Teknologji

Shfletuesi Opera integron ChatGPT

Shorten do të lansohet për të gjithë përdoruesit së shpejti.

Published

on

Opera ka vendosur të hyjë fuqishëm në inteligjencë artificiale. Këtë javë kompania publikoi planet për të integruar funksionalitete AI në shfletuesin e saj duke filluar me “Shorten”, një funksionalitet që përdor ChatGPT për të krijuar përmbledhje artikujsh dhe uebfaqesh.

Kur mjeti të bëhet i disponueshëm për publikun, do të vëreni një ikonë të re në anën e djathtë të fushës së adresës. Duke klikuar mbi të hapet një panel anësor ku ChatGPT do të ofrojë një përmbledhje me pika të uebfaqes që po shikoni.

Jan Standel, zëvendëspresident i marketingut dhe komunikimit pranë Opera, tha për the Verge se Shorten do të lansohet për të gjithë përdoruesit së shpejti.

Kompania po punon në funksionalitete të tjera të fuqizuara nga AI duke premtuar të përmirësojë eksperiencën, por nuk hyri në detaje.

Prezantimi i Shorten vjen në një kohë kur Microsoft tha se do të ridizajnonte Edge duke shtuar një copilot AI në shfletues. Në mesin e shumë gjërave, Edge do të mund të ofrojë një përmbledhje të uebfaqeve.

Ndërkaq po javën e kaluar Google prezantoi Bard, robotin AI fuqizuar nga LaMDA./PCWord Albanian

Teknologji

Fansat mund të presin më gjatë, GTA 6 rrezikon vonesë

Published

on

Informacione të reja jozyrtare sugjerojnë se Grand Theft Auto VI mund të përballet me një vonesë të mundshme.

Fansat e një prej serive më të njohura në historinë e videolojërave mund të duhet të presin më gjatë sesa ishte parashikuar.

Edhe pse data zyrtare e publikimit mbetet 26 maj 2026, raportime të fundit tregojnë se afatet mund të mos respektohen.

Sipas The Escapist, në podkastin më të fundit të Reece Reilly janë shfaqur deklarata kontradiktore, që lënë të kuptohet se puna për përfundimin e lojës mund të zgjasë më shumë. Reilly thekson se loja është afër përfundimit, por mund të kërkojë testime shtesë për t’u siguruar që plotëson pritjet e larta të lojtarëve pas një periudhe të gjatë pritjeje.

GTA VI u njoftua për herë të parë në vitin 2022, ndërsa traileri i parë u publikua në dhjetor 2023, duke shkaktuar një interes masiv në mbarë botën. Loja pritet të vazhdojë historinë e kultit GTA V, i publikuar në 2013 dhe ende në shitje me miliona kopje.

Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar për një vonesë, por burimet raportojnë se testimet e brendshme vazhdojnë dhe ekipi po përballet me sfida në optimizimin e lojës për konsolat e fundit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Reddit dhe Kick ndalohen për fëmijët nën 16 vjeç në Australi

Published

on

Australia ka shtuar Reddit dhe platformën e transmetimeve të drejtpërdrejta Kick në listën e faqeve të ndaluara për fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

Me këtë vendim, numri i rrjeteve sociale të ndaluara shkon në nëntë, duke përfshirë edhe Facebook, X, Snapchat, TikTok, YouTube, Instagram dhe Threads.

Nga data 10 dhjetor, kompanitë teknologjike do të përballen me gjoba deri në 50 milionë dollarë australian nëse nuk marrin masat për të çaktivizuar llogaritë ekzistuese të përdoruesve nën 16 vjeç dhe për t’i ndaluar ata që duan të hapin llogari të reja.

“Ndalimi i qasjes së fëmijëve në rrjetet sociale u jep atyre kohën që të mësojnë dhe të rriten, të çliruar nga forcat që mund t’i dëmtojnë,” tha komisionerja për Sigurinë Elektronike në Australi, Julie Inman Grant.

Platformat e mesazheve Discord dhe WhatsApp, dhe platformat e lojërave Lego Play dhe Roblox, nuk do të përfshihen, po ashtu as Google Classroom dhe YouTube Kids.

Ende nuk është e qartë se si kompanitë do të zbatojnë ndalimin, i cili po monitorohet nga afër nga liderët globalë. Metodat e mundshme përfshijnë përdorimin e dokumenteve të identifikimit, miratimin e prindërve dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Windows 11 mund të jetë më i ngadaltë për shkak të këtyre dy cilësimeve

Published

on

Nëse ju duket se Windows 11 po funksionon më ngadalë se zakonisht, problemi mund të mos jetë te hardueri, por te disa cilësime të vetë sistemit operativ.

Sipas portalit Neowin, dy opsione që aktivizohen automatikisht në Windows 11 mund të ndikojnë ndjeshëm në performancën e kompjuterit tuaj.

Sinkronizimi automatik i OneDrive

Ky shërbim ruajtjeje në cloud kontrollon dhe përditëson skedarët midis kompjuterit dhe llogarisë suaj online. Kjo ngarkon procesorin dhe lidhjen e internetit, veçanërisht në pajisjet më të dobëta ose kur keni shumë skedarë për t’u sinkronizuar.

Efektet vizuale të ndërfaqes

Animacionet, dritaret gjysmë të tejdukshme e hijet i japin Windows-it një pamje moderne, por konsumojnë më shumë kujtesë dhe burime grafike. Në kompjuterët me më pak RAM — sidomos nën 8 GB — këto efekte mund të shkaktojnë ngadalësim të ndjeshëm.

Microsoft ka pranuar se këto cilësime mund të ndikojnë në performancë dhe u sugjeron përdoruesve t’i përshtatin sipas nevojave të tyre.

Këshilla për përmirësimin e shpejtësisë

Ndërprisni përkohësisht sinkronizimin e OneDrive kur punoni me programe të rënda.

Në cilësimet e sistemit, hapni opsionin “Adjust the appearance and performance of Windows” dhe çaktivizoni efektet vizuale që nuk ju duhen.

Përditësoni rregullisht drejtuesit (driverët).

Kontrolloni cilat aplikacione funksionojnë në sfond dhe mbyllni ato që nuk i përdorni.

Këto ndryshime përmirësojnë shpejtësinë dhe kompjuterit dhe të zgjasin jetën e përdorimit, sidomos nëse përdorni pajisje të vjetër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Pas testimit 22 orësh, Kia thyen rekordin Guinness

Published

on

Kombi elektrik Kia PV5 Cargo ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi përshkoi 693.38 kilometra me një karikim të vetëm – pothuajse dyfishin e autonomisë zyrtare prej 415 km.

Rekordi u arrit në rrugë reale në veri të Frankfurtit, ku automjeti mbante një ngarkesë prej 790 kilogramësh.

Gjatë testimit, që zgjati 22 orë, dy shoferë përfunduan 12 xhiro në një itinerar 58.2 km të gjatë, duke u përballur me kushte të zakonshme trafiku.

Modeli i përdorur kishte një bateri prej 71.2 kWh, ndërsa versioni standard i PV5 Cargo ofrohet me bateri 51.5 kWh dhe autonomi rreth 296 km.

Kia PV5 është pjesë e familjes së re Platform Beyond Vehicle (PBV) të markës koreane, e bazuar në arkitekturën E-GMP.S, dhe ofron dizajn modular me mundësi konfigurimi si furgon, kabinë me shasi ose monovolum, duke e bërë një mjet elektrik shumëfunksional për përdorime të ndryshme.

 

Continue Reading

Të kërkuara