Lajmet

Shifrat tronditëse: Mbi 295 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria

Published

on

Pasiguria akute ushqimore vazhdon të rritet me një ritëm alarmues, me mbi 295 milionë njerëz në rrezik vdekjeje nga uria, zbulon një analizë e re e Raportit Global për Krizat Ushqimore (GRFC).

Përshkallëzimi i konflikteve dhe shkurtimet në ndihmën humanitare, së bashku me ndryshimet e shumta klimatike dhe ekonomike, detyruan vitin e kaluar edhe 13.7 milionë njerëz të tjerë që të përjetojnë pasiguri kronike ushqimore.

Ky është viti i gjashtë radhazi që numri i njerëzve që përballen me “niveli të larta të pasigurisë ushqimore akute” ka ardhur në rritje, duke arritur në 295.3 milionë, sipas raportit. Kjo shifër përfaqëson një të katërtën – 22.6% – e popullsisë së 53 vendeve të analizuara nga ekspertët e GRFC.

“Përshkallëzimi i konflikteve, rritja e tensioneve gjeopolitike, pasiguria ekonomike globale dhe shkurtimet e financimeve po thellojnë pasigurinë ushqimore akute,” thuhet në raport.

Numri i njerëzve që përballen me mungesën më kronike të ushqimit, sipas Klasifikimit të Fazës së Pasigurisë Ushqimore të Integruar (IPC), i mbështetur nga OKB – është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Më shumë se 95% e tyre jetonin në Rripin e Gazës dhe Sudan. Haiti, Mali dhe Sudani i Jugut kanë popullata të konsiderueshme që përjetojnë sfida të ngjashme.

Kjo kategori e përshkruar si “katastrofë” nga IPC, karakterizohet nga uria, vdekja, varfëria ekstreme dhe nivele të larta të kequshqyerjes akute. Në Sudan, lufta civile në përkeqësim çoi në shpalljen zyrtare të urisë, me më shumë se 24 milionë njerëz që përballen me pasiguri akute ushqimore. Gjendja u përkeqësua në Rripin e Gazës. Ekspertët, vitin e kaluar deklaruan se gjysma e popullsisë ishte parashikuar të përjetonte skenarin e “katastrofës”.

“Pas mbylljes së të gjitha kalimeve në Rripin e Gazës në fillim të marsit e prishjes së armëpushimit dymujor, qasja në ushqim është kufizuar,” thotë raporti.

Këto paralajmërime u konfirmuan kur raporti më i fundit i IPC tha se popullsia e Gazës, rreth 2.1 milionë palestinezë, ishte në “rrezik kritik” nga uria, ndërsa bllokada izraelite ndaj ndihmës humanitare vazhdon. Ekspertët e GRFC identifikuan përkeqësimin e sigurisë ushqimore në 19 vende, kryesisht të nxitur nga konfliktet si në Mianmar, Nigeri dhe Republika Demokratike e Kongos.

Kjo pasiguri, sipas tyre, u shtua nga kriza klimatike, ku përmendet thatësira e pritshme në disa pjesë të Etiopisë, Kenias dhe Somalisë, si dhe problemet e shumta dhe varfëria ekstreme në Afganistan dhe Pakistan.

Ndërprerja e papritur e financimit këtë vit, veçanërisht nga USAID, gjithashtu ka tkurrur shërbimet e ushqyerjes për më shumë se 14 milionë fëmijë në shtete si Sudani, Jemeni dhe Haiti, duke i lënë ata të pambrojtur ndaj kequshqyerjes dhe të ekspozuar ndaj vdekjes.

Burimi: The Guardian

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara