Shëndet

Shmangni këto ushqime për mëngjes!

Kjo pasi energjia e juaj varet nga to.

Published

on

Mëngjesi është ai vakt i ditës të cilin nuk duhet ta shmangni në asnjë mënyrë, por ushqimet që zgjidhni për të ngrënë mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht në shëndetin tuaj.

Nëse e filloni mëngjesin me një vakt të ekuilibruar, plot proteina, fibra, karbohidrate komplekse dhe yndyrna të shëndetshme, mund të shijoni një rritje energjie që do t’ju mbajë të ngopur deri në drekë.

E kundërta mund të ndodhë nëse zgjidhni ushqime të pasura me sheqerna të shtuara, yndyra të ngopura dhe pa proteina ose fibra për t’i balancuar ato.

Për shumë dietologë zgjedhjet e gabuara të ushqimeve të mëngjesit mund të ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj, nëse ato konsumohen rregullisht me kalimin e kohës.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me ushqimet që duhet të shmangni në mëngjes dhe disa këshilla.

Drithërat e mëngjesit

Mund të jenë të shijshme dhe të lehta, por konsumi i vazhdueshëm i drithërave të mëngjesit të mbushura me sheqer të përpunuar, mund t’ju dëmtojë shëndetin me kalimin e kohës.

Ato do të rrisin nivelet e sheqerit në gjak, duke ju lënë të uritur dhe nervoz.

Duke çuar në konsum më të lartë të sheqernave gjatë ditës, gjë që mund të shkaktojë diabet të tipit 2 dhe sëmundje të ndryshme të zemrës.

Pançeta dhe lloje të ndryshme sallami

Shumica prej jush i duan produketet e mishit, por si çdo gjë, konsumi i rregullt dhe në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Mishi shumë i përpunuar dhe i mbushur me kripë, mund të rrisë presionin e gjakut.

Ai gjithashtu përmban edhe përbërës të tjerë, si nitritet, të cilat janë të pashëndetshme për sistemin tuaj tretës.

Nëse këto ushqime konsumohen shpesh, mund të rrisin rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Ëmbëlsirat

Të trajtosh veten herë pas here me një ëmbëlsirë me sheqer për mëngjes nuk është diçka e keqe, por konsumi i rregullt po!

Sasia e sheqerit që merrni me një ushqim të tillë, bën që trupi juaj të sforcohet për të çliruar një sasi të lartë të insulinës.

Gjithashtu konsumi i rregullt i sheqerit rrit edhe më tepër dëshirën për ushqime të pasura me sheqer.

Pijet me sheqer të shtuar

Sasitë shumë të larta të sheqerit, që disa prej këtyre pijeve mund të përmbajnë, rrisin inflamacionin, rrezikun për obezitet, diabet dhe sëmundje të zemrës./AgroWeb.org

Shëndet

Studim i ri: Kanceri mund të shkaktojë 75% më shumë vdekje brenda tri dekadave

Published

on

Numri i vdekjeve nga kanceri* në mbarë botën pritet të rritet me gati 75% gjatë 25 viteve të ardhshme, pavarësisht përparimeve në trajtime dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të kufizuar faktorët e rrezikut, sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën mjekësore “Lancet”.

Kanceri, një lloj sëmundjeje që përcaktohet nga ndarja e pakontrolluar e qelizave në një ose më shumë vende të trupit.

Kjo rritje jonormale ndikon në shëndetin e një personi në mënyra të ndryshme. Mund të ndërhyjë fizikisht në funksionet e organeve, të zëvendësojë qelizat funksionale, ose të shkaktojë çrregullime të ndryshme. Në raste të rënda, kjo ndikim mund të jetë fatal.

Kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në mbarë botën, me vlerësim që 1 në 6 vdekje u shkaktua nga një formë e kësaj sëmundjeje më 2018. Kjo rritje nënkupton se 18.6 milionë njerëz pritet të vdesin nga kanceri në vitin 2050.

Rastet e reja të kancerit parashikohet të rriten mbi 60% gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 30.5 milionë, sipas raportit.

“Rritja dhe plakja e popullsisë pritet të jenë faktorët kryesorë që do të nxisin këto rritje”, tha studimi, duke shtuar: “Më shumë se 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me 44 faktorë rreziku “të modifikueshëm”, si pirja e duhanit, dieta e pashëndetshme e sheqeri i lartë në gjak”.

Shtetet me të ardhura më të ulëta pritet të goditen më rëndë nga rritja e pritshme e rasteve të reja dhe vdekjeve nga kanceri.

Faktorët e modifikueshëm të rrezikut luajtën rol në 46% të vdekjeve nga kanceri te burrat në vitin 2023, kryesisht për shkak të duhanit, dietës, alkoolit, rreziqeve profesionale dhe ndotjes së ajrit.

Te gratë, për të cilat 36% e vdekjeve nga kanceri lidhen me faktorë të modifikueshëm; faktorët kryesorë ishin duhani, seks i pambrojtur, dieta, mbipesha dhe sheqeri i lartë në gjak.

“Ka mundësi të jashtëzakonshme për vendet që të përqendrohen te këta faktorë rreziku, duke parandaluar potencialisht raste kanceri dhe duke shpëtuar jetë,” tha Dr. Theo Vos, një nga autorët e studimit dhe studiues në “Institute for Health Metrics and Evaluation” në SHBA.

Raporti përfshiu 47 lloje kanceri në 204 vende dhe territore të ndryshme, duke ndjekur rastet dhe vdekjet nga periudha 1990-2023 dhe më pas, duke parashikuar këto shifra deri në vitin 2050.

Më 2023, pati 18.5 milionë raste të reja kanceri dhe 10.4 milionë vdekje në mbarë botën, të dyja rritje të mëdha që nga 1990-a. Megjithatë, shkalla e vdekjeve ka rënë kryesisht për shkak të uljeve në vendet më të pasura.

Pritet që barra e rritjes së numrit të vdekjeve si pasojë e kancerit të godasë më rëndë vendet me të ardhura më të ulëta në vitet e ardhshme. Ato do të përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të reja të kancerit dhe 2/3 e vdekjeve nga tani deri në vitin 2050, sipas raportit.

Meghnath Dhimal nga “Nepal Health Research Council”, i cili gjithashtu punoi në studim, e quajti këtë fenomen “një katastrofë të afërt”.

Kërkuesit kërkuan përmirësim të qasjes në diagnoza më të shpejta dhe më të sakta të kancerit, trajtim cilësor dhe kujdes mbështetës, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ndryshimet e motit prekin mushkëritë dhe organizmin tonë

Published

on

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni papritur sikur ju merren mend?

Këto janë vetëm disa nga simptomat që lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet e motit.

Vapa dhe djersitja

Trupi i njeriut ka mekanizëm mbrojtës kundër temperaturave të larta: djersitjen. Ky proces ndihmon trupin të ftohet, sidomos kur ajri ka pak lagështi. Shpesh nuk e vëmë re, sepse një pjesë e djersës avullon menjëherë.

Por, kur moti është i nxehtë dhe trupi nuk është i hidratuar siç duhet, aftësia për të djersitur dobësohet. Kjo e bën më të vështirë ftohjen e trupit, duke rritur rrezikun për mbingarkesë të zemrës.

Era dhe i ftohti

Dimri sjell temperatura të ulëta e erëra të forta, që ndikojnë negativisht në organizëm. Kur trupi ekspozohet në ambiente të ftohta, humbja e nxehtësisë ndodh më shpejt, sidomos kur ka erë. Rekomandohet të visheni sipas motit, që të shmangni probleme si hipotermia apo morthi.

Presioni, migrena dhe dhimbjet e kyçeve

Ndryshimet e presionit atmosferik (të ulëta apo të larta) mund të përkeqësojnë dhimbjet tek personat me artrit.

Këto ndryshime ndikojnë edhe tek sinuset, duke shkaktuar migrena e dhimbje koke edhe te personat që nuk kanë probleme të tilla.

Në këto raste, këshillohet që të merrni masa parandaluese dhe të jeni të përgatitur.

Çfarë thithim në mushkëritë tona?

Alergjitë sezonale janë një tjetër pasojë e motit dhe ndotjes së ajrit. Shumë njerëz përjetojnë kollitje të shpeshtë, sy të skuqur apo kruarje si pasojë e polenave, mykut, pluhurit, tymit dhe grimcave të tjera të ndotjes që qarkullojnë në ajër.

Nëse jetoni në zona urbane, ekspozimi ndaj ndotjes është i pashmangshëm. Ajo që thithim kalon nga mushkëritë në gjak, duke ndikuar jo vetëm tek frymëmarrja, por edhe tek organet e tjera.

Nëse ekspozimi është i zgjatur, pasojat shkojnë përtej alergjive të lehta e kthehen në probleme serioze për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si e tregon trupi juaj mungesën e proteinave?

Published

on

Edhe pse proteinat janë jetike për funksionimin e trupit, mungesa e tyre shpesh mbetet e pavënë re.

Shumë njerëz konsumojnë më pak proteina sesa u nevojitet, shpesh pa e ditur, ndërsa shenjat paralajmëruese injorohen.

Proteinat kanë rol thelbësor në organizëm, nga ndërtimi i muskujve deri te ruajtja e lëkurës, flokëve dhe thonjve të shëndetshëm.

Kur trupi nuk merr mjaftueshëm prej tyre, shfaqen simptoma që nuk duhen neglizhuar.

Shenjat e mungesës së proteinave:

Uria e vazhdueshme: Nëse ndiheni të uritur edhe pas vakteve të bollshme me kalori, kjo tregon mungesë proteinash, pasi trupi kërkon blloqet ndërtuese që i duhen për të funksionuar siç duhet.

Dobësim i flokëve, lëkurës dhe thonjve: Flokët që bien, thonjtë e brishtë dhe lëkura e thatë lidhen me nivel të ulët të proteinave.

Humbje e masës muskulore: Në mungesë të proteinave, trupi përdor indet muskulore si burim energjie, gjë që shkakton dobësi, humbje force dhe energjie.

Sa proteina na duhen?

Rekomandohet 0.8 gram proteina për kilogram të peshës në ditë. Kjo ndryshon sipas moshës, nivelit të aktivitetit e gjendjes shëndetësore.

Në periudha, si gjatë rikuperimit nga sëmundjet apo tek gratë në fazën e perimenopauzës nevojat për proteina mund të jenë më të larta.

Monitorimi i konsumit të proteinave është thelbësor për energji, shëndet dhe funksionim të trupit. Nëse vëreni disa nga simptomat e mësipërme,  rishikoni dietën ose këshillohuni me një nutricionist për mënyrat më të përshtatshme të përmirësimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Të përditshme, por të fuqishme! Ushqimet që ndihmojnë trurin

Published

on

Kujtesa dobësohet me kalimin e kohës, por një faktor i rëndësishëm që kontribuon në ngadalësimin e kësaj humbjeje është konsumi i ushqimeve të caktuara.

Cilat ushqime duhet të preferoni për një tru më të shëndetshëm?

Proteinat, vaji i ullirit, peshku, arrat, kufizimi i natriumit e yndyrnave të pangopura janë të rëndësishme. Ushqimet e para në të cilat duhet të përqendroheni janë peshqit yndyrorë, si, p.sh skumbri. Nëse i konsumoni dy herë në javë, do të mbështesni jo vetëm shëndetin e trurit.

Pastaj janë salmoni ose sardelet. Peshqit e yndyrshëm përmbajnë acide yndyrore omega-3. Truri përdor acide yndyrore omega-3 për të ndërtuar qelizat e trurit dhe nervat. Këto yndyrna janë të rëndësishme për të mësuarit dhe kujtesën. Peshku është burim i shkëlqyer i tyre.

Manaferrat

Ato mund t’i merrni të freskëta ose të ngrira. Ato përmbajnë antocianina, përbërës bimorë me efekte anti-inflamatore dhe antioksiduese. Antioksidantët në boronica grumbullohen në tru, përmirësojnë komunikimin midis qelizave të trurit.

Antioksidant nga India

Shafrani i Indisë është erëz me një ngjyrë të verdhë të bukur. Shafrani indian mund t’i shtohet orizit, supave dhe salcave. Përbërësi kryesor i shafranit të Indisë është kurkumina. Ai ka aftësi të mrekullueshme: Mund të kalojë barrierën hemato-tru dhe të hyjë në tru.

Është antioksidant i fuqishëm. I bën mirë kujtesës tek ata që vuajnë nga Alzheimeri, lehtëson depresionin duke rritur nivelet e serotoninës dhe dopaminës dhe ndihmon në rritjen e qelizave të reja të trurit. Kjo erëz e zakonshme përbëhet vetëm nga 3-6% kurkuminë.

Brokoli

Kënaqë trurin me përmbajtjen e lartë të vitaminës K. Një filxhan përmban më shumë se i gjithë marrja e rekomanduar ditore. Vitamina K është e tretshme në yndyrë. Trupi ka nevojë për të për të prodhuar sfingolipide, që janë zbuluar në ekstraktet e trurit. Përveç kësaj, brokoli përmban sulforafan. Efekti i tij anti-inflamator mbron trurin nga dëmtimi.

Fara kundër demencës

Farat e kungullit janë të lira, mund t’i hani gjatë ditës ose t’i shtoni në sallatë a t’i spërkatni në supë. Ato janë burim zinku, mungesa e të cilit është lidhur me depresionin dhe sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit. Ato përmbajnë bakër, i cili ndihmon në kontrollin e sinjaleve nervore, hekur, mungesa e të cilit është lidhur me “mjegullën e trurit” dhe dëmton funksionin e trurit dhe magnez, i cili është i rëndësishëm për të mësuarit dhe kujtesën.

Ushqime të shëndetshme

Çokollata e zezë përmban përbërës si flavonoidet që mbështesin funksionin e trurit, ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe ngadalësojnë rënien njohëse. Gjithashtu përmirëson humorin dhe gjendjen e mikrobiomës së zorrëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara