Kuriozitete

Shkencëtarët që zbuluan sekretet e tolerancës imunitare fitojnë Nobelin 2025

Published

on

Çmimi Nobel për Fiziologji ose Mjekësi në vitin 2025 iu akordua shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare mbi “tolerancën imunitare periferike”.

Komiteti i Nobelit bëri me dije se çmimi iu dha për punën e tyre që ndihmon të kuptohet se si sistemi imunitar mbron trupin nga dëmtimi vetjak, duke parandaluar sulmet ndaj indeve të shëndetshme të organizmit.

Zbulimet e këtyre tre studiuesve kanë hedhur dritë mbi mekanizmat themelorë që qëndrojnë pas sëmundjeve autoimune dhe kanë hapur rrugën për zhvillimin e terapive të reja në trajtimin e tyre.

Ky njoftim shënon fillimin e javës së Çmimeve Nobel 2025, ndërsa ditët e ardhshme do të shpallen fituesit për kategoritë e tjera: Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi. /A.Z/UBT News/

Kuriozitete

Superhëna më e madhe e vitit 2025! Sonte qielli dhuron një spektakël të jashtëzakonshëm

Published

on

Të gjithë ata që këtë mbrëmje do të ngrejnë sytë nga qielli do të kenë fatin të shijojnë një pamje mahnitëse.

Sonte ndodh superhëna e parë e vitit, e cila është më e madhe dhe më e ndritshmja për vitin 2025.  Ky fenomen ndodh sepse Hëna gjendet në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën.

Çfarë është një superhënë?

Orbita rreth Tokës nuk është rrethore, por eliptike, që do të thotë se distanca mes tyre ndryshon gjatë vitit. Kur Hëna e plotë përkon me pikun më të afërt të orbitës, të quajtur perigje, ose është deri në 90% afër kësaj pike, kemi atë që quhet superhënë.

Termi u përdor për herë të parë më 1979 nga astrologu Richard Nolle, për të përshkruar hënat që duken më të mëdha dhe më të ndritshme me sy të lirë, për shkak të afërsisë së tyre me Tokën.

Në këtë rast, Hëna mund të duket deri 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se zakonisht, një efekt që vihet re veçanërisht gjatë lindjes dhe perëndimit të saj. Astronomët nuk bien plotësisht dakord mbi përkufizimin e saktë të superhënës.

Disa e konsiderojnë superhënë çdo hënë të plotë që ndodhet brenda një distance 360,000 kilometrash nga qendra e Tokës.

Sipas këtij përkufizimi, p.sh Hëna e Korrjes në tetor nuk do të konsiderohej si superhënë. Megjithatë, superhëna e sotme është një mundësi e shkëlqyer për të ngritur sytë nga qielli dhe për të shijuar një nga mrekullitë më të bukura natyrore të vitit.

Një spektakël që nuk duhet humbur. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Jogurti i veçantë nga katër milingona, po rikthehet tradita bullgare dhe turke

Published

on

Shkencëtarët ringjallin një recetë të harruar të kosit duke përdorur milingonat.

Në një raport të publikuar më 3 tetor në revistën I-Science Cell Press, studiuesit tregojnë se bakteret, acidet dhe enzimët që gjenden tek milingonat mund të nxisin fermentimin e qumështit e ta shndërrojnë në kos.

Ky studim tregon se praktikat tradicionale mund të frymëzojnë qasje të reja në shkencën ushqimore e sjellin kreativitet në tryezën e darkës.

“Kosët e sotëm zakonisht bëhen me vetëm dy lloje baktere,” thotë autorja kryesore Leonie Jahn nga Universiteti Teknik i Danimarkës,.

Ajo shton se: “Kosët tradicionalë kanë biodiversitet shumë më të madh, i ndryshëm sipas vendit, familjes dhe stinës. Kjo sjell më shumë shije, tekstura dhe karakter.”

Në Danimarkë, ekipi analizoi fenomenin e zbuluan se milingonat mbajnë baktere acidlaktike që ndihmojnë në koa-gulimin e qumështit.

Koagulimi ndryshe është procesi ku një lëng, zakonisht një lëng që përmban proteina (si qumështi), transformohet në një masë më të ngurtë.  E, një nga këto bakterie është e ngjashme me atë që përdoret në brumin e thartë komercial.

Në Danimarkë, ekipi analizoi më tej fenomenin. Ata zbuluan se milingonat mbajnë baktere acidlaktike dhe acide acide që ndihmojnë në koagulimin e qumështit. Një nga këto bakterie është e ngjashme me atë që përdoret në brumin e thartë komercial. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Astronomët zbulojnë prova të reja për një planet të fshehur në sistemin tonë diellor

Published

on

Një planet i mundshëm i fshehur mund të jetë pjesë e sistemimit tonë diellor, dhe studiuesit kanë identifikuar prova të reja që sugjerojnë ekzistencën e tij.

Ky planet, i quajtur Planeti Y, mendohet të ndodhet në skajet më të largëta të sistemit tonë diellor, rreth 100–200 herë më larg se Toka. Ai supozohet të jetë më i vogël se Toka, por më i madh se Mërkuri.

Hipoteza e astronomëve mbështetet në anomalitë orbitale të objekteve të largëta në Rripin Kuiper, një rajon përtej Neptunit i mbushur me trupa akullnajorë.

Shumë prej këtyre objekteve shfaqin pjerrësi orbitale të papritura dhe orbita shumë të zgjatura e eliptike, që i çojnë larg vetë Rripit.

Këto karakteristika sugjerojnë ndikimin gravitacional të një planeti të fshehur, i cili shpjegon pse disa objekte konsiderohen “të shkëputura” nga Neptuni. Megjithëse Planeti Y nuk është vëzhguar drejtpërdrejt, ekzistenca mbetet objekt debatesh brenda komunitetit shkencor.

Ideja e planetëve të fshehur përtej Neptunit nuk është e re. Koncepti i daton që nga fillimi i shekullit të 20, pas zbulimit të Neptunit në 1846.

Plutoni, i zbuluar në 1930, u konsiderua si Planet X, por më vonë u riklasifikua si planet xhuxh për shkak të madhësisë së tij të vogël.

Planeti Y rihap mundësinë e ekzistencës së shumë planetëve të panjohur në zonat e jashtme të sistemit tonë diellor, duke zgjeruar horizontet e kërkimeve astronomike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Zhytësi rus thyen rekordin botëror, 126 metra pa frymë

Published

on

Zhytësi rus Alexey Molchanov ka vendosur një rekord të ri botëror me një zhytje 126 metra pa frymë gjatë Kampionatit Botëror të zhytjes së lirë në Limassol, Qipro.

Ai arriti thellësinë ekstreme në detin Mesdhe duke përdorur vetëm një drite koke, dy pendë dhe një litari si udhërrëfyes, duke realizuar një arritje që konsiderohet ndër më sfidueset dhe më tekniket në botën e zhytjes së lirë.

Kjo kategori kërkon jo vetëm aftësi fizike dhe teknikë të lartë, por edhe kontroll të jashtëzakonshëm mbi frymëmarrjen dhe presionin e ujit në thellësi.

Molchanov theu rekordin e mëparshëm, të vendosur më 2024, kur ishte zhytur 125 metra duke mbajtur frymën për 4 minuta e 32 sekonda.

Kjo zhytje e re, 126 metra, shënon një moment historik në sportin e zhytjes së lirë dhe rrit standardet për të gjithë zhytësit profesionistë.

Ekspertët e zhytjes e përshkruajnë arritjen e Molchanov si një kombinim të jashtëzakonshëm të forcës, fokusit mendor dhe teknikës, duke e bërë atë një prej performancave më impresionuese në këtë sport ekstrem. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara