Lajmet

​Shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

Published

on

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, u theksua rëndësia e rrëfimeve të të mbijetuarve që ato të dëgjohen, të ndjehen dhe të përkrahen. Për këtë u tha se ‘trauma nuk ka skadencë ashtu siç nuk ka afat edhe kërkesa për drejtësi’.

Në kuadër të fushatës “trauma nuk ka afat”, nga drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti tha se pasojat e këtij krimi, më së miri Kosova arrin t’i shoh qe 25 vjet me radhë që nuk janë prezent vetëm për të mbijetuarit por edhe për familjet e tyre.

Tutje Rushiti tha se nuk duhet heshtur, të dëgjohen historitë e të reflektohet.

Pasojat afatgjate të këtij krimi, më së miri ne në Kosovë 25 vite me radhë arrijmë ti shohim që nuk janë prezent vetëm për të mbijetuarit, por fatkeqësisht janë prezent edhe tek fëmijët e tyre. Sot në kuadër të fushatës “Trauma nuk ka afat” qe po zhvillojmë së bashku me Ambasadën britanike ne Kosovë dhe me platformën bëhu zëri im kemi zgjedhur të mos heshtim më, kemi zgjedhur të dëgjojmë historitë e të mbijetuarve që të reflektojmë por njëkohësisht të veprojmë me hapa konkret, sepse të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës nuk shërohen me kohën, koha nuk shëron plagët, por drejtësia, përkujdesja dhe rehabilitimi.”, tha Rushiti.

Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves u shpreh se dhuna seksuale akoma përdoret si armë dhe strategji e qëllimshme e luftës.

Dhuna seksuale akoma përdoret si armë dhe strategji e qëllimshme e luftës. Sot është një mundësi që ta pranojmë dhe të luftojmë atë, por gjithashtu një ditë që të festojmë qëndrueshmërinë dhe t’i bëjmë thirrje drejtësisë. Është një ditë që të theksojmë besimin tonë se të mbijetuarit kurrë më nuk duhet të heshtën ose të injorohen, por të njohen, përkrahen dhe fuqizohen. Ju e njihni dhimbjen, por e njihni edhe forcën”, u shpreh Hargreaves.

E mbijetuara dytësore e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Venesa Sulimani tha se trauma e dhunës seksuale nuk është një histori por një trashëgimi, e cila sipas saj, qëndron në jetën e përditshme të të mbijetuarve.

Kur flasim për dhunën seksuale të lidhur me konfliktin, biseda shpesh mbetet e kapur pas historisë — çfarë ndodhi, kur dhe ku. Por trauma, trauma nuk është histori, është trashëgimi. jo nuk qëndron e mbyllur në të kaluarën. Ajo qëndron, jehon dhe shfaqet në jetën e përditshme të të mbijetuarve. Ajo zë vend në trupat e tyre, në familjet e tyre dhe në brezat që vijnë”, tha Sulimani.

Në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt pati edhe homazhe në parkun “Heroinat” në Prishtinë.

Lajmet

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Published

on

Një grua shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas identifikimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Shtërpcë 19.10.2025-NN. Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara