Sport

Sheringham: Solskjaer nëse nuk fiton trofe, nuk e ka të gjatë te Man.United!

Ka presion ndaj Solskjaer këtë vit për të fituar diçka.

Published

on

Humbjet ndaj Young Boys në Champions League, West Ham në Kupën e Ligës disfatë që solli edhe eliminimin nga ky kompeticion dhe sëfundmi Aston Villas në Premier League kanë trazuar ujrat në shtëpinë e Manchester United.

Fajtori kryesor për këtë moment jo të skuadrës konsiderohet trajneri Ole Gunnar Solskjaer me norvegjezin që është vendosur në qëndër të kritikave për shkak të edhe zgjedhjeve të gabuara në situate të caktuara të lojës. Solskjaer i cili është ulur në stolin e Manchester United që nga dhjetori i vitit 2018-të dhe në këto tre vite nuk ka fituar asgjë me “Djajtë e Kuq”, me siguri që nuk do të qëndrojë gjatë në Old Trafford nëse skuadra vazhdon të mos paraqitet mirë në fushë dhe ai nuk arrin të sjellë një trofe në fund të këtij sezoni, i këtij mendimi është ish-sulmuesi i Manchester United Teddy Sheringham i cili ka qenë shok skuadre me Solskjaer te Djajtë e Kuq në periudhën 1997-2001 dhe të dy bashkë ishin heronjtë e asaj përmbysjeje të çmendur ndaj Bayernit në shtesë në finalen e Championsit të vitit 1991 me Sheringham që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 91-të dhe Solskjaer që realizoi golin e fitores në minutën e 93-të. Në një intervistë Sheringham tashmë 55-vjeçar ka analizuar situatën e Solskjaer te Manchester United.

“Pa dyshim ka presion ndaj Solskjaer këtë vit për të fituar diçka. Nëse ai nuk fiton diçka, ai e di që emri i tij do të shkruhet në murin. Ata nënshkruan me Varane dhe Sancho. Kjo do të ishte e mjaftueshme, por më pas erdhi Ronaldo dhe drejtuesit duhet të shohin rezultate tani. Ole është ende një menaxher i ri dhe ai po fiton përvojë ndërkohë që është në punë. Në nivele të larta ai njeh vetëm Unitedin dhe kjo është një punë e vështirë për t’u larguar. Unë mendoj se ai po përparon, por duhet ta çojë punë e tij në një nivel tjetër. Kam idenë se të gjithë duan që ai të bëjë mirë, duan që ai të bëjë mirë sepse ai është një legjendë e Manchester United. Kjo i jep atij një hapësirë, por duhet theksuar se ai duhet të fitojë diçka. Nuk është shkencë e raketave. Nëse nuk ndodh, nuk do të zgjasë shumë aty”, komentoi ish sulmuesi Sheringham, me 55-vjeçarin që me fjalët edhe pse jo në mënyrë të hapur kritikoi ish-shokun e skuadrës Solskjaer.

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Sport

Vozinha: “Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë”

Published

on

By

Vozinha ka folur për ndryshimin e jetës së tij pas rritjes së famës, duke treguar se tashmë përballet shpesh me kërkesa për fotografi dhe autografe, por edhe me situata kur njerëzit e filmojnë pa leje.

“Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Tani, kur dal apo shkoj në restorante, gjithmonë është dikush që dëshiron të bëjë një foto me mua ose të kërkojë një autograf. Ose, edhe më keq, dikush më filmon”, ka thënë ai.

Vozinha ka treguar gjithashtu se gjatë Kupës së Botës kishte interes të madh nga kompani dhe marka të ndryshme për bashkëpunime me të.

“E di që gjatë Kupës së Botës, shumë kompani dhe marka donin të bashkëpunonin me mua. Por, gjatë kohës që garonim, bëra vetëm një bashkëpunim promocional, me UFL Mobile”, u shpreh ai.

Ai theksoi se aktualisht nuk dëshiron të bashkëpunojë me kompani që lidhen me duhanin, alkoolin apo bastet sportive.

“Për momentin, nuk dua të punoj me marka të duhanit, alkoolit apo basteve”, deklaroi Vozinha.

Në fund, ai pranoi se, pavarësisht famës dhe mundësive të reja, do të preferonte jetën që kishte para se të bëhej kaq i njohur.

“Të jem i sinqertë, nëse do të më jepnin jetën që kam sot ose jetën që kisha më parë, do të zgjidhja atë që kisha më parë”, përfundoi ai.

D.L

Continue Reading

Sport

Calciomercato: Zhegrova i dërgon mesazh Spallettit, pritet të luftojë për një vend titullari te Juventusi

Published

on

By

Gazeta e njohur italiane “Calciomercato” ka shkruar për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, i cili shënoi golin e vetëm të Kosovës në humbjen 3-1 ndaj Austrisë.

Ylli i Juventusit u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe arriti të shënojë nga pika e bardhë, duke konfirmuar formën e tij të mirë në javët e fundit.

Paraqitjet e Zhegrovës kanë tërhequr vëmendjen edhe në Itali. “Calciomercato” vlerëson se goli ndaj Austrisë përbën një mesazh të qartë për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti.

“Penalltia nuk e largoi humbjen nga Austria, por konfirmoi formën e fortë të Edon Zhegrovës. Me këtë gol, ai ka arritur në tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni”, shkruan mediumi italian.

Sipas “Calciomercato”, kjo paraqitje mund t’i japë Zhegrovës një rol më të rëndësishëm në planet e Spallettit, pasi sezonin e kaluar trajneri nuk arriti të marrë më të mirën nga sulmuesi kosovar.

“Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për Luciano Spallettin, i cili sezonin e kaluar nuk arriti të mbështetej në versionin e tij më të mirë”, vijon artikulli.

Mediumi italian thekson gjithashtu se Zhegrova pritet të konkurrojë me portugezin Francisco Conceição për një vend në formacionin titullar të Juventusit.

“Ai tashmë mund të ketë një rol më të rëndësishëm në rotacionin e Juventusit, duke pasur vetëm dy kompeticione për të garuar me bashkëlojtarët, Serie A dhe Kupën e Italisë. Me formacionin 4-2-3-1 që përdor Luciano Spalletti, kosovari është kandidat për pozitën e Conceiçãos në krahun e djathtë”, shkruan “Calciomercato”.

Megjithatë, për momentin Zhegrova është i fokusuar te Kombëtarja e Kosovës. “Dardanët” do të përballen të enjten me Izraelin në Hungari, në një tjetër ndeshje të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova shënon nga penalltia

Published

on

By

Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë. Edon Zhegrova ka realizuar nga pika e bardhë, duke rikthyer shpresën për “Dardanët” në këtë përballje të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara