Internet

Shkarkohen zyrtarët e lartë ukrainas të mbrojtjes kibernetike në mes të hetimeve për korrupsion

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë.

Publikuar

Ukraina ka shkarkuar dy zyrtarë të lartë të mbrojtjes kibernetike në mes të një hetimi për korrupsion, ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë.

Yurii Shchyhol, kreu i Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës (SSSCIP) dhe zëvendësi i tij, Victor Zhora, u shkarkuan nga qeveria, shkroi shefi i kabinetit Taras Melnychuk në Telegram.

Ukraina ka rritur përpjekjet për ta luftuar korrupsionin derisa po synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian./UBTNews/

Internet

Elon Musk do të takohet me presidentin izraelit të hënën

Në takim, Herzog do të theksojë nevojën për të parandaluar rritjen e antisemitizmit.

Publikuar

nga

Miliarderi Elon Musk pritet të takohet me presidentin izraelit, Isaac Herzog të hënën gjatë një vizite në Izrael, konfirmoi zyra e presidentit.

Gjatë takimit me Muskun, Herzog do të theksojë nevojën për të parandaluar rritjen e antisemitizmit, thuhet në njoftimin e mëtutjeshëm të zyrës së presidentit.

Përfaqësuesit e familjeve të pengjeve të mbajtura nga Hamasi gjithashtu pritet të bashkohen në takim, ku ata do të ndajnë “tmerret e sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor dhe dhimbjen dhe pasigurinë e vazhdueshme për ata që mbahen robër”, shtoi zyra e presidentit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

7amleh: Meta po përfiton nga përhapja e përmbajtjeve të dëmshme të lidhura me luftën në Gaza

Publikuar

nga

Qendra Arabe për Avancimin e Mediave Sociale ka zbuluar se Meta – e cila zotëron Facebook dhe Instagram – po korr përfitime financiare nga shpërndarja e përmbajtjeve të dëmshme brenda platformave të saj.

Hetimi u nxit nga zbulimi se Facebook shfaqte reklama të synuara që bënin thirrje për vrasjen e individëve dhe reklama që bënin thirrje për dëbimin me forcë të palestinezëve për në Jordani.

7amleh gjeti 19 reklama me gjuhë urrejtjeje dhe nxitje në hebraisht kundër arabëve dhe palestinezëve në kontekstin e luftës në Gaza. Reklamat e miratuara përfshinin thirrje për të “eliminuar Gazën, gratë, fëmijët dhe të moshuarit e saj” dhe fraza të tjera nxitëse që kërkonin në mënyrë eksplicite vrasjen e palestinezëve, djegien e të gjithë Gazës, deportimin e njerëzve në vende të tjera dhe thirrje për të kryer një Nakba* të dytë.

Kjo hedh dritë mbi dështimin e Meta-s për të ndaluar përmbajtjen e reklamave nxitëse në platformat e saj dhe përfitimet financiare të kompanisë nga përhapja e kësaj retorike, tha grupi./UBTNews/

Nakba* është një term në arabisht do të thotë “katastrofë” ose “fatkeqësi”, dhe zakonisht përdoret për të përshkruar ngjarjet që ndodhën në vitin 1948, ku për shumicën e palestinasve, kjo do të thotë humbja e shtëpive, tokave dhe pronave të tyre, si dhe shpërngulja dhe largimi i masave të tyre nga vendet ku ata jetonin.

Vazhdo të lexosh

Internet

Kompania mediatike e Paris Hiltonit tërheq një reklamë nga platforma “X”

Deri te ky vendim erdhën pas përmbajtjes antisemitike dhe pro-naziste në platformë.

Publikuar

nga

Kompania mediatike e Paris Hilton, 11:11 Media, ka tërhequr një reklamë nga platforma “X”, vetëm një muaj pasi njoftoi rreth bashkëpunimit të tyre. Kjo është marka e fundit që ka tërhequr një reklamë në platformën që dikur njihej si Twitter, për shkak të përmbajtjes antisemitike dhe pro-naziste në atë sajt.

“11:11 Media mori vendimin për tërheqjen e menjëhershme të kampanjës nga platforma”, deklaroi Bruce Gersh, presidenti dhe shefi operativ për CNN.

Ky vendim për ta tërhequr reklamën është goditje për “X-in” dhe shefen ekzekutive të platformës, Linda Yaccarino, e cila muajin e kaluar njoftoi rreth partneritetit promovues me Hiltonin.

Marrëveshja, e cila u njoftua nga Yaccarino si një “partneritet zyrtar” afatgjatë mes Hiltonit, 11:11 Media dhe platformës, synonte të krijonte “një platformë fillestare për iniciativat e reja në video dhe video live, tregti të drejtpërdrejtë, Spaces, dhe shumë më tepër”.

Me këtë marrëveshje palët u pajtuan edhe për ndarjen e të ardhurave mes tyre./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

38 vjet nga Windowsi i parë

Publikuar

nga

38 vjet më parë, më 20 nëntor 1985, Microsoft lansoi Windows 1.0 e parë.

Windows u lansua si pasardhës i sistemit MS-DOS.

Windows 1.0 kërkonte dy disqe, 256 kilobajt memorie dhe një kartë grafike.

Nëse dëshironi të ekzekutoni disa programe në të njëjtën kohë, ju nevojitet një PC me një hard disk dhe 512 kilobajt memorie.

DOS ishte një sistem operativ pa dritare grafike. Pra, kur filloni kompjuterin tuaj, do të shfaqet një kërkesë DOS. Duhet të njihje komandat dhe t’i fute ato në mënyrë që të ekzekutosh një program ose të bësh diçka në kompjuter fare.

MC-DOS bëri një gjë në të njëjtën kohë. Për të përdorur programin e dytë, programi i parë duhej të mbyllej dhe të futej komanda për të hapur programin e dytë.

Windows 1.0 u prezantua në vitin 1983, por zhvillimi i tij zgjati dy vjet.

Është dashur të merrte një emër tjetër, por quhej “Windows” për të përshkruar “dritaret” ose kornizat e kompjuterit që do të shfaqeshin në ekranin e përdoruesit. Menytë rënëse, shiritat e lëvizjes, ikonat, e bënë më të lehtë përdorimin e programit. Në fakt, ky është pararendësi i Windows që përdorim sot.

Përveç kësaj, për përdoruesit ishin në dispozicion programi i menaxhimit të skedarëve MS DOC, programe vizatimi dhe shkrimi, fletore, kalkulator, kalendar, kartë të dhënash, orë dhe lojë.

Kritikët nuk ishin të kënaqur me performancën e tij. Kundërshtimet kishin të bënin me funksionimin e sistemit kur u lansuan disa aplikacione, por edhe me promovimin e përdorimit të miushit nga Microsoft (i cili nuk ishte i pranishëm në atë kohë, të gjitha komandat futeshin duke përdorur tastierën).

Windows 2.0 e zëvendësoi atë në nëntor 1987. Megjithatë, Microsoft e mbështeti këtë version më gjatë se çdo tjetër, për 16 vjet (deri më 31 dhjetor 2001).

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara