Kulturë
Shenjat e gënjeshtarit patologjik
Published
5 years agoon
By
Betim Gashi
1. Ekzagjerime
Gënjeshtarët pëlqejnë përshtypjen e dëgjuesit, kështu që gjithkush ekzagjeron herë pas here.
Për shembull, ata mund të pretendojnë të kenë një shtëpi të madhe, që stërvisin kuaj të rrallë që janë më të shpejtët në botë, që takohen me njerëz të famshëm dhe pijnë në shoqërinë e tyre.
2. Një gënjeshtar patologjik pëlqen të duket në publik për të tërhequr vëmendje.
Ai pëlqen të paraqitet si hero ose viktimë në një situatë të veçantë, që, beson ai, do t’ia bëjë jetën më interesante.
3. Gënjeshtarët fillojnë të besojnë historitë e tyre.
Ndoshta është sepse ata duan të kenë fjalën e fundit, ose për shkak se të tjerët nuk kanë mundësi t’i ekspozojnë. Gënjeshtari fillon e jeton dhe sillet sikur gjithçka është pikërisht ashtu siç ai u ka thënë të gjithëve.
4. Një nga mënyrat më të lehta për të kapur një person që thotë gënjeshtra është ta zësh të papërgatitur.
Zakonisht një person tregon një histori me disa detaje, pastaj ua tregon të tjerëve në një mënyrë tjetër. Tregimet nuk i mëson përmendësh, por kur u thuhet njerëzve të ndryshëm ata ndryshojnë dhe dekorojnë vazhdimisht. Nuk është e vështirë për t’i kapur në befasi.
5. Gënjeshtarët patologjikë tregohen agresivë kur kapen duke gënjyer.
Kur bëhen pyetje, ata ndihen të kërcënuar. Nëse ka një situatë të vështirë për ta në bisedë, ata gënjejnë përsëri për të dalë prej saj.
6. Këta njerëz nuk e vlerësojnë ndershmërinë dhe me dëshirë u tregojnë të tjerëve atë që u është thënë privatisht. Për më tepër, ata e raportojnë te të tjerët në një mënyrë të ekzagjeruar dhe të shtrembëruar.
Prandaj, nuk duhet t’ua besoni kurrsesi sekretet.
Duke e përmbledhur, mund të thuhet se gënjeshtarët patologjikë jetojnë për kënaqësinë e tyre dhe gënjejnë vetëm sepse është më interesante.
Sa më shumë gënjejnë, aq më shumë e shijojnë jetën.
Lifestyle
Si t’i lani siç duhet leckat e mikrofibrës?
Published
17 hours agoon
November 21, 2025By
UBT News
Leckat e mikrofibrës janë bërë një ndihmë e pazëvendësueshme në pastrimin e shtëpisë, pasi kapin pluhurin, papastërtitë dhe bakteret më mirë se çdo material tjetër.
Falë strukturës së tyre të veçantë, mund të thithin disa herë më shumë lëng se pesha e tyre e pastrojnë sipërfaqet pa përdorur kimikate shtesë. Janë ekologjike, të ripërdorshme dhe ekonomike, leckë cilësore mund të përballojë deri në 500 larje nëse trajtohet si duhet.
Ato prodhohen nga fibra sintetike ultra të holla, kombinim poliesteri e poliamidi, që janë deri 100 herë më të holla se qimet e njeriut.
Në vetëm një inç katror gjenden mbi 200.000 fibra, të cilat kapin edhe grimcat më të vogla të pluhurit. Për këtë arsye, leckat e mikrofibrës janë të buta, të qëndrueshme dhe nuk lënë gjurmë në sipërfaqet më të ndjeshme, si xhami, pasqyra apo ekrane.
Si përdoren dhe sa shpesh duhet t’i lajmë?
Fuqia epastruese i bën ideale për çdo sipërfaqe: dysheme, mobilie, xhama, sipërfaqe pune, madje edhe makina.
Mund të përdoren për pastrim të thatë ose të lagur, si dhe për lustërim.
Për të ruajtur efikasitetin, lecka duhet të lahet rregullisht, pas çdo përdorimi ose pas përdorimit të tretë.
Fibra mbajnë baktere, pluhur dhe lagështi që mund të shkaktojnë erë të keqe dhe të ulin aftësinë thithëse.
Nëse nuk lahen si duhet, sipërfaqet mund të mbeten me njolla dhe vija të vështira për t’u hequr.
Larja – dorazi apo në makinë?
Leckat e mikrofibrës duhet të lahen veçmas nga rrobat tjera, pasi tërheqin pushin dhe grimcat tjera. Para larjes, tundni për të hequr grimcat më të mëdha. Për lecka shumë të ndotura përdorni ujë të ngrohtë; për ato më pak të ndotura, ujë të ftohtë.
Përdorni detergjent të butë, asnjëherë zbutës rrobash, sepse mbyll mikroporet e fibrave dhe pengon thithjen.
Për njolla të forta, mund t’i lini të njomura në ujë të ngrohtë me pak detergjent për 10–15 minuta para larjes.
Larja me dorë: mbushni lavamanin me ujë të ftohtë, shtoni disa pika detergjent, lini lecka të zhyten 15 minuta, pastaj fërkoni lehtë. Shpëlajini mirë dhe shtrydhni ujin e tepërt. Mos përdorni ujë të valë, pasi dëmton fibrat.
Tharja dhe ruajtja
Pasi të lahen, më së miri lecka të thahen natyralisht, të shtrira në sipërfaqe të rrafshët ose të varura, larg diellit. Nëse përdorni makinën e tharjes, vendosni temperaturë të ulët. Para dhe pas tharjes, pastroni filtrin e pushit për të shmangur ngjitjen e grimcave përsëri.
Kur të jenë tharë plotësisht, palosni e ruani në vend të thatë, larg pluhurit dhe lagështisë. Nëse vëreni se nuk thithin më si më parë, janë bërë të ashpra ose kanë erë të pakëndshme që nuk largohet pas larjes, është koha për t’i zëvendësuar.
Me mirëmbajtje të duhur, një leckë cilësore mund të zgjasë deri në dy vjet ose të përballojë 300–500 larje. /A.Z/UBT News/
Kulturë
Mbrëmje historike e Filharmonisë së Kosovës, performancë e fuqishme
Published
20 hours agoon
November 21, 2025By
UBT News
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ka cilësuar si një emocion të veçantë mbrëmjen artistike të Filharmonisë dhe Operës së Kosovës, ku u dha premiera e veprës “La Tempesta sul Lago” nga Domenico Bartolucci.
Nën drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli, solistët Besa Llugiqi, Ivana Hoxha, Carlos Cardoso dhe Biagio Pizzuti ofruan një përvojë të paharrueshme, ndërsa koret e përgatitura nga Hajrullah Syla shtuan emocion dhe fuqinë e performancës.

Ky koncert paraprin prezantimin e Filharmonisë dhe Operës së Kosovës në Romë më 23 nëntor.
“Ishte një mbrëmje që tregon fuqinë dhe nivelin e artistëve e institucioneve tona kulturore dhe na mbush me krenari,” tha Ministri Çeku. /A.Z/UBT News/

Kulturë
Nga Azerbajxhani në Shqipëri, udhëtim mes artit të qilimave në GAT
Published
23 hours agoon
November 21, 2025By
UBT News
Galeria e Artit Tiranë ka prezantuar një koleksion të veçantë qilimash tradicionalë dhe bashkëkohorë në ekspozitën “Qoftë e shëndetshme dora që krijon – Arti i qilimave: Azerbajxhan & Shqipëri”.
Ekspozita sjell në fokus traditën e endjes përmes historive, teknikave dhe mjeshtërisë së artizanëve që ruajnë e po ashtu e përcjellin këtë trashëgimi të rëndësishme kulturore.
Qilimat shumëngjyrësh paraqiten si një pikëtakim mes kulturave shqiptare dhe azerbajxhanase, ndërsa artizanët e të dy vendeve ndajnë punimet dhe përvojat e tyre, duke treguar pasionin që kalon brez pas brezi.
Ky dialog artistik do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 20 janar 2026.
Ekspozita, e kuruar nga Edit Pula dhe Azerkhalcha, përfaqëson një bashkëpunim të rëndësishëm mes Galerisë së Artit Tiranë dhe kompanisë azerbajxhanase Azerkhalcha, i cili nisi nëntë muaj më parë me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhanit. /A.Z/UBT News/

Kulturë
Ledia Xhoga sjell romanin e saj të suksesshëm pranë lexuesve kosovarë
Published
2 days agoon
November 20, 2025By
UBT News
Në edicionin e radhës të programit “Në bisedë / In Conversation”, Heritage Space mirëpret për herë të parë në Prishtinë shkrimtaren dhe dramaturgen shqiptaro-amerikane Ledia Xhoga.
Ajo do të zhvillojë një diskutim me shkrimtaren dhe përkthyesen Doruntina Vinca, i cili do të fokusohet në romanin e saj të parë, “Keqkuptimi”, i nominuar në listën e gjatë për Booker Prize 2025.
Romani “Keqkuptimi” trajton trashëgimitë e errëta familjare dhe të vendlindjes, si dhe kufirin delikat mes dhembshurisë dhe vetëmbrojtjes.

Në qendër të ngjarjes është një përkthyese shqiptare në Nju Jork, qnjë përfshihet në historinë e një të mbijetuarit të torturave në Kosovë.
Duke u përballur me makthet e klientit e përpjekjet për t’i ndihmuar të tjerët, nis të përjetojë ringjalljen e kujtimeve të mohuara prej kohësh.
Ledia Xhoga, e lindur në Tiranë dhe aktualisht me banim në Bruklin dhe Catskills, ka fituar me këtë roman New York City Book Award, ndërsa është finaliste edhe për Center for Fiction First Novel Prize. Shkrimet e saj janë botuar në platforma prestigjioze si Electric Literature, Lit Hub, Brooklyn Rail, Large Hearted Boy, Intrepid Times, Hobart dhe revista të tjera letrare.
Doruntina Vinca—shkrimtare, hulumtuese dhe përkthyese nga Prishtina, me bazë në Tiranë notohet për punën e saj mbi gjuhën, letërsinë feministe dhe mënyrat se si teksti krijon forma të reja të shpërndarjes së dijes.
Ngjarja organizohet në kuadër të platformës Heritage Space, e zbatuar nga CHwB Kosova, e mbështetur nga Qeveria Suedeze, duke ofruar mundësi të veçantë për publikun me një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptaro-amerikane. /A.Z/UBT News/
Kurti flet për paradoksin e zgjerimit të BE-së
KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit, këto janë afatet kryesore
Si t’i lani siç duhet leckat e mikrofibrës?
Rumer Willis: Babai im ndonjëherë nuk më njeh për shkak të demencës
Përjetoni avantazhin e privatësisë me Samsung Galaxy, liria fillon nga siguria
FSK në ushtrimin “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë
BE kërkon sinkronizim të reformave, Kos u dërgon porosi të qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor
Libri i ri hedh dyshime mbi BBC-në: Intervista e Princeshës Diana mund të ishte siguruar me mashtrim
Ariana Grande infektohet me COVID-19 gjatë turit promocional për “Wicked: For Good”
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
