Lajmet

Shefi i klimës i BE-së i shqetësuar për zgjerimin e industrisë së qymyrit në Kinë

Planet zyrtare kërkuan rritjen e kapacitetit të prodhimit të qymyrit me 300 milionë tonë vitin e kaluar.

Published

on

Në një konferencë, Frans Timmermans tha se ndërsa Kina po ecën përpara me planet për të zgjeruar përdorimin e burimeve të rinovueshme si energjia e erës dhe diellit, vendi gjithashtu ka ndërtuar një numër të centraleve me qymyr në të kaluarën.

“Në të njëjtën kohë, unë e kuptoj ankthin e shkaktuar nga ndërprerjet e mundshme”, tha ai.

Kina është prodhuesi më i madh dhe më i shpejtë në botë i energjisë së rinovueshme. Ajo synon të kthejë një të tretën e furnizimit me energji totale të rinovueshme deri në vitin 2025.

Planet zyrtare kërkuan rritjen e kapacitetit të prodhimit të qymyrit me 300 milionë tonë vitin e kaluar, të paktën viti i tretë radhazi i rritjes./UBTNews/

Lajmet

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

Published

on

By

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë verifikuar rezultatet për 1 mijë e 531 vendvotime nga votimet për kryetarë të 12 tetorit.

Ai njëherësh ka treguar edhe për verifikimin e rezultateve për asamble.

“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime”.

“Nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025”, tha ai.

Elezi bëri me dije më tutje se deri më tani aktivitetet në Qendrën Komunale të Numërimit sa i përket numërimit të votave janë përmbyllur në 13 komuna.

“Deri më tani (e enjte, ora 10:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë). Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”, shtoi Elezi.

Në zgjedhjet e së dielës votuan 811 mijë e 984 qytetarë nga 2milionë e 25mijë e 105 me të drejtë vote./EO

Continue Reading

Lajmet

Kapen dy kosovarë me mbi 27 mijë euro të padeklaruara në kufi me Shqipërinë

Published

on

By

Dy shtetas nga Kosova janë kapur në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, teksa tentonin të futnin në territorin e Shqipërisë 27 mijë e 550 euro pa i deklaruar në doganë.

Policia shqiptare bëri të ditur se në hetim janë vënë dy persona me inicialet A. G., njëri 51-vjeçar nga Kosova me vendbanim në Suedi, të cilit iu gjetën 12 mijë e 550 euro, dhe tjetri 44-vjeçar nga Suhareka, me 15 mijë euro në posedim.

Shuma e parave është sekuestruar, ndërsa ndaj të dyve janë nisur procedurat hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Kukësit për veprime të mëtejshme.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”./EO

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë të arrestuar pas një përleshjeje në Viti, në vendngjarje konfiskohet drogë

Published

on

By

Gjashtë persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohen se u përleshën mes vete. Të gjithë të dyshuarit pësuan lëndime dhe pranuan ndihmë mjekësore.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në Viti dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Viti 15.10.2025-14:30. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim./EO

Continue Reading

Lajmet

Verifikohen dhe numërohen rreth 60% e vendvotimeve në nivel vendi, 13 komuna përmbyllin procesin

Published

on

By

Të enjten në mëngjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit në komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, rreth 60% e vendvotimeve kanë përfunduar procesin e numërimit të votave të kandidatëve për Kuvende Komunale si dhe të verifikimit të rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”, tha Elezi.

Sipas tij, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025 të tilla.

Më tej, ai ka bërë të ditur se nga e hëna deri të enjten në mëngjes, aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë) dhe Obiliq.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe akteve nënligjore të KQZ-së, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi./EO

Continue Reading

Të kërkuara