Sport

Shpati Zekaj eliminohet në luftën e parë në Botërorin e xhudos

Published

on

Shpati Zekaj e ka përfunduar garimin në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudisti kosovar garoi të premten në kategorinë deri në 100 kilogramë, por u ndal që në luftën e parë nga moldavi Vadim Ghimbovschi.

Ghimbovschi e siguroi fitoren me një uazari të realizuar herët në luftë.

Zekaj ishte xhudisti i fundit nga Kosova që garoi në këtë kampionat botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Messi dhe Ronaldo bashkë në një skuadër? Tevez synon t’i bashkojë në ndeshjen e lamtumirës

Published

on

By

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë si bashkëlojtarë për një natë, në një ndeshje të veçantë që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës së futbollit.

Ish-futbollisti argjentinas Carlos Tevez po planifikon organizimin e ndeshjes së lamtumirës në stadiumin “La Bombonera”, në Buenos Aires, më 20 dhjetor 2026.

Sipas mediumit spanjoll “Marca”, duke iu referuar “Infobae”, synimi i Tevezit është që Messi dhe Ronaldo të jenë pjesë e së njëjtës skuadër në këtë përballje.

Pjesëmarrja e dy yjeve të futbollit botëror ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por Tevez ka bërë të ditur se po punon për ta realizuar këtë ide.

Në mesin e emrave që dëshiron t’i ftojë janë edhe Gianluigi Buffon, Edwin van der Sar, Rio Ferdinand, Nemanja Vidić, Andrea Pirlo dhe Paul Scholes.

“Do ta gjej vetë Cristianon”, ka deklaruar Tevez, duke folur për mundësinë e pjesëmarrjes së portugezit.

Tevez ka luajtur përkrah Messit te Përfaqësuesja e Argjentinës, ndërsa me Ronaldon ka qenë bashkëlojtar te Manchester Unitedi.

Nëse projekti realizohet, tifozët mund të shohin për herë të parë Messin dhe Ronaldon me të njëjtën fanellë, në një ngjarje që premton të jetë ndër më të veçantat e futbollit.

D.L

Continue Reading

Sport

Toni Kroos synon karrierën si trajner, regjistrohet për licencën UEFA A

Published

on

By

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Përfaqësueses së Gjermanisë, Toni Kroos, po përgatitet për një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë si trajner.

Sipas gazetës spanjolle AS, Kroos ka informuar Federatën Spanjolle të Futbollit për synimin e tij për t’u regjistruar në një program të specializuar për trajnerë, në sezonin 2027/28.

Edhe pse përvoja e gjatë si futbollist i mundëson të drejtojë ekipe në nivele të caktuara të futbollit spanjoll, gjermani synon të pajiset me licencën UEFA A, për të avancuar drejt drejtimit të klubeve në nivelet më të larta.

Aktualisht, Kroos është i përfshirë në punën me talentët e rinj në akademinë e tij të futbollit në Madrid. Megjithatë, ambiciet e tij duket se shkojnë përtej zhvillimit të lojtarëve të rinj, duke synuar futbollin profesionist.

Ndërkohë, Real Madridi kishte shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së tij në strukturat e klubit, por palët nuk arritën të gjenin rolin e duhur.

Kroos u tërhoq nga futbolli në vitin 2024, duke lënë pas një karrierë të jashtëzakonshme. Ai fitoi gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, duke u konsideruar si njëri prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës së tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Erblin Osmani ftohet për stërvitje me ekipin e parë të Bayern Munichut

Published

on

By

Futbolli kosovar merr një lajm të mirë nga Gjermania. Talenti 17-vjeçar, Erblin Osmani, është ftuar nga trajneri Vincent Kompany për t’u stërvitur me ekipin e parë të Bayern Munichut.

Osmani, i cili tashmë ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës, po vazhdon të bëjë hapa të rëndësishëm në karrierën e tij.

Talenti kosovar mund të jetë pjesë e listës së Bayern Munichut për ndeshjen e radhës në Bundesligë ndaj Augsburgut.

Ftesa për stërvitje me ekipin e parë përbën një tjetër moment të rëndësishëm për 17-vjeçarin kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Pas 19 ditësh, rikthehet Superliga e Kosovës

Published

on

By

Pas 19 ditësh pauzë, këtë të premte rikthehet aksioni në Superligën e Kosovës në futboll me ndeshjet e xhiros së tetë.

Kjo ishte pauza më e gjatë në kampionatin kosovar gjatë dekadës së fundit dhe erdhi si pasojë e grumbullimit të përfaqësueses së Kosovës për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Xhiroja e tetë hapet me dy ndeshje. Në Podujevë, Llapi nga ora 14:00 pret Ballkanin, ndërsa në Gjilan, nga ora 18:00, Drita përballet me Malishevën.

Llapi vjen pas një forme të dobët, me vetëm një fitore në shtatë ndeshje. Skuadra e Tahir Batatinës pësoi humbje 4:0 nga Drenica në ndeshjen e fundit para pauzës.

“Besoj se na ka shërbyer për të mirë kjo pauzë, sepse janë kthyer nga lëndimet lojtarët dhe jemi të kompletuar si skuadër. Kishim pesë lojtarë të lënduar në fillim të kampionatit. Jemi gati”, ka thënë Batatina.

Edhe Ballkani nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit. Therandasit kanë humbur nga Malisheva dhe Gjilani, ndërsa kanë barazuar pa gola me Dukagjinin.

Ndërkohë, Malisheva renditet e dyta me 16 pikë, dy më pak se liderja Prishtina, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Megjithatë, skuadra ka mbetur pa trajner pas largimit të Thomas Brdariq, i cili u prezantua te një klub i kategorisë së dytë në Arabinë Saudite.

Në përballjen ndaj Dritës, Malisheva do të drejtohet nga ndihmësi i Brdariqit, Kastriot Rexha. Drita, kampionia në fuqi, në ndeshjen e fundit mposhti Dukagjinin.

Të shtunën zhvillohen dy ndeshje të tjera: Vushtrria – Gjilani nga ora 14:00 dhe Drenica – Feronikeli 74 nga ora 18:00.

Xhiroja mbyllet të dielën me duelin Prishtina – Dukagjini, që nis në ora 18:00.

Xhiroja e tetë:

E premte
Llapi – Ballkani (14:00)
Drita – Malisheva (18:00)

E shtunë
Vushtrria – Gjilani (14:00)
Drenica – Feronikeli 74 (18:00)

E diel
Prishtina – Dukagjini (18:00)

D.L

Continue Reading

Të kërkuara