Sport

​Shpalosen detaje nga vdekja e futbollistit grek 31 vjeçar

Published

on

Futbolli grek u trondit mbrëmjen e 9 tetorit pas vdekjes së papritur të mbrojtësit të kombëtares, George Baldock, i cili u gjet i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij. Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së futbollistit, ndërsa mësohet se prej disa orësh familjarët kishin humbur kontaktin me të.

Gruaja 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.

Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari. Në trupin e tij raportohet se nuk ka shenja dhune.

Lajmet

​Silvinjo publikon listën e Shqipërisë për përballjen me Serbinë

Published

on

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.

Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, ka bindur trajnerin Silvinjo për ta ftuar në Kombëtare.

Lista e plotë e publikuar:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndeshja miqësore Shqipëri- Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

Published

on

FIFA ka prezantuar topin zyrtar të Kampionatit Botëror 2026, i cili do të quhet TRIONDA.

Emri i tij, që në spanjisht do të thotë “tre valë”, simbolizon tri vendet organizatore: Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.

Dizajni i topit është i gjallë me ngjyrat kuqe, jeshile e blu, duke nderuar vendet nikoqire. Ai përmban gjithashtu simbole kombëtare, gjethe panje për Kanadanë, shqiponjën për Meksikën dhe yllin për SHBA, si dhe elementë të artë që kujtojnë trofeun e Kupës së Botës.

TRIONDA ka një strukturë inovative me katër panele, që ofrojnë stabilitet optimal gjatë fluturimit, si dhe teknologjinë e avancuar të topit të lidhur me një çip sensor 500Hz, i cili ndihmon gjyqtarët në vendime të rëndësishme, përfshirë rastet e pozitës jashtë loje.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshkroi topin si të bukur dhe simbol të unitetit e pasionit të vendeve nikoqire, duke shtuar se mezi pret ta shohë në fushë.

Botërori 2026 do të mbahet për herë të parë në tre shtete, me shortin final që do të zhvillohet më 5 dhjetor 2025 në Uashington./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shpaloset lista e Shqipërisë për ballafaqim me Serbinë

Published

on

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar për ditën e sotme.

Gjithashtu sot në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa, miqësorja Shqipëri-Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Shaqiri shkëlqen në fitoren e Baselit ndaj Stuttgartit

Published

on

FC Basel ka marrë fitoren e parë këtë sezon në fazën e grupeve të Europa League, duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-0.

Albian Ajeti zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë pas një gabimi në mbrojtjen gjermane. Stuttgart pati mundësinë të barazonte me penallti në minutën e 35-të, por Marwin Hitz priti goditjen e Ermedin Demirović.

Në pjesën e dytë, Xherdan Shaqiri vulosi fitoren e zviceranëve me një gol nga afërsia, duke i dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të Baselit në Evropë.

Stuttgart humbi pas tri fitoreve radhazi dhe në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Stamboll për t’u përballur me Fenerbahçen./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara