Kulturë

Shenja se s’jeni më të dashuruar

Published

on

8 shenja që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar me partnerin tuaj.

Nëse nuk e ndalni dot veten së menduari për të dalë me dikë tjetër ose nëse do të pyesnit se çfarë do të bënit po të ishit single, ka një arsye për këtë.

Janë disa shenja që tregojnë se nuk e dashuroni më partnerin tuaj dhe mund t’i kuptoni gjatë një debati ose gjatë një dite normale, shkruan “Living”.

Duhet të mendoni se ç’të bëni më pas, por ja cilët tregues vërtetojnë se nuk jeni më të dashuruar si atëherë kur u njohët dhe vendosët të ndërtoni një jetë së bashku, transmeton lajmi.ent.

Kurioziteti juaj fillon të venitet

Nëse provoni ndjenja të forta për dikë, do të keni interes rreth asaj që mendon, që lexon dhe që sheh. Kjo tendencë zakonisht e arrin kulmin në fillimet e lidhjes kur gjithçka është argëtuese dhe e re, para se të identifkohet me ndjenjën e dashurisë dhe mirënjohjes.

Nuk po investoni më në marrëdhënie dhe ky është momenti në të cilin kurioziteti juaj po fillon të venitet. Nuk dëshironi ta pyesni partnerin se si i shkoi dita ose të merrni opinionin e tij. Thjesht nuk ju intereson më.

Nuk telefononi partnerin të parin

Pavarësisht nëse keni marrë paralajmërim, jeni pushuar nga puna, apo thjesht doni të hidhni një foto në Instagram, partneri juaj nuk është më i pari për të cilin mendoni kur doni të ndani diçka dhe këto janë shenja që nuk jeni më të dashuruar.

Ëndërroni sikur jeni single

Nëse nuk e ndalni dot veten së menduari për të dalë me dikë tjetër ose nëse do të pyesnit se çfarë do të bënit po të ishit single, ka një arsye për këtë. Marrëdhëniet sigurisht kërkojnë shumë impenjim: kohë, para, emocione. Kur investoni në një marrëdhënie mendoni nëse ia vlen. Kur marrëdhëniet dobësohen, investimi në to mund të duket një sakrificë.

Bëni projekte pa një partner

Nëse po mendoni se ku doni të jetoni apo të shkoni me pushime, por nuk e imagjinoni partenerin tuaj afër në ato momente, kjo është një shenjë që doni të përqëndroheni më shumë tek vetvetja.

Nuk doni që të prekë gjërat tuaja

Nëse filloni të ndiheni posesivë për gjërat që ndani bashkë, është një shenjë tjetër që s’jeni më të dashruruar, kjo edhe për gjëra banale, si ngrënia e ushqimit tuaj. Ndodh sepse nuk jeni entuziast që bëni pjesë në një çift, të paktën jo me të.

Emocionet e tij iu infuencojnë më pak

Nëse përpiqeshit të ndihmonit partnerin tuaj sa herë ishte i trishtuar ose hidhej përpjetë nga gëzimi kur ishte i lumtur, tani mund të vini re që emocionet e tij kanë një impakt më të vogël tek ju. Kur partnerët nuk janë më të dashuruar me njëri-tjetrin, nuk kanë më emocione kaq intensive.

Nuk rreshtni dot së rrotulluari sytë

Nëse marrëdhënia juaj fillon të venitet, sjellja e partnerit tuaj mund të fillojë t’ju irritojë. Një studim ka treguar se një nga parashikuesit më të mëdhenjë të një divorci të mundshëm, është kur çiftet fillojnë të rrotullojnë sytë lart, një gjest që tregon ‘përbuzje’ ose mungesë respekti.

Nëse mendoni se partneri juaj nuk është inteligjent sa ju, është i papërgjegjshëm, nuk ndan vlera pozitive ose nuk meriton dashurinë tuaj, kjo është një mënyrë për ta treguar.

Qëndroni në një marrëdhënie për shkak të gjithçkaje që keni investuar tek ajo

Njerëzit shpesh e përdorin kohën e kaluar së bashku dhe gjithçka kanë së bashku si motiv për të qëndruar. Duket e friskhme ideja e të braktisurit një marrëdhënie në të cilën keni investuar shumë kohë dhe energji, por nëse ndjenjat e përmendura më lart vazhdojnë, do të ishte më mirë për të dy të shkonit përpara sepse kur s’funksionon, s’funksionon.

Continue Reading

Kulturë

Koncerti “Prelud për Autizmin” në Prishtinë me mesazh ndërgjegjësues

Published

on

Një koncert i veçantë me mesazh ndërgjegjësues do të mbahet më 25 prill në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të muajit të autizmit.

Nën titullin “Prelud për Autizmin”, koncerti do të sjellë një program me vepra baroke të interpretuara nga artistë ndërkombëtarë dhe vendas, si dhe me pjesëmarrjen e familjeve të fëmijëve me autizëm.

Në skenë do të performojë klaviçembalistja polake me origjinë shqiptare Jowita Graiçevci-Szornel, së bashku me vajzën e saj, violinisten Barbara Szornel. Programi përfshin vepra të kompozitorëve të njohur të periudhës baroke si Biagio Marini, Arcangelo Corelli, Giuseppe Tartini, François Couperin, Jean-Philippe Rameau dhe Henryk Wieniawski.

Të ftuara në koncert janë edhe violinistja Sihana Badivuku dhe talentja 13-vjeçare Sibora Resyli. Koncerti do të mbahet në Sallën “Atelie” në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke filluar nga ora 18:00. Aktiviteti është pjesë e projektit trevjeçar “Platforma Edukative Koncertale ARSKOSOVA 2025-2027”, i organizuar nga Fondacioni Muzikor ArsKosova dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës.

Organizatorët bëjnë të ditur se koncerti është i hapur për fëmijët dhe familjet me autizëm dhe nevoja të veçanta. Pas koncertit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takojnë artistët dhe të njihen nga afër me instrumentin e klaviçembalos.

Continue Reading

Kulturë

Misatango nga Palmieri vjen në Prishtinë

Published

on

Vepra “Misatango” e kompozitorit Martín Palmeri do të shfaqet në Prishtinë mbrëmjen e 27 prillit 2026, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë.

Koncerti realizohet në bashkëpunim mes Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë. Nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont, në skenë do të paraqitet edhe mexosopranoja shqiptare Vikena Kamenica si soliste.

Vepra ndërthur elemente të muzikës liturgjike me ritmet karakteristike të tangos argjentinase, duke ofruar një përvojë unike artistike për publikun.

Continue Reading

Kulturë

Renoir del në ankand pas 97 vitesh, vepra pritet të arrijë deri në 35 milionë dollarë

Published

on

Për herë të parë pas gati një shekulli, vepra “La femme aux lilas” e piktorit francez Pierre-Auguste Renoir do të dalë në ankand, me një vlerë të parashikuar nga 25 deri në 35 milionë dollarë.

Piktura do të prezantohet më 18 maj në ankandin e Artit të Shekullit të 20-të të shtëpisë prestigjioze Christie’s. Ajo paraqet Nini Lopez, një aktore të re pariziene, të portretizuar me flokë të artë, lëkurë të zbehtë dhe faqe të skuqura, teksa mban një buqetë me lule të bardha dhe rozë dhe shikon në distancë.

Vepra u ble fillimisht në vitin 1929 për 100 mijë dollarë nga koleksionistja amerikane Joan Whitney Payson dhe bashkëshorti i saj, Charles Payson. Që atëherë, ajo ka qenë pjesë e një prej koleksioneve më të rëndësishme të artit impresionist dhe post-impresionist në Shtetet e Bashkuara. Familja Whitney-Payson njihet si një ndër koleksionistet më të mëdha amerikane të shekullit 20, ndërsa koleksioni i tyre sot është në huazim të përhershëm në Muzeun e Artit Portland në Maine. Aktualisht, piktura është pjesë e koleksionit të Lorinda Payson de Roulet, vajza e çiftit.

Dalja në ankand e kësaj vepre pas 97 vitesh konsiderohet një moment i rëndësishëm për tregun ndërkombëtar të artit, duke rikthyer në vëmendje një nga emrat më të mëdhenj të impresionizmit.

Continue Reading

Kulturë

Kosova forcoi prezencën ndërkombëtare përmes anëtarësimit në rrjetin TRADUKI

Published

on

Më 20 dhe 21 prill, Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë në aktivitetet e rrjetit TRADUKI, duke shënuar një moment të rëndësishëm në angazhimin e saj ndërkombëtar.

Më 20 prill, Drejtoresha e Bibliotekës mori pjesë në takimin e programit të TRADUKI-t, ndërsa më 21 prill u mbajt takimi i 37-të i Komitetit të këtij rrjeti, ku Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë për herë të parë si anëtarja më e re. Të dyja takimet u mbajtën në Sarajevë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shtetet anëtare të rrjetit TRADUKI.

Gjatë këtyre takimeve, Drejtoresha prezantoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, skenën letrare kosovare dhe synimet strategjike të institucionit për zgjerimin dhe integrimin në rrjetin letrar evropian. U theksua në veçanti rëndësia e promovimit dhe përkthimit të letërsisë shqipe, si dhe krijimi i bashkëpunimeve të qëndrueshme me institucione të librit dhe të kulturës në rajon dhe në Evropë.

Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të prezencës së Kosovës në rrjetet ndërkombëtare të librit dhe kulturës, duke hapur mundësi të reja për autorët, përkthyesit dhe letërsinë shqipe në përgjithësi.

 

Continue Reading

Të kërkuara