Shëndet
Shega simbol i shëndetit, ja pse duhet konsumuar
Përveç tjerash, ato kanë edhe vlera ushqyese që e bëjnë aq joshëse këtë pemë dhe të parezistueshme.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiShegat përmbajnë qindra fara të vogla që kanë ngjyrë pembe të çelët. Ato konsideroheshin si pemë e parajsës në kulturat e lashta.
Jo vetëm se kanë kombinim të veçantë se është e lehtë të përtyhen dhe janë të lëngshme. Përveç tjerash, ato kanë edhe vlera ushqyese që e bëjnë aq joshëse këtë pemë dhe të parezistueshme.
Tradicionalisht, shegat njihen si simbol i shëndetit, me disa rekomandime që shega përdoret edhe si një ilaç shërues. Më poshtë i keni 10 arsye pse duhet ta përfshini shëgën në dijetën tuaj.
Parandalon sëmundjet e zemrës: Shegat janë të mbushura me polifenole që përmbajnë veti të fuqishme të antioksidantëve. Këta antioksidantë parandalojnë radikalet e lira të dëmtojnë muret e arterieve, pra edhe sëmundjet e zemrës. Ato parandalojnë poashtu oksidimin e yndyrës në gjak(kolesterolit), që shkakton formimin e pllakave në gjak dhe zhvillimin e sëmundjeve koronare të arteries.
Zvogëlon shtypjen e gjakut: Shegat ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut, duke parandaluar aktivitetin e serumo-angitensin të shëndrrohet në enzim. Acidi punikik është një nga përbërësit kryesor të shegës që ndihmon në zvogëlimin e yndyrës në gjak, triglicerideve dhe zvogëlon shtypjen e gjakut. Përmbërësit e shegës poashtu zvogëlojnë rreziqet nga sëmundjet e zemrës, kurse tek njerëzit me sëmundje të diabetit, zvogëlon nivelet e larta lipoproteinen me densitet të vogël(LDL) në gjak.
Parandalon kancerin: Nga sëmundjet e kancerit në prostatë deri tek kanceri i gjinit, mushkërinjëve dhe lëkurës, shega mund të parandalojë dhe trajtojë disa forma të kancerit. Vetia e shijës së kësaj peme lidhet poashtu me prezencën e antioksidantëve polifenol në shegë. Lëngu i shtrydhur i shegës mund të parandalojë rritjen e qëlizave që shkaktojnë tumorin, dhe nxit shkatrrimin natyral të tyre. Komponime të caktuara në shegë kanë edhe aftësi anti-inflamatore që kontribojnë në vetitë e saj anti-kancerogjene.
Ndihmon tretjen: Për të mbajtur një sistem të shëndetshëm të tretjes, duhet të konsumoni edhe burime të ushqimeve që janë të pasura me fibra. Sidoqoftë, për shkak të jetës dinamike, ose vetëm pse ju pëlqen ushqimi jo i shëndetshëm, na habisin neve nga të mirat që ofrojnë fibrat në pemë dhe perime. Nëse hani nga 1 shegë në ditë, është një mundësi e mirë që ju të merrni fibra për çdo ditë. Një shegë mund të ju plotësojë rreth 45 % të fibrave që planifikoni t’i merrni në ditë, që në sasi i bie diku rreth 20 deri 35 gram.
Përmirëson imunitetin: Përshkak se përmbajnë komponime anti-inflamatore, shegat janë jashtzakonisht të shendetshme për ata që vuajnë nga çrregullimet që lidhen me imunitetin si për shembull artritis rheumatoid dhe osteroartrits. Ato janë të pasura me vitamina C, që rrisin prodhimin e antitrupave dhe zhvillimin e imunitetit. Për këtë arsye, shegat mund të ju ndihmojnë të keni imunitet dhe përballoni sëmundjet e zakonshme dhe infekcionet.
Rritë dëshirën tuaj seksuale(epshin): Që nga kohërat e lashta, shega është konsideruar si simbol i pjellorisë. Një gotë me lëng të shtrydhur të shëgës rrit nivelin e testosteronit tek femrat dhe meshqit. Kjo veti e bën shegën një afrodiziak natyral që është e mirë per jetën tuaj seksuale. Shega përmban komponime të caktuara që janë të ngjajshme me steroidet për seks që gjenden në trupin e njeriut, duke spjeguar se pse e përmirëson qëndrueshmërinë në seks dhe dëshirën për seks.
Ju bën të dukeni me të rinj: A keni menduar ndonjëherë se pse ne plakemi dhe lëkura jonë me kohë fillon të rrudhet si dhe të shfaqen shenja tjera të moshës së shtyer? Mirë pra, kjo ndodhë për shkak se radikalet e lira ndikojnë keq në qelizat tuaja. Komponimet polifenolike në shegë janë antioksidantë të fuqishëm që e vonojnë apo shtyejnë procesin e plakjes. Për këtë arsye, në hani vazhdimisht shegë, do të keni lëkurë më të shkëlqyeshme dhe vezulluese për një kohë të gjatë.
Zvogëlon nivelin e stresit: Përveç zvogëlimit të stresit përmes oksidimit të brendshëm të trupit, shega ju ndihmon në zvogëlimin e stresit psiqik që përballeni me te në jetën personale dhe profesionale. Njerëzit që pijnë lëng të shtrydhur të shegës kanë nivele më të vogla të kortizolit, nje hormon i stresit që rritet kur përballeni me ndonjë problem.
E mban sëmundjen Alzheimer larg: Paramendojeni sikur keni humbur dhe harruar se ku jetoni? Nëse nuk do të dëshironit të ju ndodh kjo, atëherë shegat duhet të jenë pjesë e dijetës tuaj. Shega luan rol të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve te Alzhemerit, shkruan transformohu. Lëngu i shtrydhur i shegës zvogëlon depozimin dhe akumulimin e amiloideve në regjionin e hipokampusit në tru për 50%, që konsiderohet e rëndësishme për përmirësimin nga sëmundja e Alzhemerit.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
1 week agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
1 week agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinës
REL: Shëndeti në QKUK pret, pavarësisht investimeve milionëshe
SHBA nis sulme vdekjeprurëse kundër Shtetit Islamik në Nigeri
Studentët e Psikologjisë në UBT vizitojnë Qendrën për Zhvillim, duke u njohur nga afër me shërbimet në shëndetin mendor
Ndarja e shtesave prej 100 eurove – Kurti: Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
12 traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
