Lajmet

Shormaz: Shefi i terroristëve të Banjskës është Vuçiq

Published

on

Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, ka thënë se Kosova s’ka rrezik për veprime ushtarake nga Serbia. Ai në konferencën e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq funksionon më shumë si biznesmen sesa si politikan. Duke folur për sulmin terrorist serb në Banjskë, ai pyet se si mund t’i arrestojë Vuçiq ata, kur shef i tyre është ai.

“Propaganda ia fiton zgjedhjet e vitit 2017. Ndërkohë Kosova dhe Republika Srpska u bënë tema aktuale përsëri dhe tema nëpër mediat e kontrolluara nga Vuçiq dhe Perëndimi edhe njëherë është armiku i Serbisë në botë dhe Putini është mbrojtës i saj. Afrimi i Serbisë në BE ngadalësohet por Perëndimi vazhdon të bashkëpunoj tani me Presidentin Vuciq, dhe vazhdon të investojë në ekonominë serbe dhe ekonomia blihet nga oligarkët që janë të afërt me Vuciqin dhe OJQ-të vazhdimisht përballen me presione të mëdha dhe në nëntor të vitit 2021 Vuciqi shkon për ta vizituar Putinin për të negociuar një çmim të ri për gazin natyror dhe pas kthimit në Serbi data është shumë interesante këtu, 21 nëntor pas kthimit të tij në Serbi flet vetëm për madhështinë e Rusisë dhe Putinit dhe si do të ketë ndryshime madhore së shpejti në botë që do ta bëjnë luftën e Serbisë për Kosovën më të lehtë”, ka thënë Dragan Shormaz në konferencën e organizuar nga Instituti “Octopus” në Prishtinë.

Shormaz pyet se si Vuçiq mund t’i arrestoj terroristët e Banjskës në fillim të fushatës zgjedhore.

“Si mund t’i arrestoj ai në mes të fushatës zgjedhore, por ajo që është edhe më e rëndë për ta, si mund t’i arrestoj kur ai është vetë shefi i tyre”, thotë Shormaz.

Ndërkaq potencon se Kosova s’ka rrezik për veprime ushtarake nga Serbia.

“Nuk ka rrezik për veprime ushtarak nga Serbia. E di këtë se kam qenë pjesë e Kuvendit të Serbisë për disa vjet. Vuçiq është në gjunj. Vuçiq është më shumë biznesmen sesa politikan”, tha ai.

Lajmet

“The Odyssey” vlerësohet si kryevepër, kritika e cilëson filmin më të mirë të vitit

Published

on

Filmi më i ri i regjisorit fitues të çmimit “Oscar”, Christopher Nolan, “The Odyssey”, ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika ndërkombëtare, vetëm pak para premierës së tij zyrtare.

I bazuar në poemën epike të Homerit, filmi është projekti i parë i Nolanit pas suksesit të “Oppenheimer”, i cili fitoi çmimin “Oscar” për filmin më të mirë në vitin 2023.

Kritikët nuk kanë kursyer lëvdatat. The Telegraph e ka cilësuar “filmin e vitit”, The Times e përshkroi si “një kryevepër në çdo aspekt”, ndërsa Metro shkroi se filmi “do ta ndryshojë kinemanë përgjithmonë”. Edhe The Standard e cilësoi atë si “një vepër kolosale kinematografike”.

Në rolet kryesore interpretojnë Matt Damon, Zendaya, Tom Holland, Robert Pattinson, Anne Hathaway, Charlize Theron dhe Lupita Nyong’o.

Filmi ndjek rrugëtimin e Odiseut (Matt Damon), mbretit të Itakës, në përpjekjen për t’u kthyer në shtëpi pas Luftës së Trojës dhe për t’u ribashkuar me bashkëshorten dhe djalin e tij. Gjatë udhëtimit ai përballet me krijesa mitologjike dhe sfida të shumta, ndërsa rivali Antinous synon të marrë fronin dhe zemrën e mbretëreshës.

Sipas kritikëve, “The Odyssey” sjell skena spektakolare dhe një vizion ambicioz që e vendos filmin mes produksioneve më të vlerësuara të viteve të fundit. Filmi pritet të dalë në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar të premten./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PrizrenFest rikthehet me edicionin e pestë, sjell artistë nga tetë shtete

Published

on

Qyteti i Prizrenit do të mirëpresë edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur – PrizrenFest, i cili do të mbahet nga 21 deri më 27 korrik 2026.

Me karakter ndërkombëtar, festivali do ta shndërrojë Prizrenin në një qendër të artit skenik, duke sjellë shfaqje teatrore, aktivitete artistike dhe programe kulturore në hapësira të ndryshme historike të qytetit.

Në programin e këtij viti do të marrin pjesë trupa teatrore dhe artistë nga Kosova, Spanja, Franca, Brazili, Turqia, Italia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

Përveç shfaqjeve teatrore, PrizrenFest do të ofrojë edhe punëtori për fëmijë, koncerte dhe aktivitete të tjera kulturore, duke krijuar një program të larmishëm për publikun.

Përmes këtij festivali, organizatorët synojnë të promovojnë artin skenik në hapësira të hapura, të forcojnë identitetin kulturor të Prizrenit dhe ta konsolidojnë qytetin si një destinacion të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të festivaleve artistike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa mbështet protestat kundër projektit luksoz të familjes Trump në Shqipëri

Published

on

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur mbështetjen e saj për protestat në Shqipëri kundër projektit luksoz të zhvillimit turistik në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Zvërnecit, të mbështetur nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Në episodin më të fundit të podcastit të saj Service95 Book Club, Dua Lipa e cilësoi si shqetësues vendimin e qeverisë shqiptare për të ndryshuar ligjin që mbronte zonat e ndjeshme mjedisore, pa konsultim publik.

“Ajo që më shqetëson është parimi që qeveria mund ta ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa asnjë lloj konsultimi publik”, u shpreh artistja.

Protestat, të cilat kanë zgjatur më shumë se gjashtë javë dhe janë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, kundërshtojnë projektin prej rreth 1,400 hektarësh në ishullin e Sazanit dhe investimin prej 4.7 miliardë dollarësh që parashikon ndërtimin e 10 mijë vilave në gadishullin e Zvërnecit.

Organizatat mjedisore kanë ngritur shqetësime se punimet kanë nisur para përfundimit të procedurave ligjore dhe pa një vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis.

Nga ana tjetër, Qeveria e Shqipërisë e konsideron projektin si një investim strategjik që synon të nxisë turizmin dhe të mbështesë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet me sukses në festivalin ndërkombëtar në Austri

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater Festival, që po mbahet në Graz të Austrisë.

Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, u mirëprit nga publiku, i cili e shpërbleu performancën me duartrokitje dhe vlerësime.

Pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm të Baletit Kombëtar të Kosovës në skenën artistike evropiane./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara