Kuriozitete

Shkencëtari i ri bullgar me kërkime inovative mbi trajtimin mjekësor

Stefanov është një doktorant i specializuar në mjekësinë molekulare në Universitetin e Bazelit.

Publikuar

Një hulumtues shkencor i ri bullgar po bënë hulumtime për terapitë e së ardhmes në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Cyrih (ETH Zürich). Kohët e fundit, Bozhidar-Adrian Stefanov dhe kolegët e tjerë të tij bënë një zbulim mjekësor që mund të ndryshojë trajtimin e pacientëve me çrregullime metabolike, siç është diabeti.

Stefanov është një doktorant i specializuar në mjekësinë molekulare në Universitetin e Bazelit. Ai ka hulumtuar një metodë për përdorimin e nxehtësisë për të kontrolluar qelizat njerëzore dhe për t’i bërë ato të kenë funksione të reja.

Njëqind vjet më parë, ilaçet bazoheshin në molekula të vogla, ndërsa shumë nga ilaçet e sotme janë të natyrës biologjike, të përbëra nga peptide ose proteina, tha Stefanov për BTA.

Vitet e fundit ka pasur shumë terapi revolucionare, të bazuara në injektimin e llojeve të ndryshme të proteinave dhe antitrupave, që janë gjithashtu proteina. Megjithatë, këto terapi kanë një problem të madh, e ajo është se ilaçet duhet t’u injektohen pacientëve çdo ditë. Kjo është arsyeja pse në 10-15 vitet e fundit janë zhvilluar terapi të bazuara në qeliza të modifikuara, në vend të injeksioneve, sipas shkencëtarit të ri bullgar.

Ai dha si shembull përdorimin e qelizave T njerëzore, të cilat tani përdoren në mjedisin klinik dhe është një nga historitë e suksesit në këtë fushë. Qelizat nxirren nga pacienti dhe riprogramohen për të kuruar kancerin. Ky hulumtim është inovativ dhe ekipi i Stefanov ishte i pari që zhvilloi një metodë që përdor nxehtësinë për të kontrolluar qelizat. Për t’u menaxhuar, qelizat duhet të kenë makina molekulare në to – proteina, të cilat ndjejnë rritjen e temperaturës, tha ai. Ai dhe ekipi i tij po eksperimentojnë me një implant nënlëkuror. “Trupi ushqen qelizat, ndërsa ne përdorëm një pajisje elektronike për të rregulluar temperaturën e implantit, gjë që përmirëson saktësinë. Kjo është një metodë jo-invazive për dërgimin e proteinave terapeutike në trup” Stefanov përmbledhë punën e tij kërkimore. Rezultatet janë publikuar në revistën prestigjioze të Wiley’s Advanced Science.

Është mjaft e vështirë të parashikohet se kur do të arrijnë rezultatet tek pacientët, sepse kjo lloj teknologjie është e re dhe ky proces mund të zgjasë 10 apo edhe 20 vjet. Ajo që është e rëndësishme është garantimi i sigurisë së njerëzve, tha ai.

Shkencës duhet t’i jepet një shans dhe ajo duhet të financohet, tha Stefanov, duke shtuar se ai beson se shteti duhet të sigurojë një financim të tillë. Ka gjithashtu shumë komunikim që duhet të bëhet dhe shkencëtarët t’i tregojnë publikut se për çfarë dhe si po punojnë./BTA/

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara