Lajmet

Shifra të reja për vdekjet gjatë protestave në Kazakistan

Ndër të vrarët janë 206 civilë dhe 19 oficerë policie dhe ushtarë.

Published

on

Gjatë trazirave në Kazakistan janë vrarë më shumë njerëz sesa që mendohej deri tani. Në vend ka shpërthyer edhe një betejë e fuqishme për pushtet.

“Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme janë vrarë të paktën 225 persona, trupat e të cilëve janë dërguar në morg”, kumtoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në kryeqytetin e Kazakistanit. Ndër të vrarët në qytetin e Almaty dhe në pjesë të tjera të vendit janë 206 civilë dhe 19 oficerë policie dhe ushtarë.

Më 9 janar flitej për 164 të vdekur. Autoritetet tani thonë se numri i të plagosurve ka shkuar ndërkohë në rreth 4.600 – dy herë më shumë sesa që thuhej një javë më parë.

Goditja kundër klanit të ish-presidentit

Ndërkohë janë shkarkuar dy dhëndër të ish-presidentit Nursultan Nazarbayev nga postet e drejtuesve të kompanive të mëdha energjetike: Dimash Dosanov ka dhënë dorëheqjen si kryetar i kompanisë së transportit të naftës KasTransOil, ndërsa Kakirat Charipbayev si kryetar i kompanisë së gazit KasakGas. Fondi shtetëror i ish-republikës sovjetike, të pasur me burime nafte, nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm.

Pushimet nga puna tregojnë për një luftë të ashpër për pushtet që ka rezultuar edhe me protesta të dhunshme. Shkak për këtë në fillim të janarit ishte rritja e lartë e çmimit të gazit, i cili përdoret për karburantin e makinave. Protestat më vonë u përshkallëzuan në demonstrata antiqeveritare dhe trazira në të gjithë vendin. Më shumë se 20.000 njerëz thuhet se janë përfshirë në demonstrata, ndërsa më shumë se 10.000 janë arrestuar.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev i ka quajtur trazirat si një “tentativë për grusht shteti nga forcat terroriste”. Ai u dha urdhër forcave të tij të sigurisë që të qëllojnë kundër demonstruesve pa paralajmërim. Tokayev fajësoi edhe disa kompani për këto protesta, përfshirë edhe KazakGas.

Përplasjet e ashpra

Tokayev mori postin e presidentit në vitin 2019 nga Nazarbayev, i cili sundoi Kazakistanin në një mënyrë autoritare për tre dekada. Transferimi i pushtetit fillimisht dukej i suksesshëm. Por gjatë trazirave, Tokayev ishte kthyer kundër ish-mentorit të tij me fjalë jashtëzakonisht të ashpra. Ai akuzoi Nazarbayevin, për të cilin thuhet se ka ende ndikim të madh në vend, se favorizon një elitë të pasur. Shefi i inteligjencës Karim Masimov, një i besuar i afërt i Nazarbayevit është larguar nga detyra dhe është arrestuar me dyshimin për “tradhti të shtetit”.

Ditët e fundit situata në Kazakistan është stabilizuar si rezultat i një operacioni ushtarak të udhëhequr nga Rusia dhe Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO). Në Kazakistan janë dërguar trupa nga Rusia, Bjellorusia, Armenia dhe vendet e Azisë Qendrore, Taxhikistani dhe Kirgistani. Ato kanë nisur tërheqjen ditën e enjtje ndërsa deri të mërkurën duhet të përfundojë misioni ushtarak./DW

Vendi

KPK pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar sot unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ngjarja e rëndë ka nxitur reagime të shumta dhe pikëpyetje mbi dështimin e institucioneve të drejtësisë për t’i ofruar mbrojtje viktimës.

Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para se të vritej, ajo i kishte dërguar një letër zyrtare kryeprokurores Vuçetaj, ku e njoftonte se jeta e saj ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2026 midis kritikave të opozitës

Published

on

By

Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Nga shtatë amendamentet e propozuara gjithsej, mbështetjen e shumicës parlamentare e morën vetëm dy prej tyre, ndërsa të gjitha propozimet e opozitës u rrëzuan.

Miratimi u parapri nga një debat i ashpër në sallë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si një mbulesë për 120 milionë euro të vendosura që në fillim të vitit, duke theksuar se ligji ka probleme procedurale dhe përmbajtësore.

Po nga kjo parti, deputetja Hykmete Bajrami kërkoi sqarime nga Ministria, duke pretenduar se ndryshimi po bëhet për të mbuluar koston e pagës së 13-të. Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i quajti ndryshimet e propozuara ligjore si dinakëri të ministrit të Financave.

Të gjitha këto pretendime e akuza u hodhën poshtë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mbrojti rishikimin e buxhetit para deputetëve.

Continue Reading

lajme

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndalet një kombi me tri lopë në Leposaviq, dyshohet se u futën nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, pasi gjatë kontrollit janë gjetur tri lopë, të cilat dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35. Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, automjeti dhe tri kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara