Lajmet

Shefi i inteligjencës britanike mendon se Putini po përballet me “problem të dyfishtë” në luftën e tij në Ukrainë

Sipas tij, Putini po përballet edhe me një revoltë të mundshme kundër udhëheqjes së tij.

Published

on

Kreu i inteligjencës britanike ka thënë se presidenti “i dëshpëruar” rus Vladimir Putin po humbet luftën me Ukrainën si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Gjithashtu, sipas tij, Putini po përballet edhe me një revoltë të mundshme kundër udhëheqjes së tij pasi trupave “të rraskapitura” po u mbarojnë furnizimet dhe municionet.

Sir Jeremy Fleming, drejtori i agjencisë së inteligjencës, kibernetikës dhe sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, do të pretendojë se lufta po rezultoi keq në vendin e Putinit, pasi rusët e moshës luftarake përpiqen dëshpërimisht të shmangin tërheqjen në ‘luftën e zgjedhur’ të tij, shkruan Daily Mail.

Në një fjalim në Londër më vonë sot, Sir Jeremy pritet të theksojë se pavarësisht pretendimeve për një ‘fitore të pashmangshme ushtarake ruse’ në fillim të luftës, ‘është e qartë se veprimi i guximshëm i Ukrainës në fushën e betejës dhe në hapësirën kibernetike po e kthen valën (në anën e kundërt)’.

Shefi i sigurisë do të pretendojë gjithashtu se “forcat e Rusisë janë të rraskapitura” dhe se janë bërë të varura nga të burgosurit dhe rekrutët e papërvojë për të zëvendësuar numrat e varfëruar në vijën e frontit.

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Rusia nisi breshërinë e saj më të madhe të raketave në Ukrainë që nga fillimi i agresionit të saj në shkurt, duke vrarë disa persona dhe duke plagosur shumë të tjerë në sulme në qytete, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy e quajti Rusinë një “shtet terrorist” pas sulmit dhe tha se kjo tregonte se Kremlini është i dëshpëruar pasi “nuk është i aftë të na kundërshtojë në fushën e betejës”.

Në një video që tallte homologun e tij, presidenti Zelensky tha se pavarësisht nga sulmet, Ukraina kishte arritur të rrëzonte gjysmën e raketave dhe dronëve që synonin vendin e tij, duke shtuar se populli i tij ‘nuk mund të frikësohet’.

Putin pretendoi dje se raketat kishin për qëllim rrjetet ushtarake, energjitike dhe të komunikimit, por Ukraina thotë se ato goditën në fakt termocentralet dhe zonat e ngarkuara civile.

Sulmet mendohet të jenë hakmarrje për një sulm në urën e Kerçit të shtunën, e cila lidhte rajonin e aneksuar të Krimesë me Rusinë kontinentale.

Ura 19 kilometra e gjatë ishte një pjesë kyçe e zinxhirit të furnizimit të Kremlinit dhe shkatërrimi i saj ishte një goditje për presidentin rus Vladimir Putin, i cili e pa atë si një projekt të veçantë dhe një simbol të supremacisë së tij në rajon. 

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara