Kuriozitete

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë parfumin e Kleopatrës

Mitet për parfumin që përdorte Mbretëresha e Egjiptit Kleopatra janë të shumta.

Published

on

Për të hedhur dritë mbi të shkuarën, së fundmi shkëncëtarët po përpiqen të zbulojnë “aromën e oazit të lashtë”, duke studiuar lidhjen e ngushtë mes perceptimit të aromave dhe emocioneve.

Ekziston një lidhje e ngushtë mes perceptimit të aromave të ndryshme dhe emocioneve. Këto erëra qëndrojnë nën vetëdijen tonë, duke ngjallur emocione dhe kujtime të cilat shpjegojnë mënyrën se si ne e perceptojmë botën.

Për këtë arsye vitet e fundit shkencëtarët duan të rindërtojnë aromat e lashta dhe t’i përdorin ato për të mësuar më shumë për mënyrën se si njerëzit jetonim dikur.

Barbara Huber, studiuese e arkeologjisë në Gjermani, shpjegon:

“Është një sens shumë jetik. Aroma ishte shumë e rëndësishme në të kaluarën sepse atëherë jo gjithçka ishte kaq e dezinfektuar. Sfida e gjetjes së aromave të së kaluarës është shumë intriguese”.

Shkencëtarët po studiojnë mbetjet e padukshme biomolekulare të mbetura në djegëset e temjanit, shishet e parfumit, tenxheret e gatimit dhe kavanozët e ruajtjes së ushqimit duke përdorur teknika si kromatografia, një proces për ndarjen e komponentëve në një përzierje.

Në punën e saj, Huber ka studiuar djegëset e temjanit të gjetura në vendin arkeologjik të Tayma, vendbanimi më i vjetër i Arabisë Saudite që daton 5000 vjet më parë, në mënyrë që të përpiqet të rindërtojë “peizazhin e aromave” të oazit të lashtë.

“Rrëshirat dukeshin vërtet të ngjashme… por kur digjen, ato kanë një erë krejtësisht të ndryshme. Kështu për shembull, temjani ishte me të vërtetë një erë balsamike dhe ndoshta ai përdorej për të pastruar shtëpitë”, shpjegoi Huber.

Sean Coughlin, një studiues i mendimit antik dhe mesjetar në Akademinë Çeke të Shkencave, po përpiqet të rikrijojë parfumet që mund të ketë mbajtur vetë Kleopatra, bazuar në recetat e regjistruara në tekstet e lashta egjiptiane dhe nga mbishkrimet në muret e tempullit.

 “Ajo që ne vërtet po përpiqemi të bëjmë është të përdorim kiminë organike për të zbuluar diçka rreth procesit, sepse ne mendojmë se procesi do të përcaktonte gamën e aromave të mundshme”.

Ekziston një mit që Mbretëresha e Egjiptit, Kleopatra, aromatizonte velat e anijeve të saj, në mënyrë i dashuri i saj Marco Antonio, të mund të nuhaste ardhjen e saj nga bregu.

© SYRI.net

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara