Kulturë

Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati

Published

on

Në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit Mitrovica e dha premierën e shfaqjes ‘Kontesha Arduini’.

Komedia nga Aldo de Benedetti dhe në regji të Marigona Bekteshi-Ferati bëri bashkë shikuesit besnik të Teatrit ‘Muharrem Qena’.

“Kontesha Arduini”, një histori magjepsëse që nuk duhet humbur e cila vjen me regji nga Marigona Bekteshi-Ferati që njëherësh është dhe staf akademik në UBT.

Në këtë shfaqje do të luajnë: Artan Hetemi – Snupa TC, Qendresa Jashari Mirsad Ferati, Arbnorë Nuha.

Ngjarja ndodhë në familjen Verani! Të lodhur nga monotonia e jetës, çifti ndjen nevojën për tu “arratisur” nga përditshmëria e tyre.

Zonja Marina Verani shkon në pushime e vetme, pa bashkëshortin me qëllimin se atje do të gjejë rininë e saj dhe të ndjehet sërish e vlerësuar, mbase edhe tërheqëse për të panjohurit.

Zotëri Alberto Verani, i mbetur në qetësinë e shtëpisë, dëshiron që këtë “javë lirie” ta shfrytëzojë në maksimum dhe për fatin e tij të keq apo të mirë, merr një telefonatë të gabuar nga “Kontesha Arduini”, një grua misterioze që porosit dy buqeta me trëndafila të kuq.

Një nga aktorët me rol kryesor është dhe Mirsad Ferati i cili ishte i ftuar në emisionin “n’Ritëm” me Albina Zeneli të Campus Radio dhe i njëjti u shpreh se ishte tejet i lumtur për suksesin e jashtëzakonshëm të këtij krijimi artistik e madje potencon faktin se audienca e Teatrit është gjithnjë e në rritje.

Për më shumë ndiqeni bisedën me artistin nga Mitrovica:

https://www.instagram.com/p/DHv8WzSIEf-/?hl=en

/UBT News/

 

Kulturë

Arti kosovar prezantohet në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon prezantimin dinjitoz të artit tonë në skenat ndërkombëtare.

Sot, në Çeki, publiku ka mundësinë të ndjekë premierën e shfaqjes “TERMIN@L”, një vepër bashkëkohore që sjell në skenë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik të baletit kosovar.

Kjo paraqitje është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të institucioneve tona kulturore, që përmes artit po e prezantojnë Kosovën në botë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke forcuar identitetin tonë kulturor në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Bogujevci pret përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane

Published

on

Dje, ministrja Saranda Bogujevci ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, palët diskutuan për çështjet aktuale si dhe për aktivitetet në fushën e kulturës dhe turizmit. Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërsa u dakorduan për thellimin e partneritetit në mbështetje të projekteve dhe iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre sektorëve në Kosovë.

Continue Reading

Kulturë

100 vjetori i lindjes së Marilyn Monroe do të shënohet me shumë aktivitete kulturore

Published

on

BFI dhe Galeria Kombëtare e Portreteve do të shënojnë 100-vjetorin e lindjes së yllit të filmit me “the summer of Marilyn”, shkruan The Guardian.

Për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së saj, Monroe po festohet nga institucionet kryesore kulturore britanike si një interpretuese me inteligjencë të mprehtë komike, një arkitekte e zgjuar e imazhit të saj dhe një grua që riformësoi mundësitë për famën femërore në ekran.

Një sezon gjithëpërfshirës dy-mujor në Institutin Britanik të Filmit (BFI) do të rishikojë filmografinë e saj, ndërsa një ekspozitë historike në Galerinë Kombëtare të Portreteve harton ndërtimin e imazhit të saj.

“Marilyn Monroe ishte me shumë mundësi ylli më i madh që kinemaja pa dhe do të shohë ndonjëherë”, tha Kimberley Sheehan, programuesja kryesore e BFI-së, e cila kuroi sezonin. “Ajo ishte kërcënimi i trefishtë origjinal dhe meriton shumë merita për krijimin e imazhit dhe famës së saj.”

Continue Reading

Kulturë

Eurovision 2026 publikon renditjen: Shqipëria përformon e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë

Published

on

Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes për dy gjysmëfinalet që do të zhvillohen në Vjenë, Austri.

Sipas njoftimit, gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe është planifikuar më 16 maj 2026.

Shqipëria do të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të, e përfaqësuar nga këngëtarja Alis me këngën “Nân”.

Një nga risitë e këtij edicioni është rikthimi i jurive profesionale edhe në gjysmëfinale, krahas votimit të publikut, një praktikë që nuk aplikohej në këtë fazë që nga viti 2022. Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe vendet e mëdha të njohura si pesëshja e madhe – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës.

Këto shtete kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë edhe gjatë gjysmëfinaleve. Publikimi i renditjes së performancave pritet të ndikojë në dinamikën e garës dhe interesimin e publikut, ndërsa Eurovisioni po afrohet drejt një tjetër edicioni të shumëpritur në skenën evropiane të muzikës.

Continue Reading

Të kërkuara