëmbët.
Bota
Sulmet godasin Bejrutin pas urdhrit izraelit për evakuim
Published
7 mins agoon
November 15, 2024By
UBT NEWSSulmet ajrore izraelite kanë goditur periferi të Bejrutit më 15 nëntor, pas një urdhri nga ushtria izraelite që kërkonte evakuimin e banorëve. Mësohet se një dron izraelit ka lëshuar dy raketa në zonën e Gobeirit, një lagje e periferisë jugore të kryeqytetit libanez, ndërsa forcat ajrore izraelite kanë kryer një sulm të rëndë ajror që ka shkatërruar një ndërtesë pranë zyrave komunale.
Urdhri për evakuim u shpall në një postim në platformën X nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, i cili paralajmëroi banorët e Gobeirit dhe zonave përreth se ata mund të bëhen objekt i sulmeve të menjëhershme. Në mesazhin e tij, Adraee u bëri thirrje banorëve që të largoheshin nga ndërtesat dhe zonat që lidhen me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon jugun e Libanit. Ai gjithashtu publikoi harta të zonave të shënjestruara, përfshirë afër shkollës së mesme Bustan.
Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar një eksod masiv të civilëve nga Gobeiri dhe nga bastioni i Hezbollahut në jug të Bejrutit, megjithatë disa banorë janë kthyer për të kontrolluar shtëpitë e tyre. Përveç Bejrutit, NNA (Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit) raportoi se sulme të tjera janë kryer në qytetin jugor të Nabatiehut, një tjetër bastion i Hezbollahut.
Në një njoftim tjetër, ushtria izraelite ka pohuar se gjatë ditës së enjten ka shënjestruar disa “qendra komanduese” të forcave speciale Radvan të Hezbollahut, si dhe raketahedhës të përdorur për sulme kundër Izraelit. Po ashtu, forcat ajrore izraelite kanë sulmuar më shumë se 120 cakë në Liban, përfshirë depo armësh dhe qendra komanduese.
Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut ka eskaluar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit të kaluar, dhe është intensifikuar që nga shtatori i këtij viti, kur Izraeli ka nisur fushatën ajrore dhe ofensivën tokësore kundër grupit militant libanez. Edhe pse Hezbollah konsiderohet një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, krahun politik të tij, që ka ulëse në Parlamentin libanez, Bashkimi Evropian nuk e ka shpallur si të tillë.
Sipas autoriteteve libaneze, deri tani më shumë se 3,380 persona janë vrarë në këtë përplasje, ndërsa humbjet ekonomike për Libanin janë vlerësuar në më shumë se 5 miliardë dollarë, me dëme materiale që konsiderohen të arrijnë në miliarda dollarë./REL/
Lajmet
Sulmet godasin Bejrutin pas urdhrit izraelit për evakuim
Published
9 mins agoon
November 15, 2024By
UBTnewsSulmet ajrore kanë goditur periferitë jugore të kryeqytetit libanez më 15 nëntor, pasi ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve që të evakuohen.
Agjencia kombëtare e lajmeve në Liban (NNA) tha se një dron izraelit lëshoi dy raketa në Gobeir, në periferi të Bejrutit dhe më pas forcat ajrore kryen një sulm “shumë të rëndë” ajror që rrafshoi një ndërtesë afër zyrave komunale.
Urdhri për evakuim u publikua në X nga zëdhënësi i ushtrisë Izraelite, Avichay Adreee, i cili u tha banorëve që të largohen dhe i paralajmërojë se do të kishte sulme të menjëhershme.
“Të gjithë banorët në periferitë jugore, veçmas në zonën e Gobeirit, ju gjendeni afër ndërtesave dhe interesave që lidhen me Hezbollahun”, shkroi Adraee, duke iu referuar grupit militant libanez dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
“Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, ju duhet të evakuohen nga këto ndërtesa dhe ndërtesat aty pranë”, shtoi ai.
Në postimin e Adraee kishte edhe harta të ndërtesave në zonën afër shkollës së mesme Bustan.
Sulmet e vazhdueshme ajrore izraelite në jug të Bejrutit kanë nxitur një eksod masiv të civilëve nga bastioni i Hezbollahut, edhe pse disa prej tyre kthehen gjatë ditës për të kontrolluar shtëpitë e tyre.
NNA-ja po ashtu raportoi se para agimit ka pasur sulme në qytetin jugor të Nabatiehut.
Ushtria izraelite tha se të enjten ka shënjestruar “qendrat komanduese” të Forcave elite Radvan të Hezbollahut dhe raketahedhësit që janë përdorur për të kryer sulme kundër Izraelit.
Ushtria tha se në ditën paraprake, forcat ajrore sulmuan mbi 120 caqe në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve, qendra komanduese dhe një numër të madh të raketahedhësve.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në tetor të vitit të kaluar.
Por, që nga shtatori i këtij viti Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij ajrore në Liban dhe më pas ka nisur edhe një ofensivë tokësore në Liban kundër Hezbollahut.
Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Autoritetet libaneze thanë se më shumë se 3.380 persona janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi këmbimi i zjarrit mes Hezbollahut dhe Izraelit.
Konflikti i ka shkaktuar Libanit më shumë se 5 miliardë dollarë humbje ekonomike, teksa dëmet materiale konsiderohet se arrijnë në miliarda dollarë, tha Banka Botërore të enjten./REL/
Malishevë, arrestohen tetë persona të mitur të përfshirë në një rrahje
Trump emëron Robert F. Kennedy Jr. në krye të Departamentit të Shëndetësisë
Sulmet godasin Bejrutin pas urdhrit izraelit për evakuim
Kur duhet pastruar dhëmbët, para apo pas ngrënies së mëngjesit?
Sulmet godasin Bejrutin pas urdhrit izraelit për evakuim
Përkeqësohet situata në Delhi nga smogu, mbyllen të gjitha shkollat fillore
Çitaku thotë se me PDK-në në pushtet do të ndryshonte marrëveshja e Brukselit
Lojtari i Lazios sëmuret me malarje në kombëtare, izolohet në spital
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama: Shijoni Alpet edhe gjatë dimrit
Të kërkuara
-
Bota2 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman