Lajmet

​Shkëmb Manaj emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Published

on

Shkëmb Manaj është emëruar nënkryetar i komunës së Prishtinës.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Përparim Rama. Ai ka shkruar në Facebook se me një përkushtim të thellë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit, Shkëmb Manaj, është një model i dedikimit në çdo hap të jetës së tij profesionale.

“Në te gjitha etapat e karrierës së tij, Shkëmb Manaj ka ruajtur integritetin e tij të palëkundur. Vlerat e tij familjare dhe kombëtare janë thelbësore në çdo vendim që merr, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim qytetarët e vendit të tij. Ai vazhdon të përfaqësoj unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një shoqërie të zhvilluar dhe të qëndrueshme. Me punën e tij të deritanishme, ai ka ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie ku secili ndjehet i respektuar dhe i vlerësuar. Jam i sigurt se do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përfaqësojë këto vlera edhe si nënkryetar i kryeqytetit, duke punuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetarët” ka shkruar Rama.

Manaj ka lindur më 25 maj 1983 në Istog. Ai ka qen anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës nga viti 2013 deri në vitin 2019.

Ka mbaruar studimet themelore dhe studimet postdiplomike të nivelit master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe është duke ndjekur studimet e doktoratës në Fakultetin Juridik të Universitetit Evropian të Tiranës, Drejtimi i të Drejtës Publike, me temë të disertacionit “Shërbimi Civil në shtetin e Kosovës 1999-2012” me udhëheqës mentorial prof. Dr. Ferit Duka.

Ka filluar karrierën në shërbimin civil në tetor të vitit 2007 në Ministrinë e Administratës Publike, respektivisht në Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil në pozitën e Zyrtarit të Lartë për Menaxhimin dhe Koordinimin e Reformës se Administratës publike në Kosovë. Në shkurt të vitit 2009 është zgjedhur Drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nga tetori i vitit 2010 e deri në janar 2011 e ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së.

Duke pas për bazë, kualitetet profesionale, në nëntor të vitit 2012, Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, e transferoj nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Administratës Qendrore në pozitën e Drejtorit të Departamentit Ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pozitë të cilën e ushtron deri me datën 13.12.2013, kur Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votim të fshehtë e zgjedhë Anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Është i martuar dhe është baba i dy vajzave. Jeton në Prishtinë.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara