Sport

Shkëmbim lojtarësh ndërmjet Barcelonës dhe Arsenalit

Published

on

Problemet e mëdha financiare vazhdojnë ta kushtëzojnë Barcelonën sa i përket lëvizjeve në afatin kalimtar veror.

Pikërisht për shkak të borgjeve të mëdha në të cilat është futur, klubi u detyrua ta pranonte largimin e Lionel Messit.

“Katalanasit” janë në kërkim të një sulmuesi të ri por janë duke kërkuar që ta gjejnë atë përmes ndonjë shkëmbimi. Njëri nga emrat e përmendur për sulmin e Barcelonës është sulmuesi i Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang për të cilin gjiganti spanjoll është duke e menduar shkëmbimin e tij me Philippe Coutinho, raporton “Sky Sport”.

Derisa borgji i Barcelonës i kalon 1 miliard euro, Coutinho mund të jetë karta e duhur për ta ulur çmimin e sulmuesit nga Gaboni.

Kontrata e Aubameyang me Arsenalin skadon në vitin 2024 por statusi i tij në “Emirates” është në dyshim pas një sezonin zhgënjyes në 2020/21 dhe mungesës së lojës në ndeshjen e parë të këtij sezonin ne Premier Ligë.Problemet e mëdha financiare vazhdojnë ta kushtëzojnë Barcelonën sa i përket lëvizjeve në afatin kalimtar veror.

Pikërisht për shkak të borgjeve të mëdha në të cilat është futur, klubi u detyrua ta pranonte largimin e Lionel Messit.

“Katalanasit” janë në kërkim të një sulmuesi të ri por janë duke kërkuar që ta gjejnë atë përmes ndonjë shkëmbimi. Njëri nga emrat e përmendur për sulmin e Barcelonës është sulmuesi i Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang për të cilin gjiganti spanjoll është duke e menduar shkëmbimin e tij me Philippe Coutinho, raporton “Sky Sport”.

Derisa borgji i Barcelonës i kalon 1 miliard euro, Coutinho mund të jetë karta e duhur për ta ulur çmimin e sulmuesit nga Gaboni.

Kontrata e Aubameyang me Arsenalin skadon në vitin 2024 por statusi i tij në “Emirates” është në dyshim pas një sezonin zhgënjyes në 2020/21 dhe mungesës së lojës në ndeshjen e parë të këtij sezonin ne Premier Ligë.

Sport

Java e spektaklit në Champions League, PSG–Barcelona dhe Bayern–Arsenal në qendër të vëmendjes

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me përballje të mëdha, ku vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës, si dhe sfida mes Bayern Munichut dhe Arsenalit.

Barcelona po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke regjistruar 11 fitore në po aq ndeshje këtë edicion dhe duke realizuar plot 48 gola. Skuadra katalanase, e udhëhequr në sulm nga Lamine Yamal dhe Raphinha, synon të vazhdojë serinë pozitive edhe ndaj PSG-së.

Nga ana tjetër, parisienët vijnë pas gjashtë fitoreve radhazi dhe kanë treguar efikasitet të lartë në sulm. Përballja e së martës pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dy skuadrat, që konsiderohen ndër favoritet kryesore për trofeun evropian.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, kjo javë pritet të jetë një provë e rëndësishme për Barcelonën, e cila synon të dëshmojë se është rikthyer në mesin e skuadrave më të fuqishme të Evropës.

Një tjetër duel i madh zhvillohet të mërkurën në Munih, ku Bayerni pret Arsenalin. Gjermanët mbështeten te forma e shkëlqyer e Harry Kanet dhe fuqia sulmuese, ndërsa londinezët synojnë të ruajnë mbrojtjen e tyre solide, pasi ende nuk kanë pësuar gol në këtë edicion të Championsit.

Ndërkohë, Aston Villa synon të vazhdojë ecurinë pozitive përballë Vikingut, ndërsa Manchester City mund ta pushojë sulmuesin Erling Haaland në ndeshjen ndaj AEK-ut, pas shqetësimeve fizike.

Në anën tjetër, skuadrat italiane kërkojnë rezultate pozitive pas një fillimi të dobët në garën evropiane. Interi, Napoli, Roma dhe Como do të luajnë para tifozëve të tyre, me synimin për të përmirësuar pozitat në renditje.

Xhiroja e tretë e Ligës së Kampionëve premton spektakël, me përballje që mund të ndikojnë ndjeshëm në garën për kreun e tabelës.

D.L

Continue Reading

Sport

Muriq në qendër të kritikave pas humbjes së Sassuolos

Published

on

By

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, është vënë në qendër të kritikave pas humbjes së Sassuolos me rezultat 4:2 ndaj Frosinones.

Paraqitja e portierit 27-vjeçar ka nxitur reagime në mediat italiane, të cilat kanë kritikuar edhe trajnerin Alberto Aquilani për vendimin që ta mbajë Muriqin titullar, pavarësisht gabimeve në ndeshjet e mëparshme.

Mediumi lokal “SassuoloNews” e ka cilësuar besimin e vazhdueshëm të trajnerit te portieri kosovar si një nga vendimet e gabuara, duke theksuar se gabimet e tij ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.

Muriq pati një mbrëmje të vështirë, duke u përfshirë në disa nga aksionet që përfunduan me gola për kundërshtarët. Sulmuesi Antonio Raimondo përfitoi nga gabimet në mbrojtje dhe realizoi tre gola.

Pavarësisht kritikave, trajneri Aquilani i doli në mbrojtje portierit kosovar, duke deklaruar se vazhdon të ketë besim të plotë tek ai dhe se një gabim nuk është arsye e mjaftueshme për ta larguar nga formacioni titullar.

Muriq është përballur me kritika edhe gjatë karrierës së tij në klube të ndryshme evropiane. Megjithatë, ai vazhdon të mbetet zgjedhja kryesore në portën e Përfaqësueses së Kosovës, ku krahas gabimeve ka regjistruar edhe paraqitje të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Sport

Tottenhami shënon fitoren e parë në Premier League

Published

on

By

Tottenhami ka regjistruar fitoren e parë këtë edicion në Premier League, duke mposhtur Coventryn me rezultat 3:1.

Pas një fillimi të vështirë të sezonit, me tri barazime dhe tri humbje, skuadra londineze arriti të sigurojë tri pikët e para të fitores të hënën mbrëma.

James Maddison, Omar Marmoush dhe Ben Davies realizuan golat për vendasit, ndërsa Jack Rudoni shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Me këtë fitore, Tottenhami ngjitet në pozitën e 16-të në tabelë me gjashtë pikë, ndërsa Coventry renditet një pozitë më poshtë me pesë pikë.

Ndërkohë, Sunderlandi i mesfushorit kosovar Granit Xhaka zbret në vendin e fundit të tabelës me katër pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Sigal Prishtina triumfon në fund dramatik ndaj Bashkimit

Published

on

By

Sigal Prishtina ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Bashkimin me rezultat të ngushtë 79:77, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë, pa praninë e shikuesve.

Përballja e fundit e xhiros së pestë solli rivalitet dhe emocione deri në sekondat e fundit. Bashkimi, që vinte pas gjashtë fitoreve radhazi dhe konsiderohej favorit, hasi në rezistencën e fortë të prishtinasve, të cilët luftuan deri në fund për ta siguruar fitoren.

Minuta e fundit nisi me epërsinë 78:77 të Prishtinës. Pas disa tentimeve të pasuksesshme nga të dyja skuadrat, Malcolm Armstead realizoi një gjuajtje të lirë, duke çuar rezultatin në 79:77. Bashkimi pati mundësinë e fundit për ta përmbysur rezultatin, por Shanon Shorter nuk arriti të shënonte nga distanca për tri pikë.

Më i dalluari te Prishtina ishte Vincent Golson me 30 pikë dhe gjashtë asistime, ndërsa Bryson Dawkins kontribuoi me 14 pikë e tetë kërcime. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Daniel Hankins Sanford, Malcolm Armstead dhe Edmond Azemi.

Në anën tjetër, Shanon Shorter ishte më efikasi te Bashkimi me 19 pikë, ndërsa Adrio Bailey dhe Lejson Zeqiri realizuan nga 15 pikë secili.

Pavarësisht humbjes, Bashkimi mbetet lider i tabelës me nëntë pikë, ndërsa Sigal Prishtina regjistron fitoren e tretë të sezonit, duke pasur bilanc prej tri fitoreve dhe dy humbjeve, njëjtë si Golden Eagle Ylli, Trepça dhe Bora.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara