Lajmet

Shpallet ankandi i parë për parkun me energji solare, Kurti e quan ShBA-në aleat të fuqishëm

Kryeministri Kurti tha se më këtë projekt do të këtë çmime më të përballueshme për qytetarë.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë pritur në takim administratoren e USAID-it, Samantha Power, ku pas takimit të tre udhëheqësit kanë mbajtur një konferencë për medie. Me këtë rast është shpallur edhe ankandin për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.

Kryeministri Kurti tha se më këtë projekt do të këtë çmime më të përballueshme për qytetarë dhe se do të mbrohet edhe ambienti, e këtë e quajti lajm të rëndësishëm.

Kurti falënderoi ShBA-në për ndihmën në këtë fushë derisa tha se është një aleat i fuqishëm “që janë dëshmuar edhe sa i përket zhvillimit tonë të gjithëmbarshëm edhe sa i përket ndërtimit të demokracisë sonë”.

“Dua të fillojë më një falënderim ndaj USAID-it për mbështetjen në energjinë e ripërtritshme. Pas agresionit ndaj Ukrainës si dhe krizës energjetike tani është e pa diskutueshëm se siguria energjetike është siguri kombëtare. Vizioni ynë është i qartë të garantojmë pavarësi energjetike, të garantojmë përballueshmeri financiare që të kemi zhvillim të hovshëm ekonomik. Ankandi i parë i Kosovës përmbush secilin hap të vizionit tonë, përtej tij ky ankand përmbush edhe synimet e Qeverisë sonë. Ftoj kompanitë vendore e ndërkombëtare që të na bashkëngjiten në këtë projekt”, tha ai.

Administratorja e USAID-it, Samantha Power, tha se është optimist për rrugën që është duke e bërë Kosova, kjo sipas saj, falë qytetarëve të saj.

“Kemi mundësin që të lansojmë diçka që është aq e fuqishme dhe një emblemë për drejtimin që ekonomia e Kosovë dhe udhëheqësit e saj e kanë. Vizita ime deri më tani është optimiste për atë se ka po shkon Kosova. Nuk kam qenë për 25 vjet dhe po e shohë se sa ka arritur ky vend fal qytetarëve. Dje kisha mundësinë që të provojë ajvarin që e prodhojnë ferment. Një gjë është shumë e qartë Kosova e ka një të ardhme të ndritur dhe tani do të kemi një energji të se ardhmes, nuk do të kemi ndërprerje të energjisë nuk do të këtë këso diskutime më. Po ashtu çështja e çmimit. Kemi zgjedhur Kramovikun si vend sepse do të përfitojnë 20 mijë shtëpi. Qytetarëve do të i’u mundësoj që të jetë më lirë dhe më pastër. Se bashku do të punojmë që ta rrisim zhvillimin ekonomik, për demokraci”, tha ai.

Ministrja Artane Rizvanolli, tha se ky është një projekt prej 75 milionë eurove. Ajo garantoi se janë plotësuar të gjitha kushtet për kompanitë që duan të investojë.

“Ankandi ka rëndësi përtej investimit prej 75 milionë eurove, ajo shënon pikënisjen e një periudhe të re. Ndërtimi i kapaciteteve të energjisë së ripërtritshme përmes një procesi transparent. Kemi plotësuar të gjitha kushtet që kompanitë dëshirojnë që të investojnë në Kosovë. Ky rezultat vjen me një bashkëpunim më USAID, kemi shumë punë përpara për ta përmbushur vizionin tonë. Me këto bashkëpunime këto punë nuk i shohim si vështirësi”, tha ajo.

Lajmet

UBT në TOP 100 institucionet më të mira në botë në fushën e arkitekturës

Published

on

By

UBT është renditur në TOP 100 institucionet më të mira në botë në INSPIRELI World Architecture University Ranking, duke u pozicionuar në vendin e 33-të nga 1,444 institucione ndërkombëtare. Ky vlerësim prestigjioz dëshmon përkushtimin, kreativitetin dhe cilësinë akademike të studentëve dhe stafit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët përmes projekteve inovative kanë arritur rezultate të shkëlqyera në nivel global.

Ky vlerësim i rëndësishëm është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe kreativitetit të studentëve, të cilët përmes projekteve inovative arkitektonike dhe planifikuese kanë dëshmuar ide të avancuara, qasje bashkëkohore dhe zgjidhje kreative për sfidat e mjedisit të ndërtuar.

Projektet e realizuara nga studentët e UBT-së janë vlerësuar për originalitetin, funksionalitetin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin hapësinor, duke e pozicionuar universitetin në mesin e institucioneve më të suksesshme në këtë fushë.

Një rol kyç në këtë sukses ka pasur edhe stafi akademik dhe profesional, i cili ka mbështetur vazhdimisht studentët gjatë këtij rrugëtimi, duke i udhëzuar në zhvillimin e projekteve, në aplikimin e standardeve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e një qasjeje kritike e inovative ndaj arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Renditja në INSPIRELI World Architecture University Ranking dëshmon se UBT po ndërton një mjedis akademik që nxit ekselencën, kreativitetin dhe angazhimin praktik, duke përgatitur arkitektë dhe planifikues të rinj të aftë për të konkurruar dhe kontribuar në nivel global.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Kushtetuese vendos për ankesën e Listës Serbe

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 28 janar 2026, ka vendosur në rastin KO325/25, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, të parashtruar nga Igor Simić dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Gjykata, ka vendosur: (i) të deklarojë, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që Vendimi [Nr.09-V-071] i Kuvendit të Republikës së Kosovës i 10 tetorit 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër që, bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues; si dhe (iv) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masë të përkohshme.

Në aplikimin e parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret, Gjykata, siç ka sqaruar në Aktgjykim, arriti në përfundimin se shumica e deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, duke propozuar 9 (nëntë) kandidatë. Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë.”

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person, dyshohet se shtiu me kallashnikov në qendër të Podujevës

Published

on

By

Pasditen e sotme një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, moment kur njësitë policore kanë pranuar informatën dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Continue Reading

Lajmet

VV dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i VV-së, Çlirim Gërbeshi. Sipas VV-së, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.

VV-ja pretendon se i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

“Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje!, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas vlerësimit tonë, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Po ashtu, i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

Institucionet publike janë të obliguara të veprojnë me transparencë, ligjshmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa çdo devijim nga këto parime duhet të hetohet dhe të marrë përgjigje ligjore. Prishtina meriton qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta në kurriz të interesit publik”, ka shkruar Gërbeshi.

Continue Reading

Të kërkuara