Lajmet

Shefi i OBSh-së është optimist se pandemia do të mposhtet në vitin 2022

Rreth botës po shënohet festa e Vitit të Ri.

Publikuar

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesu është optimist që pandemia do të mposhtet në vitin 2022, me kusht që vendet të punojnë së bashku për ta parandaluar pandeminë.

Në nivel global numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 287 milionë, ndërsa 5.5 milionë persona kanë vdekur.

Rreth botës po shënohet festa e Vitit të Ri, por festimet janë ndaluar për shkak të pandemisë. Pandemia është tashmë pjesë e jetës: një sëmundje që ka mbyllur kufijtë, ka ndarë familjet dhe në disa vende s’mund të paramendohet jeta pa maska./UBTNews

Lajmet

​PSD me aksion para Qeverisë, përuron “çeshmen e milionerëve”

Zgjim Hyseni nga PSD-ja tha se këtë çeshme e kanë sjellë këtu kompanitë që përfituan miliona nga ministri Aliu si shenjë nderimi për të.

Publikuar

nga

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni në oborrin e qeverisë, ka vendosur një “çeshme të mbushur me para”, me mbishkrim “Për nder të Liburn Aliut, i cili na e lëshoi çeshmën”.

Zgjim Hyseni nga PSD-ja tha se këtë çeshme e kanë sjellë këtu kompanitë që përfituan miliona nga ministri Aliu si shenjë nderimi për të.

“Kjo që po e shihni këtu nuk është kroi i fshatit tonë i bukur e ku kanë qasje të gjithë, kjo këtu është çeshmja e milionereve sepse kroi, çeshmja po rrjedh veç për ta, sepse në Kosovë atyre që e shesin ujin iu falet. Janë mbi 15 milionë euro që janë falë e procesi nuk është zbardh në tërësi, e ato ju kanë falë kompanive milionëshe, këto kompani për nder të Liburn Aliut që iu ka lëshuar çeshmën e kanë sjell si e donë zakoni në shenjë dhe nderim për të, këtë çeshme që po rrjedh. Janë 15 milion euro të falura e procesi nuk është zbardh në tërësi. I kisha lut edhe një herë organet e rendit sepse këtu ka potencialisht shkelje serioze ligjore përveç që po bëhet e qartë për kënd po punon pushteti i Vetëvendosjes”, tha Hyseni

Hyseni ka adresuar pyetje se në mullirin e kujt po e dërgon ujin pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në Kosovë për 20 euro KEDS-i të shkyç nga energjia elektrike, për gjithçka shkon tek përmbaruesi. Mirëpo sa më i madh që je edhe borxhet janë gjasat më të mëdha për me tu fal. Pyetja që duhet të shtrohet që është pyetje politike është se në mulli të kujt po qon ujë pushteti i Vetëvendosjes. Siç ka qenë edhe e ditur ky pushtet që nuk ka sjell asnjë ndryshim as sa i përket mënyrës se si shpërndahet pasuria, as nuk ka bërë tatim progresiv, as nuk ka bërë taksë dividend ka qenë qeshje kohe kur fillon me punu për të mëdhenjtë. Veç një dallim ekziston se për të mëdhenjtë kanë punuar edhe ata më herët këta punojnë për të mëdhatë për mundësisht këto kompanitë e mëdha me mujt me qenë të tyre dhe me i kontrollua, ky është i vetmi dallim midis këtij pushteti dhe pushteteve të mëhershme. Pushteti i Liburn Aliut dhe pushteti që udhëhiqet prej Albin Kurtit nuk punojnë ndryshe thjesht janë në funksion të kapitalit të madh, mundësisht këtë kapital me pas sa ma shumë në kontroll”, përfundoi Hyseni.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Murati kërkon nga deputetët që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Para votimit të një sërë marrëveshjeve ndërkombëtare, ai edhe një herë ka lutur opozitën për mbështetjen me votë të tyre.

Publikuar

nga

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kërkuar nga deputetët që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas tij, janë 300 milionë euro të cilat po presin dritën e gjelbër nga Kuvendi, për çka tha se është e rëndësishme që të mundësohet përdorimi i tyre.

Para votimit të një sërë marrëveshjeve ndërkombëtare, ai edhe një herë ka lutur opozitën për mbështetjen me votë të tyre.

“Janë diku rreth 300 milionë euro vlerë në marrëveshjet ndërkombëtare që po presin dritën e gjelbër, ratifikimin nga ky kuvend. E di që disa subjekte dhe grupe parlamentare kanë shprehur mbështetjen, mirëpo kisha kërkuar dhe ju kisha lutur që si kuvend ta kryeni obligimin në mënyrë që të mundësohet përdorimi i këtyre mjeteve. Pra janë 300 milionë euro që po presin e do të ketë edhe të tjera sepse kemi nënshkruar në vazhdimësi”, deklaroi Murati.

Në seancë plenare, ai është pyetur nga deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri lidhur me inspektorët e punës. Murati u shpreh se që nga marrja e mandatit kanë dyfishuar numrin e tyre.

“Janë mbi 60 inspektorë të punës, kurse nëse nuk gabojë kanë qenë diku 27 kur e kemi marrë mandatin. Është më se dyfishim, por ende ka punë për tu bërë. Kemi miratuar edhe Ligjin për Pagën Minimale, e cila do të rregullonte një pjesë të madhe të të punësuarve në sektorin privat. Janë mbi 100 mijë persona të cilët presin që ai ligj të hyjë në fuqi dhe të zbatohet, megjithatë ka qenë pikërisht Grupi Parlamentar i AAK-së, përfshirë edhe dy deputetë të tjerë që janë jashtë grupit parlamentar të cilët kanë nënshkruar dhe kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin për Pagën Minimale i cili pret tash e sa kohë”, u shpreh ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Kur jemi bashkë, arrijmë shumë”: Bogujevci falënderon edhe opozitën për suksesin në KiE

Ajo ka falënderuar opozitën për kontributin në votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Publikuar

nga

Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka falënderuar opozitën për kontributin në votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Bogujevci ka thënë se kjo tregon që kur janë ekip, arrijnë shumë.

“Kjo është një arritje e madhe dhe historike për vendin tonë dhe demokracinë. Kjo është fitore e Republikës e themeluar mbi vlera demokratike ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Ky është rezultat i punës dhe angazhimit të punës së delegacionit të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë punuar pa ndalë dhe me përkushtim me qëllime të përbashkëta. Ky sukses i Kosovës tregon më së miri se kur jemi bashkë mund të arrijmë shumë. Kemi qenë ekip dhe ashtu njihemi në asamble. Ky votim është një fitore e madhe për Kosovën. Ka mbete pjesa finale unë jam shumë optimiste në vendim që do të merret unë kam besim te plote por duhet shumë punë”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Miratohen projektligjet për tekste shkollore dhe për performancën energjetike të ndërtesave

Deputeti Hyseni kërkoi që të votohen këto projektligje.

Publikuar

nga

Pa vota nga opozita, Komisioni për Integrime Evropiane miratoi Projektligjin për tekste shkollore dhe Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave.

Pavarësisht kërkesës së deputetit Driton Hyseni, nuk u votuan projektligjet nga opozita. Deputeti Hyseni bëri një lutje drejtuar opozitës për t’i votuar këto projektligje.

“Të votojnë për këto projektligje sepse e dërgojmë besimin e qytetarëve në nivele që ata presin”, tha ai.

Deputetja nga PDK, Blerta Deliu, tha se vendi duhet t’i hap rrugët për zgjedhje dhe nuk ka diçka që duhet të votojnë. Ajo përmendi raportin e DASh-it dhe Freedom House, ku flitet për korrupsion nga Qeveria.

“Kësaj qeverie i ka humbur kuptimi, goditja e dy raporteve të DASh-it dhe Freedom House, tregojnë se kjo qeveri ka probleme me gjyqësorin, cenim në institucione të drejtësisë. Ka zyrtarë që kanë qenë të zënë në fushata te shteti fqinjë. Konsideroj se vendi duhet të hap rrugë për zgjedhje të reja, nuk kemi çfarë të votojmë”, tha ajo.

Deputeti Hyseni, duke replikuar, tha se nuk e sheh të arsyeshme për t’iu referuar raporteve ndërkombëtare e të mos votohen projektligjet që janë më shërbim të qytetarëve.

“Qeveria ka marrë hapa konkret dhe serioz në luftimin e korrupsionit. Nuk e shoh të arsyeshme të referoheni në ato raporte, projektligjet që janë të rëndësishme për qytetarët duhet t’i votojmë. Kjo qeveri ka marrë hapa serioz. Nuk mund të jemi peng i raporteve ndërkombëtare që të mos votohen projektligjet që janë më shërbim të qytetarëve. Ne e kemi privilegj t’i votojmë”, tha ai.

Ndërsa deputetja nga AAK, Time Kadrijaj tha se ky komision nuk mund të kërkojë përkrahjen e opozitës kur nuk i merr seriozisht mbajtjet e mbledhjeve të Komisioneve.

“Nuk po e merrni me seriozitet shqyrtimin e projektligjeve, po shihet këtu. Nuk mund të kërkoni votë dhe përkrahjen e opozitës kur keni mungesë të seriozitetit”, tha Kadrijaj.

Ndërsa, Projektligjet u votuan nga pozita me gjashtë vota për, por në mungesë të opozitës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara