Lajmet

Shekullori Henry Kissinger: Leksionet e mëdha që ka lënë pas

Me mrekullitë e tij në fushën e diplomacisë, Kissinger la gjurmë në shekullin e XX-të.

Published

on

Nga Ahmed Charai

Më 27 maj, Henry Kissinger festoi ditëlindjen e 100-të. Një jetë shumë e gjatë dhe me pasoja të jashtëzakonshme në dy botë shumë konkurruese të diplomacisë dhe ideve. Pasi u largua nga Gjermania naziste, Kissingeri mbërriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1938 si një adoleshent i pasionuar pas librit, por pa ndonjë perspektivë të shpejtë në horizont.

Tridhjetë vjet më vonë, ai do të udhëhiqte politikën e jashtme të SHBA-së, fillimisht si këshilltar për sigurinë kombëtare, më pas si Sekretar Shtetit i 2 presidentëve, Richard M.Nixon dhe Gerald R. Ford.

Në vitin 1973, ai bashkëfitoi Çmimin Nobel për Paqe. Në katër vitet e tij si Sekretar i Shtetit, ai ndihmoi në dhënien fund të luftës më të diskutueshme të Amerikës, asaj të Vietnamit, e ndau Kinën nga Rusia dhe rishikoi kufijtë e disa shteteve-kombe. Librat e tij, të mbushur me kërkime të kujdesshme dhe argumente të përpunuara, vazhdojnë të jenë në krye të listës së më të shiturve dhe të tërheqin vëmendjen e liderëve dhe mendimtarëve anembanë botës. Edhe kur kanë kaluar disa dekada pas largimit nga detyra, ai vazhdon të konsultohet nga drejtorët ekzekutivë, kandidatët presidencialë apo analistët.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e kryesuar nga një burrë tjetër i madh, një patriot dhe një nga njerëzit më të ndritur të establishmentit amerikan, John Hamre, organizoi një pritje për nder të Kissinger për të festuar arritjet e tij të jashtëzakonshme. Hamre e filloi fjalimin e tij duke analizuar historinë e dekadave të fundit dhe gjurmën që la Kissinger në të.

Së pari, ishte Lufta e Vietnamit, një konflikt që kishte hyrë në një ngërç. Viti nisi me ofensivën e madhe të Tet-it nga forcat e Vietnamit të Veriut, të cilën Shtetet e Bashkuara e mposhtën duke pësuar edhe vetë humbje serioze. Ne shtator të atij viti, Viet Kongu pushoi së ekzistuari si një forcë e veçantë luftarake, por kjo nuk do të thoshte asnjë fitore për Shtetet e Bashkuara.

Sepse ushtria e Vietnamit të Veriut po bëhej një forcë gjithnjë e më vdekjeprurëse, me divizionet e saj të tankeve që ishin në zgjerim e sipër dhe me avionët sovjetikë dhe raketa anti-ajrore që ishin gjithnjë e më efektive. Për sa kohë që BRSS dhe Kina e mbështetën Veriun, Shtetet e Bashkuara nuk mund ta mposhtnin kurrë atë.

Ai ngërç ishte i dukshëm dhe e përçau Amerikën. Protestat, si kundër luftës po ashtu edhe pro-luftës e ndanë kombin. Në televizor, amerikanët panë rrënojat e djegura në Saigon dhe djegien e kartave në Seattle. Publiku ishte i lodhur nga lufta. Dhe ishte Kissinger ai që udhëhoqi bisedimet e paqes. Është e vërtetë, që Vietnami i Jugut kapitulloi në vitin 1975. Por, 2 vjet më parë, ushtria amerikane ishte në gjendje të realizonte një tërheqje të sigurt dhe mbi të gjitha me dinjitet.

Ndërkohë ne i detyrohemi Kissinger për politikën e famshme të frenimit të Bashkimit Sovjetik. Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara dhe BRSS ranë dakord të ngadalësojnë ndjeshëm garën e armëve bërthamore. Për pasojë, disa konflikte rajonale u de-përshkallëzuan. Lufta bërthamore u shmang dhe u kursyen miliona jetë njerëzish në Azinë Juglindore, Afrikën Jugore dhe midis ishujve të Paqësorit, pra në çdo vend ku guerilët komunistë luftuan me shtetet pasuese të fuqive koloniale.

Për të forcuar pozicionin e Amerikës në Azi, administrata Nixon arriti një afrim diplomatik me Kinën kontinentale, nga e cila Shtetet e Bashkuara ishin distancuar që nga viti 1949, kur komunistët morën pushtetin. Për të vulosur marrëdhënien e re, Nixon zhvilloi një udhëtim spektakolar në Kinë në shkurt 1972.

Pas 6 tetorit 1973, zyrtarët izraelitë i telefonuan Kissinger për t’i thënë se po përballeshin me një pushtim. Forcat egjiptiane po sulmonin në Gadishullin e Sinait, ndërsa ushtria siriane ishte në veri të Izraelit. Sapo kishte nisur e ashtuquajtura Lufta e Katërt Arabo-Izraelite. Nixon e dërgoi Kissinger për të negociuar me Izraelin, Egjiptin dhe Sirinë, dhe ndodhi ajo që hyri në histori si “diplomacia e anijes kozmike”. Në fund pati një paqe të re dhe këtë herë të qëndrueshme. Ajo i shërbeu disa interesave të rëndësishme amerikane: ndaloi ciklin e pushtimeve, ndaloi embargon nga shtetet arabe eksportuese të naftës dhe krijoi terrenin për një traktat historik paqeje midis Izraelit dhe Egjiptit (Marrëveshja e Camp David e presidencës Carter).

Kissinger mund të jetë i vetmi fitues i çmimit Nobel për Paqe, që ka siguruar më shumë paqe pas fitimit të çmimit se sa më herët. Këto suksese e bëjnë atë një diplomat me një staturë historike. Intensiteti dhe shtrirja e këtyre nismave diplomatike dhe suksesi i tyre – në kuptimin që të gjitha prodhuan marrëveshje – nuk kanë asnjë paralele në historinë amerikane dhe ndoshta as në historinë e Izraelit.

Me mrekullitë e tij në fushën e diplomacisë, Kissinger la gjurmë në shekullin e XX-të. Ndërsa e pranon se profetët kanë “vizionin më të pasionuar”, Kissinger thotë se preferon më shumë shtetarët, pasi ata i njohin realitetet në terren dhe mund të shohin vlerë në përfitimet në rritje.

Mjerisht, klima politike aktuale nuk inkurajon shfaqjen e liderëve si Kissinger. Libri i tij kushtuar “udhëheqjes”, tregon rëndësinë që ka ndërtimi i konsensusit për çështjet kryesore. Një udhëheqës politik nuk mund të zhvillojë një vizion që i jep statusin e një burri shteti, duke postuar në Twitter apo Facebook.

Përkundrazi, siç shkruan Kissinger, udhëheqësit lindin nga studimi i kujdesshëm i historisë. Të gjitha demokracitë vuajnë nga e njëjta sëmundje: Një klasë politike e varfër intelektualisht, e cila është më e fiksuar pas sondazheve dhe rrjeteve sociale sesa nga një vizion për shoqëritë e tyre.

Por ky është një problem, të cilin duhet ta marrin në konsideratë edhe mendimtarët që mendojnë sot për nesër: Si mund të vazhdojë Amerika ta udhëheqë botën pa liderë që mund të kombinojnë teorinë e lartë dhe pragmatizmin e bazuar, siç bënte Kissinger?/“National Interest” – Bota.al

Lajmet

Basha i rezervuar, Haxhiu thotë se Kuvendi është konstituar dhe pritet votimi i qeverisë

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës është i konstituar, tha nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Ajo pasi u pyet nga KosovaPress në lidhje me ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për seancën konstituive, tha se LVV-ja po pret votimin e qeverisë së re, derisa kanë mbetur edhe gjashtë ditë kohë mandatarit Kurti për ta formuar ekzekutivin e ri.

Më i rezervuar për të komentuar u shfaq kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i cili nuk ktheu përgjigjje për këtë çështje.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës me datë 10 tetor zgjodhi nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

Me 71 vota pro, Nenad Rashiq u emërua nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas nominimit të fundit pasi përfunduan kandidaturat e Listës Serbe./KP

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Vonesa e krijuar që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat jo vetëm të Kosovës si shtet

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, e pyetur në lidhje me kërkesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për pezullim të punës së Kuvendit, ka thënë se kjo ishte e panevojshme dhe se vonesa e krijuar nga Lista Serbe po i dëmton interesat jo vetëm të Kosovës si shtet, por të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët.

Si totalisht të panevojshme, sepse e dini që ka pasur vonesa të jashtëzakonshme në krijimin e institucioneve dhe besoj që kjo është edhe një tentim tjetër për vonesa, të cilat, siç e dini, e kanë vonuar interesin e Kosovës. Janë bërë shumë muaj pa qeveri që do të kishte mandat të plotë kushtetues. Është në interes të Kosovës që sa më parë, tash pasi që Kuvendi është konstituar në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të kemi qeveri me mandat të plotë. Krijimi i qeverisë varet krejtësisht nga koalicionet e partive politike, unë aty si presidente nuk mund të ndërhyj. Vonesa e krijuar që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat jo vetëm të Kosovës si shtet, por të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët”, tha ajo.

Ajo u pyet se nëse partia e parë nuk i siguron votat, si do të veprohet.

Për atë çështje, nëse vjen deri në situatë të tillë, kur as partia e parë e as ajo që mund të ketë mundësinë e dytë nuk arrijnë, atëherë janë afatet e caktuara me Kushtetutë, por edhe me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, ka disa aktgjykime me këtë temë. Por pastaj afati që jepet është 30-45 ditë. Këtë datë do ta vendosja në përputhje me interesat e Kosovës dhe pas konsultimit me partitë politike. Unë nuk do të ngutsha që të jap supozime që do të dështojë në krijimin e qeverisë, ka edhe pak kohë”, tha ajo.

E pyetur se pse nuk po ka angazhim të partisë për t’i siguruar votat, Osmani supozon se ka gjëra që nuk dihen, e për të cilat pastaj nuk mund të thuhet se takimet nuk ndodhin.

Po rikthehem pak te përvoja ime kur kam qenë edhe unë në parti. Shumica e diskutimeve me partitë politike ndodhin prapa dyerve të mbyllura, shpeshherë ju e merrni vesh shumë vonë. Madje edhe ne që ishim në parti e merrnim vesh shumë vonë, ju kujtohet prej disa koalicioneve të tilla. Pra, unë nuk do të sugjeroja që nuk ka përpjekje, sepse vetëm se ne nuk e dimë, nuk do të thotë se ato nuk janë duke ndodhur”, tha ajo pas ngjarjes “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”, që u mbajtë në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit./EO

Continue Reading

Lajmet

LDK për koalicionin e Tahirit me VV-në në Vushtrri: Veprimet e kandidati tonë, janë individuale

Published

on

By

Lidhja Demokraitke e Kosovës është deklaruar në lidhje me koalicionin që Xhafer Tahiri i LDK-së bëri marrëveshje me Vetëvendosjen për koalicion në Vushtrri.

Ata nëpërmjet një komunikate thonë se veprimet e tij janë individuale, dhe se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.

Komunikata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.

Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse.

Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera./D.B/EO

Continue Reading

Rajoni

​Berisha paraqitet në SPAK, akuzohet për korrupsion

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme gjatë një prononcimi për mediet akuzoi gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjokën, e cila është gjyqtarja paraprake e dosjes për të cilën akuzohet. Sipas Berishës, Gjoka mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Berisha tha se Gjoka vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, pasi sipas tij nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi.

“Sipas ligjit të dekriminalizimit, të miratuar me tre të pestat, fshehja, refuzimi për të deklaruar dënimet qoftë edhe jo të formës së prerë, Irena me 5 mbiemra e ka të formës së prerë, shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit dhe Irena Gjoka nuk ka deklaruar një gjykim, një dënim dhe dy dëbime, por mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini.

“Dhe jo vetëm ai, mbrohet nga KLGJ-ja, mbrohet nga prokurori i përgjithshëm, paçka se gjithçka e akuzon këtë kriminele për fshehje të veprave të saj penale”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate të paktën që në hyrje në fuqi të ligjit për dekriminalizimin”.

Sipas Berishës, kreu i SPAK “bëhet bashkautor në një krim të shëmtuar ku është shkelur Kushtetuta dhe ligjet e vendit”.

Kreu i PD-së theksoi se “çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm”.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara