Sport

​Shorti i kupës, flasin përfaqësuesit e klubeve

Published

on

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Në këtë fazë kanë arritur të kualifikohen tetë skuadra, të cilat do të garojnë për katër vende në gjysmëfinale.

Skuadrat që janë kualifikuar për çerekfinale janë: Drita, Prishtina, Vëllaznimi, Drenica, Malisheva, Llapi, Prishtina e Re dhe Ferizaj.

Nga shorti i hedhur kanë rezultuar çiftet e mëposhtme:

Drenica-Ferizaj

Malisheva-Llapi

Prishtina e Re-Drita

Vëllaznimi-Prishtina

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, pas shortit theksoi se Drita duhet të jetë shumë e kujdesshme përball Prishtinës së Re sepse kjo skuadër mund të shkaktojë befasi.

“Në momentin që jemi në këtë pikë të garës të gjitha ekipet të cilat janë kualifikuar dhe të cilat kanë qenë në short janë potencialisht ekipe të niveleve të njëjta kështu që normalisht që shorti deshi që të jemi përballë Prishtinës së Re, një ekip që ka treguar jashëtzakonisht cilësi edhe në këtë pikë të garës mendoj që duhet të jemi shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm sepse çdo kundërshtar mund të shkaktoj befasi”, tha Zymberi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Prishtinës Kushtrim Sopa, skuadra e të cilit do të ballafaqohet me Vëllaznimin, deklaroi se përballja me Vëllaznimin nuk është aspak e lehtë, por që Prishtina synon ta eliminojë skuadrën gjakovare

“Prishtina sikur në çdo raund të kupës edhe në këtë raund secilin prej kundërshtarëve e respekton maksimalisht e në veçanti kuptohet Vëllaznimi është njëri prej klubeve më me traditë në futbollin e Kosovës dhe njëra prej klubeve më të trofeshme në futbollin kosovar para dhe pas luftës, kështu që me respektin maksimal ndaj tyre po do të ballafaqohemi sigurisht që Prishtina i ka objektivat e veta dhe pretendojmë të kalojmë tutje”, theksoi Sopa.

Vlerësim të lartë për Prishtinë pati pikërisht rivali i tyre, drejtori sportiv i Vëllaznimit, Edi Luzha. Ai theksoi se në këtë ballafaqim Prishtina është skuadër favorite, por që Vëllaznimi do të jap maksimumin për t’i befasuar ata.

“Pikësëpari është një lajm i mirë që pas një kohe Prishtina dhe Vëllaznimi do të ndeshen mes vete kur dihet historia e dy klubeve dhe besoj që ka do të jetë një shfaqje shumë e mirë mbi të gjitha. Ndërsa, sa i përket se kush është favorit, ajo vetëm dihet sepse Prishtina ka ekip shumë të mirë, shumë kualitative, ne jemi të fokusuar në ligë, por kjo nuk na ndalon që të luftojmë për ngjyrat e klubit gjë të cilën do ta bëjmë edhe me Prishtinën përpjekjen maksimale ndërsa në fund të fitojë më i miri”, theksoi Luzha.

Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen në mesjavën e 26 shkurtit.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara