Lajmet

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve letër Kurtit, kërkon hapa konkretë drejt reformave në shëndetësi

Shoqata e të Drejtave të Njeriut konsideron se sistemi shëndetësor sot në Kosovë lëngon nga moszbatimi i ligjeve.

Published

on

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti në të cilën kërkohen të ndërmerren hapa konkretë për reformat në sistemin e shëndetësisë dhe sigurimet shëndetësore.

Në Ditën ndërkombëtare të mbulimit universal me shërbime shëndetësore, Shoqata e të drejtave të Pacientëve në Kosovë rikujton kryeministrin Kurti se qe nga takimi i fundit që ata kishin më 12 dhjetor 2019 e deri më tash, shumë pak është vepruar në drejtim të sigurimeve shëndetësore për qytetarët.

“Qeveria sot as nuk është duke e bërë ndonjë matje rreth nivelit të mbulimit të popullatës me shërbime dhe as të nivelit të mbrojtjes nga risku financiar. Sot nuk kemi të dhëna se sa janë nevojat e paplotësuara me kujdes shëndetësor dhe as se sa janë shpenzimet katastrofike të qytetarëve në marrjen e këtyre shërbimeve”, thotë Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës vërehet se për një periudhë pesëvjeçare, shërbimet në kujdesin parësor kanë rënë për mbi 20% ose rreth një milion vizita mjekësore më pak, ndërsa shërbimet stomatologjike kanë rënë për trefish apo mbi 60%. Kjo, sipas Shoqatës, tregon se rritja e buxhetit për shëndetësi nuk po ndikon në përkrahjen e qytetarëve në marrje të shërbimeve.

“Qytetarët ose po drejtohen kah sektori privat dhe barrën e shërbimeve po e marrin vet, ose po heqin dorë nga marrja e shërbimeve, po vazhdojnë jetën me një shëndet më të lig e mbase po lëngojnë e edhe vdesin në heshtje, pa i hetuar sistemi”, thuhet në letrën e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Për më tepër, Shoqata e të Drejtave të Njeriut konsideron se sistemi shëndetësor sot në Kosovë lëngon nga moszbatimi i ligjeve.

“Sado që Ligji për Shëndetësi e kërkon një Sistem të Integruar të Informimit Shëndetësor (SIISh), Kosova akoma vazhdon të mos e ketë një të tillë. Kjo edhe e pamundëson krijimin e një pasqyre të besueshme rreth gjendjes shëndetësore të popullatës në Kosovë. Për më keq, në këtë gjendje Kosova nuk mundet as të bëjë krahasime me vendet tjera. Sado që Ligji për Shëndetësi kërkon mbikëqyrje të institucioneve shëndetësore, ajo nuk ndodh, sepse institucionet publike hartojnë raporte që nuk janë sipas standardit të Llogarisë Kombëtare Shëndetësore. Si të tilla, janë të varfra, të pasakta dhe të pakrahasueshme me vendet tjera. Institucionet private nuk raportojnë dhe nuk ka të dhëna se çka ndodh në atë sektor. Sado që Ligji kërkon që të gjitha institucionet të jenë të licencuara, sektorin publik e kemi të pa licencuar. Këtu nuk po zbatohet as Ligji, e as rekomandimi i Avokatit të Popullit për t’i licencuar institucionet publike shëndetësore”, thotë Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë.

Sipas Shoqatës, reformat në sistemin e shëndetësisë po e pengojnë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, ku ende pa hyrë në fuqi ky ligj ka nisur ndryshimi i tij.

Shoqata del edhe me rekomandimet e saj në lidhje me reformimin në sektorin e shëndetësisë.

“Dita 1 për reformën do të jetë kur të fillojnë institucionet shëndetësore të fusin të dhëna në SIISH. Dita 2 për reformën do të jetë kur do të publikohet raporti vjetor i punës dhe shpenzimeve të sistemit shëndetësor sipas modelit të rekomanduar nga OBSH. Dita 3 do të jetë hartimi i Paketës përfituese dhe kostimi i saj. Pas definimit të paketës përfituese do të duhej të fillojë pilotimi i saj që normalisht do të duhej të zgjaste jo më pak se 3 e jo më shumë se 5 vjet. Brenda kësaj periudhe do të duhej të kryheshin edhe shumë punë të tjera si rregullimi i regjistrit civil, rregullimi i trungut familjar, riorganizimi i institucioneve shëndetësore, hartimi i listave të pacientëve – përzgjedhja e mjekut familjar, licencimi i institucioneve publike shëndetësore, themelimi i Këshillit të pacientëve. Çdo aktivitet i shpalosur në skenë me pompozitet se “Këto janë sigurimet”, na bënë të dyshojmë se qasja ndaj reformës është joadekuate. Ne e patëm vlerësuar shumë krijimin e Komisionit Ekzekutiv për shëndetësi, pasi që parakushtet që u përmenden më lartë për të filluar në sigurim shëndetësor të mirëfilltë, shkojnë shumë përtej Ministrisë së Shëndetësisë, prandaj duhet të ketë një gjithëpërfshirje në këtë drejtim. Është dekurajuese pse ai Komision nuk e ka vazhduar punën”, përfundon letra.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara