Lajmet

Shenjat e para të kancerit në lukth

Rreziku i shfaqjes së kancerit të lukthit rritet me moshën jetësore.

Published

on

Tumoret në lukth janë shkaktari i dytë më i shpeshtë i kancerit në botë. 85% e tyre janë adenokarcionme të lukthit, ndërkaq 15% janë tumore të limfomës gastrointensinale (GIST) dhe leomisarkome.

Si edhe te shumica e sëmundjeve, për shfaqjen e këtij kanceri, shkaktar është ushqimi. Lukthi është pjesa më e gjerë e gypit tretës. Gjendet midis ezofagut dhe zorrës së hollë. Në lukth fillon tretja e ushqimit.

Sëmundja është 1,5 – 2 herë më e shpeshtë te meshkujt, ndërsa shfaqet më së shpeshti pas moshës 50-vjeçare. Ndër ushqimet që e shkaktojnë, më së shpeshti përmenden ushqimi i tymosur dhe i kriposur shumë (mishi), uji në të cilin ka mjaft nitrate dhe mbajtja e ushqimit në temperaturë dhome, mirëpo, natyrisht, shkaktare janë edhe gjenet.

Kush sëmuret nga kanceri i lukthit?

Rreziku i shfaqjes së kancerit të lukthit rritet me moshën jetësore: kryesisht janë personat më të vjetër se 55 vjeç. Meshkujt dy herë më shpesh sëmuren se femrat. Infeksioni i gjatë me bakterin H.Pylori, i cili jeton në mukozën e lukthit është një ndër shkaktarët primarë të kancerit të lukthit.

Rreziku për shfaqjen e kancerit është më i lartë te personat të cilët në familje kanë ose kanë pasur familjarë të sëmurë, bashkë me disa çrregullime të rralla gjenetike, të cilat rrisin rrezikun e shfaqjessë kancerit të lukthit.

Ushqimi me shumë kripë, i cili përfshin ushqimin e tymosur dhe të kriposur, shërimi paraprak kirurgjik (reseksioni i lukthit), pirja e duhanit dhe pirja eksesive e alkoolit gjithashtu rrisin rrezikun nga kanceri i lukthit.

Është me rëndësi që t’i dalloni simptomat dhe me kohë ta shëroni.

Zakonisht shfaqen:

– Vështirësi të papërcaktuara në pjesën e sipërme të stomakut

– Ndjenja e peshës apo mbushjes pas racionit

– Krupa dhe vjellja

– Tretja e keqe, djegësira

– Dobësia dhe lodhja

– Fryrja

– Diarreja apo kapsllëku

– Dhembjet në stomak

– Gjak në jashtëqitje.

Rreth 25% e të sëmurëve kanë vështirësi të ngjashme sikur të atyre të sëmurëve me sëmundjen e të thatit.

Në fazën më të vonshme të sëmundjes të sëmurët humbin peshë trupore, disa mund të prekin masën e tumorit në pjesën e sipërme të stomakut, gjë që është shenjë jashtëzakonisht e keqe, vjen deri te krupa dhe vjellja apo te problemet me gëlltitjen.

Aktualitet

​Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Published

on

Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.

Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.

Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.

Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.

Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Galliani mohon rikthimin te Milani

Published

on

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.

I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.

“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.

Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa automjete

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur mes disa automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë krijuar edhe kolona të gjata.

Nuk dihet se në këtë aksident a ka të lënduar përveç dëmeve materiale./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë inspektuese nga 8 deri më 12 shtator.

Zyrtarët e UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, inspektuan stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, si dhe terrenet stërvitore, hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse.

Në total, u vizituan 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të përzgjidhen për t’u përfshirë në katalogun e “Team Base Camp” që do t’u ofrohet skuadrave finaliste.

Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve ishte pozitive, ndërsa vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar për marsin e vitit 2026, me qëllim monitorimin e mëtejshëm të punimeve dhe përgatitjeve.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Euro U21 2027.

Turneu do të zhvillohet në qershor dhe do të mbledhë 16 kombëtare të moshës deri në 21 vjeç, me futbollistë të cilët tashmë spikasin edhe në ligat elitare të Europës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara