Lajmet

Shkalla e ulët e lindjeve në Angli mund të detyrojë mbylljen e 800 shkollave fillore deri në vitin 2029

Published

on

Rënia e lindjes së numrit të fëmijëve në Angli mund të çojë në mbylljen e deri në 800 shkollave fillore deri në vitin 2029, sipas një studimi nga Instituti i Politikave të Arsimit (EPI).

Instituti i atribuoi rënien kombëtare të nxënësve të shkollave fillore shtetërore kryesisht rënies së nivelit të lindjeve.

Gjithashtu, Instituti paralajmëroi se rënia e numrit të nxënësve mund t’i vërë shkollat nën presion të rëndë financiar, me shumë këshilla lokale që tashmë po përpiqen të mbajnë operacionet.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se faktorë përtej nivelit të lindjeve, të tilla si kostot e larta të strehimit, po formësojnë vendimet familjare se ku të jetojnë dhe ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre.

Trendi është më i theksuar në Londër mbetet ku familjet po zhvendosen jashtë kryeqytetit ose po zgjedhin shkolla private, thuhet në raport.

Regjistrimi në shkollat fillore kombëtare arriti kulmin në rreth 4.5 milionë në 2018-19, por që atëherë ka rënë me gati 2%.

Kjo rënie parashikohet të bjerë edhe me 4% gjatë pesë viteve të ardhshme, duke përfaqësuar një humbje prej 162,000 nxënësish,  ekuivalent i 800 shkollave fillore./S.K/KP/The Guardian.

Continue Reading

Lajmet

Shërbimi Meteorologjik Gjerman korrigjon hartën: Kosova paraqitet me kufijtë e saj kushtetues

Published

on

By

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) ka përmirësuar paraqitjen e hartës së tij zyrtare, duke e pasqyruar tashmë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur brenda kufijve të saj kushtetues dhe jo si pjesë të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili theksoi se ky korrigjim erdhi si rezultat i reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, deklaroi Ajeti.

Ambasadori u bëri thirrje qytetarëve që, nëse hasin pasaktësi të ngjashme në institucione apo kompani të tjera gjermane ku Kosova apo qytetet e saj nuk paraqiten korrektësisht, të njoftojnë ambasadën në adresën e emailit [email protected] duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Vrasja e gruas në Malishevë: Arma dyshohet se ishte me leje të babait të të dyshuarit

Published

on

By

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me vrasjen e 25-vjeçares shtatzënë në fshatin Kërvasari të Malishevës. Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka konfirmuar se arma me të cilën dyshohet se u krye krimi kishte leje dhe i përkiste babait të të dyshuarit.

“Në momentin e marrjes së informatës, njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të lëndimeve shumë të rënda, personat janë transportuar me urgjencë për në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Zogaj për mediat.

Më tej, komandanti i stacionit sqaroi rrethanat e armës së përdorur në këtë ngjarje: “Dyshohet se arma është me leje dhe është e prindit të dorasit. Prokuroria e ka cilësuar rastin si vrasje të rëndë, ndërsa ne jemi në fazën fillestare të hetimeve për të zbardhur të gjitha rrethanat”.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se 25-vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas ka mbetur i plagosur rëndë dhe po vazhdon të trajtohet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Hetimet nga organet e rendit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i shtohet botimi i ri “La Scanderbeide”

Published

on

Koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u është shtuar botimi i vitit 2025 i veprës “La Scanderbeide: Edizione integrale commentata” të Margherita Sarrocchi-t.

Botimi është përgatitur nga Olimpia Gargano dhe është publikuar nga Centro di Cultura e Storia Amalfitana, në serinë Biblioteca Amalfitana.

“La Scanderbeide” konsiderohet një vepër e rëndësishme e letërsisë italiane të shekullit XVII dhe poema e parë epike e shkruar nga një grua në letërsinë italiane të asaj periudhe. Vepra e Sarrocchi-t e vendos figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në kontekstin e letërsisë evropiane dhe dëshmon jehonën e tij përtej botës shqiptare.

Botimi i vitit 2025 ka rëndësi të veçantë pasi sjell një edicion të ri dhe më të qasshëm të veprës për lexuesit dhe studiuesit.

Sipas Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ky pasurim i koleksioneve përbën një burim me interes të veçantë për studiuesit e letërsisë, historisë, albanologjisë dhe marrëdhënieve kulturore shqiptaro-italiane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Një 18-vjecar nga Kosova gjendet pa shenja jete në Shëngjin

Published

on

Një i ri nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunesë, në Shëngjin të Shqipërisë.

I riu është gjetur në ujë, pa shenja jete. Ende nuk dihen rrethanat e rastit, ndërsa po hetohet se a është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det, shkruan A2.

Në morgun e Lezhës pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Rasti është duke u hetuar nga policia. A.M.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara