Lajmet

Shkalla e viktimave ruse bie me 30%

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës sugjeron një ulje ditore prej 208 viktimash.

Publikuar

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se shkalla mesatare ditore e viktimave të Rusisë ka “ka shumë të ngjarë të bjerë me rreth 30%”.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës sugjeron një ulje ditore prej 208 viktimash. Kjo është ulur nga 776 në mars, në një mesatare prej 568 deri më tani në prill.

“Inteligjenca e mbrojtjes nuk mund të verifikojë metodologjinë e saktë të Ukrainës, por tendenca e përgjithshme ka të ngjarë të jetë e saktë”, thuhet në përditësimin./UBTNews/

Lajmet

​Hoti: Në tri vitet e fundit shënohet regres në zhvillimin ekonomik e social

Publikuar

nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se lufta e Qeverisë në tri vitet e fundit ndaj mediave, sindikatave, bizneseve dhe ndaj çdokujt që ka qenë kritik ka degraduar demokracinë në vend, zhvillimin ekonomik dhe për barazinë sociale.

Reagimi i ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vjen pasi Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende.

“E kemi ngritur këtë shqetësim në vazhdimësi. Tani po dëshmohet nga tri raporte ndërkombëtare, të cilat i pranuam këto ditë: nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga Freedom House dhe së fundmi nga “Reporterët pa Kufij”. Secili raport më negativ se tjetri. Ky i fundit, që merret me lirinë e mediave, na rendit për 19 pozita më poshtë. E vërteta është se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është ballafaquar me sfida në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, në luftimin e korrupsionit, në fuqizimin e mediave dhe shoqërisë civile dhe në avancimin e dialogut social”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij nga viti në vit është shënuar progres dhe Kosova ka qenë e renditur ndër vendet me demokracinë më funksionale në rajon. Derisa sipas Hotit në tri vitet e fundit, është shënuar regres në çdo dimension të zhvillimit ekonomik e social.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

AGK: Raporti i Reporterëve pa Kufij duhet të jetë alarm për qeverinë e Kosovës

Publikuar

nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se Kosova ka shënuar regres për 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56, në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij. Ai ka thënë se ky raport duhet qe të jetë alarm për qeverinë e Kosovës.

“Si rrallë ndonjëherë mëngjesi ka nisur me një raport të Indeksit e Reporterëve Pa Kufij  që në vitet e fundit Kosova shënon regresin më të madh, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56. Kjo rëndohet mund të mos jetë befasi për atë që kemi përjetuar në vitin e fundit por duhet që të jetë alarm për ata, që këtu e kam fjalën për institucionet e Kosovës, për qeverinë. Siguria e gazetarëve ka qenë një shqetësim vitin e kaluar”, ka thënë Rexha.

Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se gazetarët duhet të jenë në gjendje të mirë dhe të fortë, për të bërë punën e tyre duhet që të jenë të lirë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Publikuar

nga

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i cili mban përgjegjës udhëheqësit.

“Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë – atë që e mban publikun të informuar, mundëson një shumëllojshmëri zërash dhe i mban udhëheqësit përgjegjës”, ka shkruar ambasada në “X”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të tragjedisë humanitare në Gaza

Publikuar

nga

Turqia ka pezulluar tregtinë me Izraelin për shkak të ofensivës së saj në Gaza, duke përmendur “tragjedinë e përkeqësuar humanitare”.

Ministria turke e tregtisë tha se masat do të jenë në fuqi derisa Izraeli të lejojë “fluksin e pandërprerë dhe të mjaftueshëm” të ndihmës në Gaza.

Tregtia mes dy vendeve arriti vlerën pothuajse 7 miliardë dollarë (5.6 miliardë £) vitin e kaluar.

Ministri i Jashtëm i Izraelit akuzoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan se po vepron si një “diktator”.

Israel Katz shkroi në X se Erdogan “po shpërfillte interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe po injoronte marrëveshjet tregtare ndërkombëtare”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara