Published
4 years agoon
By
Betim GashiTurmeriku është një erëz e magjishme e cila shërben si kurë natyrale kundër dhimbjeve. Gjurmët e saj janë gjetur që 4000 vjet më parë në Indi, vendi ku turmeriku përdoret shumë jo vetëm në kulinari por edhe për shërbesa fetare. India është prodhuesi dhe konsumatori më i madh i turmerikut në botë.
Kjo erëz e verdhë tretjen dhe i jep një mbështetje shumë të madhe mëlçisë. Turmeriku është një burim shumë i mirë i vitaminës C, magnezit, hekurit dhe kaliumit. Vlerat e turmerikut e bëjnë atë të rekomandueshëm kundër inflamacionit që është edhe pikënisja e shumë sëmundjeve. Inflamacioni kronik mund të shkaktojë shfaqjen e sëmundjeve si diabeti, kanceri, artriti, sëmundjet e zemrës dhe depresioni. Duke qenë se është i pasur me shumë përbërës anti-inflamatorë, turmeriku kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, një luftëtar i njohur i inflamacionit. Të dyja janë të këshillueshme për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve por edhe tensioni i lartë i gjakut.
Turmerik Me Xhenxhefil, Lëngu Që Ju Duhet Për Uljen e Tensionit Të Gjakut
Në këtë artikull do të mësoni vlerat dhe përgatitjen e lëngut të xhenxhefilit me turmerik i cili ju hyn në punë kundër dhimbjeve të kyçeve dhe tensionit të lartë të gjakut.
Përbërësit:
1 lugë çaj xhenxhefil të freksët të grirë
1 lugë çaji turmerik pluhur
Një majë luge çaji piper të zi pluhur
Mjaltë dhe feta limoni
Përgatitja:
Zieni ujin në një çajnik dhe pasi të ketë marrë valë, hidhni erëzat dhe lërini për pesë minuta. Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në gotë ose filxhan. Shtoni mjaltin, fetat e limonit dhe piperin e zi. Piperi i zi është i nevojshëm në këtë recetë. Turmeriku përmban kurkuminë e cila nuk përthithet dot nga trupi.
Kurkumina është substanca thelbësore mirëbërëse e turmerikut. Ekspertët thonë se piperi i zi bën që përthithja e kurkuminës nga trupi të jetë 2000 përqind. Ky lëng duhet pirë rregullisht por ai nuk këshillohet për njerëzit që:
• Marrin barna për hollimin e gjakut,
• Përdorin barna për diabetin
• Marrin ilaçe kundër tensionit të lartë të gjakut,
• Vuajnë nga gurët në tëmth dhe në veshka.
Nënat lehonë dhe gratë shtatzënë gjithashtu nuk duhet të konsumojnë sasi të mëdha të turmerikut dhe xhenxhefilit./AgroWeb
Shëndet
Marramendja e papritur mund të jetë shenjë e goditjes në tru!
Published
18 hours agoon
November 13, 2025By
UBT News
Truri reagon ndaj mungesës së oksigjenit me shenja të imta, shpesh të ngatërruara me lodhje ose stres. Njohja e tyre në kohë mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të qelizave nervore.
Marramendja, e shoqëruar me ndjenja si humbje ekuilibri, përzierje ose ndjesi se gjithçka rrotullohet, mund të jetë pasojë e dëmtimit të trungut të trurit ose të trurit të vogël, pjesë përgjegjëse për koordinimin e lëvizjeve dhe stabilitetin trupor.
Kur marramendja është shenjë alarmi
Marramendja qendrore që shoqëron goditjen në tru zgjat më shumë se 20 minuta deri 24 orë e shoqërohet me simptoma tjera, si:
Shikim të dyfishtë ose humbje të shikimit
Dobësi ose mpirje në njërën anë të trupit
Vështirësi në të folur
Paqëndrueshmëri gjatë ecjes
Dhimbje koke e fortë dhe konfuzion
Ky lloj marramendjeje ndryshon nga ai i shkaktuar nga çrregullime të veshit ose nga sulmet ishemike kalimtare (TIA), që zgjatin më pak dhe nuk lënë dëmtime të përhershme.
Faktorët e rrezikut
Presioni i lartë i gjakut, diabeti, nivelet e larta të yndyrave e duhanpirja rrisin rrezikun. Marramendja e papritur që pengon ecjen kërkon vlerësim urgjent mjekësor, pasi diagnostikimi i shpejtë mund të shpëtojë jetën dhe të parandalojë dëmtimet e përhershme.
Në çdo rast, çdo minut është e çmuar. Njohja e shenjave të goditjes në tru dhe reagimi i shpejtë rrit shanset për shërim. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Roli i kafesë në shkrirjen e dhjamit
Published
22 hours agoon
November 13, 2025By
UBT News
Lajme të mira për gjithë adhuruesit e kafesë, sidomos ata të cilët bëjnë rregullisht ushtrime fizike dhe duan të shkrijnë sa më shumë dhjam.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në gazetën e Shoqërisë Ndërkombëtare të Dietave Sportive, bëhet e ditur se dy prej periudhave kohore më të përshtatshme për të konsumuar kafe janë, gjatë orës 10 të mëngjesit dhe orës 2 deri në 5 pasdite.
Kjo është koha kur hormoni juaj kortizol nuk është në kulmin e tij dhe ju mund ta shfrytëzoni sa më shumë marrjen e kafeinës.
Por nëse jeni person që ushtron rregullisht e po kërkoni të përfitoni sa më shumë nga stërvitjet, u sugjerohet një tjetër orar kur duhet të pini kafe: para se të ushtroni.
Për më tepër, që është një lajm i shkëlqyeshëm për adhuruesit e kafesë – duhet të jetë kafe e fortë.
Studiuesit tregojnë se ka kufizime për përfitimet e djegies së dhjamit në kafeinë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pastroni organizmin me këtë lëng natyral detoks
Published
1 day agoon
November 13, 2025By
UBT News
Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me lëngjet jeshile.
Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngjyrë.
Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë.
Me bazë selinonë që është antiinflamator e stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban ujë dhe një sërë përbërësish plot vlera. Selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit janë në harmoni të përkryer.
Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.
Këtë recetë mund ta përgatisni për ta konsumuar edhe në shtëpi, ky lëng ju ndihmon të pastroni arteriet e të luftoni lehtë çdo inflamacion.
Përbërësit:
2-3 shkopa selino
1 kastravec i vogël
2 gjethe kale ose spinaq
1 limon i vogël pa lëkurë
1 dardhë ose mollë
Përgatitja:
Lani dhe qëroni fillimisht të gjithë përbërësit, vendosni të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj e trazoni për disa minuta. Kur të shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.
Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.
Sipas dëshirës shtoni edhe përbërës jerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetshëm. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Shenjat që tregojnë mungesën e jodit dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
Published
2 days agoon
November 12, 2025By
UBT News
Jodi është thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide, dhe trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetë.
Mungesa e jodit mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë:
Probleme me flokët dhe lëkurën: Flokë që bien dhe lëkurë e thatë janë shenja të mungesës së jodit, pasi ai ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe shërimin e plagëve.
Ndjeshmëri ndaj të ftohtit: Mungesa e jodit ngadalëson metabolizmin, duke çuar në ndjeshmëri të shtuar ndaj të ftohtit.
Shtim në peshë: Metabolizmi i ngadaltë bën që trupi të djegë më pak kalori dhe të depozitojë yndyrna.
Lodhje dhe këputje: Mungesa e jodit mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ulje të energjisë.
Probleme me kujtesën: Jodi është i rëndësishëm për funksionin e hippocampusit, dhe mungesa e tij mund të ndikojë në përpunimin e informacionit dhe kujtesën.
Depresion dhe ankth: Çrregullimet e tiroides, të lidhura me mungesën e jodit, shkaktojnë ankth dhe depresion.
Qafë e ënjtur: Goiter (zmadhohja e gjëndrës tiroide) është një simptomë e zakonshme kur trupi ka mungesë jodi.
Probleme me shtatzëninë: Mungesa e jodit mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjës dhe mund të rrisë rrezikun e abortit ose lindjes së frytit të vdekur.
Bradikardia: Një ritëm zemre më të ngadalshëm mund të lidhet me mungesën e jodit.
Kapsllëk: Hipotiroidizmi mund të ngadalësojë sistemin e tretjes, duke shkaktuar kapsllëk.
Nëse vëreni këto simptoma, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të diagnostikuar dhe trajtuar mungesën e jodit. /A.Z/UBT News/
Studiuesit shpjegojnë sistemin e avancuar Maja për eklipset diellore
Policia heton dy raste të dyshimta: Një grua e vdekur në Prizren dhe një burrë i vdekur në Gjilan
Sulm masiv i Rusisë mbi Kiev
Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së
Cardi B gëzon ardhjen e fëmijës së katërt, të parin me futbollistin Diggs
Honda–Nissan, bashkëpunim i ri strategjik për Amerikën
117 vjet nga Kongresi i Alfabetit
Clooney paralajmëron për kulturën e Hollywood-it: Mos thoni po për gjithçka
Anglia mposht Serbinë në Wembley
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
