Lajmet

Shërbimet e sigurisë ruse e dinin kërcënimin e ISIS përpara sulmit në koncert, sugjerojnë provat e reja nga organi hetimor

Kështu thonë dokumentet e inteligjencës ruse që u morën nga një organizatë hetimore me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Published

on

Shërbimet e sigurisë së Kremlinit ishin në dijeni të një kërcënimi të ISIS-it disa ditë përpara një sulmi vdekjeprurës në një sallë koncertesh pranë Moskës, thonë dokumentet e inteligjencës ruse që u morën nga një organizatë hetimore me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Qendrës Dossier me bazë në Londër, dokumentet treguan më tutje se Tajiks etnikë të radikalizuar nga ISIS-K –  me degë në Azinë Qendrore e grupit terrorist ISIS – mund të kenë qenë të përfshirë.

Të paktën 143 njerëz u vranë të premten e kaluar në sulmin më vdekjeprurës në Rusi, kur persona të panjohur sulmuan Crocus City Hall me armë, pak para se të mbahej një koncert.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin me deklarata, foto dhe një video propagandistike të filmuar nga sulmuesit.

Dossier Center është një grup hetimor rus i mbështetur nga Mikhail Khodorkovsky, një ish-manjat rus i naftës në mërgim, i kthyer në kritik të Kremlinit. Ai ka zbuluar më parë detaje rreth Presidentit rus Vladimir Putin dhe regjimit të tij, shpesh duke përdorur dokumente dhe rrjedhje nga brenda qeverisë ruse.

“Disa ditë para sulmit terrorist, anëtarët e Këshillit të Sigurimit morën një paralajmërim se qytetarët e Taxhikëve apo Tajik mund të përdoren në sulme terroriste në territorin rus”, thuhet në raportin e fundit të grupit, të publikuar të dielën, duke iu referuar agjencisë ruse të sigurisë.

Më tutje ai shtoi “Edhe para sulmit në Crocus City Hall, një burim i afërt me shërbimet e inteligjencës i tha Qendrës Dossier për këtë”.

Katër të dyshuar, të cilët janë nga republika e Azisë Qendrore të Taxhikistanit, por që punonin në Rusi me viza të përkohshme ose dhe të skaduara, u paraqitën në gjykatë në fillim të kësaj jave duke u përballur me akuza terroriste, duke treguar shenja të dukshme lëndimi. Tre u deklaruan fajtorë, sipas mediave ruse që bëhet e ditur.

Pavarësisht se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë në nivele të ulëta historike, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë se militantët e ISIS-it po planifikonin të organizonin një sulm në vend.

Më herët në mars, Ambasada e SHBA-s  paralajmëroi për një kërcënim në rritje të sulmeve terroriste ndaj Rusisë, me zëdhënësen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson duke thënë se SHBA e kishte ndarë këtë informacion me autoritetet ruse nën politikën e “detyrës për të paralajmëruar”. Por në një fjalim pak ditë para sulmit, Putin i kishte hedhur poshtë paralajmërimet amerikane si “provokative”, duke thënë se “këto veprime i ngjajnë shantazhit të plotë dhe synimit për të frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”.

Putin, i cili kohët e fundit fitoi zgjedhjet e menaxhuara nga skena për të siguruar një mandat tjetër, ka sugjeruar vazhdimisht, pa prova, se Ukraina kishte ndihmuar në orkestrimin e sulmit. Ukraina ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë ndonjë lidhje me sulmin.

Sipas Qendrës Dossier, forcat ruse të rendit po monitoronin të gjitha këto raporte dhe gjithashtu konsideruan rrezikun për Rusinë./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi policët dhe kanosi me vrasje

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar dhe më pas disa zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, në gjendje të dehur kishte goditur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor. Sulmet kanë vazhduar edhe në stacionin policor dhe më pas në spital, ku ai dyshohet se ka sulmuar edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i ka kanosur verbalisht me vrasje.

Po ashtu, ai ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet se tentoi të fuste drogë për një të burgosur

Published

on

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë substanca narkotike gjatë një vizite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta mes një të burgosuri dhe një vizitori, të dy meshkuj kosovarë, në sallën e vizitave.

Gjatë kontrollit të të burgosurit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10 gramë. Dyshohet se substanca i ishte dorëzuar nga vizitori.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një person që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë gjatë ditës së enjte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, dy persona të plagosur

Published

on

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se janë sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar me armë zjarri.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, i cili kishte pësuar plagë në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nën mbikëqyrje policore në QKUK po qëndrojnë njëri nga të lënduarit dhe i dyshuari.

Sipas mjekëve, njëra nga viktimat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar veturën në të cilën dyshohet se ka ndodhur rasti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara