Sport

Shifrat e frikshme të Lewandowskit për “fajin” e Ronaldos

Publikuar

“Mosha është vetëm numër”, kështu thoshte gjithmonë Cristiano Ronaldo dhe deri më tani po del të jetë ashtu, pasi portugezi regjistron statistika fantastike edhe në moshën 36-vjeçare.

Rrugës së CR7 po shkon sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski. Ai sezonin e kaluar pati edicionin më të mirë në karrierë me 55 gola në 47 paraqitje dhe fitoi pothuajse gjithçka.

Këtë edicion, edhe pse 32-vjeçar, Lewa po shijon një tjetër sezon ëndrrash. Pas 27 ndeshjeve në të gjitha garat, ai deri më tani ka shënuar 29 gola – prej tyre 24 në Bundesliga, çka e bën atë golashënuesin më të mirë në Evropë dhe kandidatë kryesor për Këpucën e Artë.

Nëse Lewa vazhdon me këtë formë dhe triumfon me Bayernin në fund të sezonit, padyshim që edhe këtë edicion do të jetë kandidatë numër një për Topin e Artë.

Ai do ta kishte fituar këtë çmim vitin e kaluar, nëse France Football nuk do të kishte anuluar gjithçka shkaku i Covid-19, me pretekstin se s’mund të gjykohen drejtë futbollistët.

Sport

​Përballja e tretë e finales mes Trepçës dhe Yllit

Publikuar

nga

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen të enjten mbrëma në finalen e tretë të “Play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Rezultati i serisë finale aktualisht është 1:1, kurse skuadra e cila shënon tri fitore e para do të shpallet kampione e Kosovës.

Dy sfidat e para kanë qenë të jashtëzakonshme, duke paralajmëruar duele të ‘zjarrta’ në finale, që është ajka e fundit të kampionatit. Ndeshjen e parë e fitoi Trepca me shifrat 77:68, kurse në përballjen e dytë triumfoi Ylli me rezultat 80:79.

“Xehetarët” kërkojnë trofeun e katërt për këtë edicion, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike dhe titullin e pestë në histori, derisa therandasit titullin e tretë në histori, pasi më 2021 dhe 2022 u shpallën kampionë të Kosovës.

Përballja e tretë e finales do të zhvillohet të enjten mbrëma me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ademi në 8-vjetorin e anëtarësimit në FIFA: Kosova është histori suksesi

Publikuar

nga

Kosova para tetë vjetësh aderoi si anëtarja e 210-të e shtëpisë së madhe të futbollit FIFA në Kongresin e 66-të të kësaj organizate sportive në Meksiko.

Pas thyerjes së izolimit 25-vjeçar më 3 maj 2016 me anëtarësim në UEFA, misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua më 13 maj 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash si anëtare e FIFA-s. Një rrugëtim plotë mund e sakrifica që gjithsesi hapi një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës.

Me këtë rast, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se deri tek kjo arritje e madhe, Kosova erdhi me kontributin e figurave të mëdha sportive si Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahutm Sabri Hashanit, Fadil Vokrri e të tjerë.

“13 maj 2016 është një datë tjetër e rëndësishme, e paharrueshme dhe historike, jo vetëm për komunitetin e futbollit, por edhe për shtetin e Kosovës.Nuk mund të përshkruajmë rëndësinë e kësaj ngjarjeje pa përshëndetur punën dhe sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan në këtë rrugëtim. Duke filluar epoka e guximshme e mëvetësimit nën udhëheqjen e Agim Bytyqit, vazhduar me epokën e rezistencës dhe ekzistencës nën drejtimin e Rexhep Abdullahut e Sabri Hashanit, dhe me epokën e ndërkombëtarizimit nën udhëheqjen e legjendës Fadil Vokrri, çdo pjesëmarrës ka lënë gjurmët e tij dhe gëzon respekt”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Ai ka shtuar se në këtë rrugëtim tetëvjeçar, Kosova tashmë është bërë një histori suksesi.

“Tani, tetë vjet pas anëtarësimit, Kosova, falë mbështetjes së UEFA-s e FIFA-s, është transformuar në një histori suksesi. Bashkërisht, kemi bërë përparime të mëdha në masovizimin dhe zhvillimin e futbollit si dhe kemi ndihmuar të rinjtë tanë të përfshihen në këtë sport”, ka theksuar Ademi.

Vazhdo të lexosh

Sport

Trajneri i muajit në Premier Ligë

Publikuar

nga

Sean Dyche e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit prill në Premier Ligë. Skuadra e tij regjistroi katër fitore dhe një barazim gjatë muajit prill dhe kjo i siguroi qëndrimin në Premier Ligë skuadrës së Evertonit.

Evertoni mbajti katër porta të paprekura gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë këtu një kundër Liverpoolit, të cilin e mposhti 2:0 në derbin e Merseyside në “Goodison Park” për herë të parë pas 14 vjetësh.

Dyche e fiton këtë çmim për herën e tretë në karrierën e tij, ku e ka fituar në të kaluarën me Burnleyn në mars të vitit 2018 dhe në shkurt të vitit 2020.

Ai është trajneri i parë i Evertonit që e fiton çmimin në fjalë që nga Carlo Ancelotti në shtator të vitit 2020.

Dyche kryesoi listën me më së shumti vota, që përfshinte edhe trajnerët e njohur si Mikel Arteta dhe Pep Guardiola.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Klubi i njohur italian në shitje, vijnë dy oferta nga Amerika

Publikuar

nga

Danilo Iervolino kërkon të shesë Salernitanan dhe ka marrë dy oferta nga palët e interesuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra e Salernitanas nuk ka pasur një sezon pozitiv në elitën e futbollit italian dhe tashmë ka pësuar matematikisht rënien në Serie B përpara fundit të sezonit, pasi ka marrë vetëm dy fitore në 35 ndeshje të ligës këtë sezon.

Iervolino mori Salernitanan nga pronari i Lazios, Claudio Lotito në dhjetor të vitit 2021 dhe bëri mjaft mirë në dy sezonet e tij të para në krye, por gjërat kanë marrë një kthesë në rënie këtë sezon dhe tani biznesmeni italian është i prirur ta shes klubin.

“Tuttosport” detajon se si Iervolino ka marrë dy oferta për Salernitanan ndërsa ai kërkon të shesë klubin përpara sezonit të ardhshëm, të dyja nga Shtetet e Bashkuara.

E para vjen nga një sipërmarrës italo-amerikan i cili dëshiron të futet në futboll, ndërsa tjetri është nga një fond investimi që do të përfshijë kapital nga Italia. Një ofertë detyruese pritet të arrijë deri më 21 maj.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara