Lajmet

Shenjat që trupi jep të cilat paralajmërojnë se duhet të kontrolloni kolesterolin në gjak

Kjo mund t’ju vë në rrezik për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Published

on

Nëse po kërkoni të kujdeseni për shëndetin tuaj në mënyrën e duhur është e rëndësishme të kuptoni ndryshimin dhe të dini nivelet e kolesterolit të mirë dhe të keq në gjakun tuaj.

Nëse nivelet e kolesterolit në gjak nuk janë në ekuilibrin e duhur, pra nëse nivelet e kolesterolit të keq janë më të larta, kjo mund t’ju vë në rrezik për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

AgroWeb.org ju njeh mëposhtë me pesë shenja të dallueshme në fizikun tuaj, të cilat tregojnë se duhet të kontrolloni nivelin e kolesterolit.

Yndyra e tepërt rreth barkut

I njohur ndryshe edhe si dhjami rreth barkut, ai është një tregues se nivelet e kolesterolit në gjakun tuaj mund të jenë të larta.

Probleme me frymëmarrjen

Ndërtimi i pllakave në arteriet tuaja mund të shkaktojë dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrjen.

Kjo është simptoma më e zakonshme që vihet re tek pacientët me sëmundjet e zemrës.

Gunga të verdha

Gungat e verdha në lëkurë mund të jenë shenjë e kolesterolit të lartë. Ajo që ndodh është se depozitat yndyrore fillojnë të grumbullohen dhe të rriten nën lëkurë, duke krijuar gunga në sipërfaqe.

Të qenurit mbipeshë

Të qenurit mbipeshë ose obez është një faktor që lidhet me rritjen e niveleve të kolesterolit të keq.

Në këtë rast humbja e peshës duhet të ndihmojë në uljen e kolesterolit, si edhe të rrezikut për sëmundje të tjera të lidhura me obezitetin siç është diabeti.

Gjenetika

Shpesh, një nga faktorët më të mëdhenj që përcakton nivelet tuaja të kolesterolit janë gjenet tuaja.

Mënyra se si gjenet ndikojnë tek kolesteroli është mjaft e ndërlikuar, por mund të të thuhet me siguri se kolesteroli i lartë ka tendencë të jetë diçka gjenetike.

Për shumicën e njerëzve, testimi gjenetik nuk është i nevojshëm ose i dobishëm nëse nuk kanë nivele shumë të larta të kolesterolit.

Dhe për shkak se gjenet janë diçka që ne nuk mund ta ndryshojmë, medikamentet janë mjeti më i rëndësishëm për trajtimin e kolesterolit të lartë. /AgroWeb.org

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara