Botë

Shkollat në Liverpool do të mbyllen për dy javë

Published

on

Shkollat në Liverpool do të mbyllen për dy javë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Kryetari i bashkisë së Liverpoolit, Joe Anderson thotë se mësimdhënësit janë nën ‘presion’ meqë 20 mijë nxënës dhe 1 mijë e 300 mësimdhënës ishin në izolim./UBTNews

Aktualitet

Von Der Leyen: Rusia e ka treguar plotësisht përbuzjen ndaj diplomacisë dhe ligjit

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në deklaratën e saj tha se Rusia e ka treguar plotësisht përbuzjen ndaj diplomacisë dhe ligjit ndërkombëtar gjatë muajit të fundit, duke kritikuar sulmet më të mëdha me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës.

Ajo veçoi sulmet ruse në Kiev që goditën zyrën e BE-së në kryeqytet, si dhe shkeljet me dronë rusë në Poloni dhe Rumani.

“Këto nuk janë veprimet e dikujt që dëshiron paqe”.

Paketa e 19-të e sanksioneve vjen si përgjigje ndaj kësaj përshkallëzimi nga Putini, shpjegoi Von Der Leyen duke paraqitur elementët kryesorë të asaj që propozohet.

Ajo tha se BE-ja do të kërkojë të shkurtojë të ardhurat e Rusisë nga lëndët djegëse fosile, duke ndaluar importin e LNG-së ruse në tregjet evropiane.

118 anije shtesë nga “flota hije” ruse do të shtohen në listën e sanksioneve, që tani arrin në 560 anije.

Ajo shtoi se kompanitë kryesore të tregtimit të energjisë Rosneft dhe Gazpromneft tani do të jenë nën ndalim të plotë transaksionesh, dhe kompani të tjera do t’i nënshtrohen ngrirjes së aseteve.

“Në tre vjet, të ardhurat e Rusisë nga nafta në Evropë kanë rënë me 90%. Ne tani po e mbyllim këtë kapitull përgjithmonë. Ne po forcojmë luftën tonë kundër shmangies së sanksioneve. Ndërsa taktikat e shmangies bëhen më të sofistikuara, sanksionet tona do të përshtaten për të qëndruar përpara. Për herë të parë, masat tona kufizuese do të godasin platformat e kriptovalutave dhe do të ndalojnë transaksionet në kriptovaluta. Ne po listojmë banka të huaja të lidhura me sistemet alternative të pagesave të Rusisë. Dhe po kufizojmë transaksionet me entitete në zonat ekonomike speciale”, tha Von Der Leyen.

Paketa do të shtojë kufizime të reja direkte të eksportit për artikujt dhe teknologjitë e përdorura në fushëbetejë, duke ndikuar në 45 kompani në Rusi dhe në vende të treta./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​BE-ja pritet të njoftojë për sanksionet e reja ndaj Rusisë

Published

on

Bashkimi Evropian pritet të shpallë sot paketën më të fundit të 19-të të sanksioneve kundër shtetit Rusisë. Presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, tha se do të synojë kriptovalutat, bankat dhe energjinë.

BE-ja po shqyrton gjithashtu vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive në Kinë dhe Indi që po ndihmojnë tregtinë e naftës së Rusisë sipas The Guardian.

Ky hap vjen mes presionit në rritje nga presidenti amerikan, Donald Trump, që blloku të përshpejtojë gjithashtu planet e tij për të hequr dorë nga nafta ruse.

Duke folur krah kryeministrit britanik, Keir Starmer, tha se SHBA-ja ishte për të bërë gjëra të tjera për të ndihmuar evropianët të kundërshtojnë Rusinë, por jo kur njerëzit për të cilët po luftoj po blejnë naftë nga Rusia.

“Nuk mund ta bëni këtë, kjo nuk është lojë e ndershme me Shtetet e Bashkuara, dhe ne nuk mund ta pranojmë”, tha Starmer./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Trump: Presidenti rus nuk e respekton udhëheqjen amerikane, jemi pranë një lufte botërore

Published

on

Presidenti i Amerikës, Donald Trump gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin britanik tha se Putin nuk e ka respektuar udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.

“Jemi shumë pranë një lufte botërore. Kam folur shumë herë me Presidentin Putin, por ai nuk ka bërë kurrë atë që më tha, ai kurrë nuk e ka respektuar udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Ndërkohë nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar miratimin për një shitje prej 780 milionë dollarësh të raketave dhe sistemeve lëshuese antitank Javelin për Poloninë, e cila kufizohet si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke rritur sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë”, tha në një deklaratë Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunim dhe Siguri të Mbrojtjes (DSCA)./S.K/EO/

Continue Reading

Botë

SHBA përdor veton në OKB për rezolutën e armëpushimit në Gaza

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar një rezolutë që kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza, si dhe lehtësimin e ndihmave humanitare për civilët palestinezë.

Rezoluta mori 14 vota pro nga 15 anëtarët e Këshillit, por u pengua nga vetoja amerikane.

Kjo ishte hera e gjashtë që SHBA e përdor veton që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Reuters.

Rezoluta kërkonte gjithashtu lirimin e të gjitha pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza.

Zyrtarë të OKB-së paralajmëruan se Gaza ndodhet tashmë në gjendje urie të konfirmuar dhe situata humanitare po përkeqësohet çdo ditë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara