Kulturë

Shonka Dukureh gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Nashville

44-vjeçarja u gjet pa ndjenja nga një prej dy fëmijëve të saj në apartamentin e tyre.

Published

on

Këngëtarja dhe aktorja Shonka Dukureh, e cila luajti rolin e Big Mama Thornton në filmin “Elvis”, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Nashville, Tennessee.

44-vjeçarja u gjet pa ndjenja nga një prej dy fëmijëve të saj në apartamentin e tyre, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë Metropolitan Nashville.

Nuk ka asnjë të dyshuar dhe ende nuk është kryer një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes, shtoi policia./UBTNews/

Lajmet

Bogujevci viziton ekspozitën “Sy më Sy”, vlerëson rëndësinë e ruajtjes së kujtesës së të mbijetuarve të dhunës seksuale

Published

on

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, vizitoi ekspozitën “Sy më Sy”, ku u prit nga drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.

Gjatë vizitës u diskutua për rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së kujtesës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Përmes dëshmive që sjell, ekspozita “Sy më Sy” synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të fuqizojë përpjekjet për drejtësi, duke vendosur në qendër historitë e guximit, qëndresës dhe dinjitetit të të mbijetuarve.

Ministrja Bogujevci shprehu mirënjohjen e saj për punën shumëvjeçare të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe të Feride Rushitit, duke vlerësuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetjen e të mbijetuarve dhe në ruajtjen e dëshmive që dokumentojnë një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit prezantohet sonte në festival ndërkombëtar

Published

on

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji të regjisores kosovare Blerta Basholli, do të prezantohet sonte në orën 20:30 në kuadër të një festivali ndërkombëtar të filmit, ku marrin pjesë produksione nga e gjithë bota.

Filmi ka tërhequr vëmendjen e skenës ndërkombëtare pasi është vlerësuar me Çmimin SACD Semaine de la Critique – Cannes 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, pas prezantimit në festival, “Dua” pritet të nisë së shpejti edhe shfaqjet në kinema.

I vendosur në Kosovën e viteve ’90, filmi trajton sfidat me të cilat u përball populli shqiptar gjatë asaj periudhe, përmes rrëfimit të protagonistes kryesore, Dua, e interpretuar nga aktorja Pinea Matoshi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës performon për herë të parë në Romë me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana” në Romë, Itali, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Accademia Nazionale di Danza di Roma.

Shfaqja, me koreografi nga Toni Candeloro, do të mbahet më 18 korrik në Teatro GrandeAccademia Nazionale di Danza.

Kjo shënon performancën e parë të Baletit Kombëtar të Kosovës në kryeqytetin italian, ku publikut do t’i prezantohet një nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kori “Okarina” përmbyll me sukses “Javën e Kulturës së Kosovës” në Berlin

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka vlerësuar koncertin e Korit të Fëmijëve “Okarina” në Filarmoninë e Berlinit si një nga momentet më të veçanta të “Javës së Kulturës sëKosovës në Berlin 2026”.

Sipas tij, interpretimi i veprës “Baresha”, i shoqëruar me tingujt e çiftelisë, emocionoi publikun dhe dëshmoi vlerat artistike të muzikës shqiptare në një nga skenat më prestigjioze në botë.

Ajeti theksoi se koncerti përmbylli me sukses aktivitetet e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin 2026”, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në promovimin e kulturës kosovare dhe forcimin e prezencës së saj në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara