Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.
AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2551 tiketa trafiku, janë shkaktuar 50 aksidente me dëme materiale dhe 19 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 11 persona janë arrestuar, kurse 9 janë dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË
NGACMIM
Fushë Kosovë / 26.08.2025 – 20:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
NGACMIM SEKSUAL
Prishtinë / 25.08.2025 – 20:45. Viktima femer kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur në rrugë, është ngacmuar nga dy të dyshuar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Prishtinë / 26.08.2025 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka kryer vepren e lartcekur ndaj personave zyrtarë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
DHUNË NË FAMILJE
Graqanicë / 26.08.2025 – 14:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke e shqetësuar i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë / 26.08.2025 – 17:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në banesën e tij ishte sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedur të rregullt.
Lipjan / 26.08.2025 – 22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE & ARMËS
Podujevë / 26.08.2025 – 22:20. Njësitet policore pasi kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke drejtuar veturën, gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë në peshë 0.90 gramë dhe një mjet të mprehtë-thikë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTE KRIMINALE-GJILAN
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Gjilan / 25.08.2025 – 18:00. Më 26.08.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se një ditë më parë ishte përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTE KRIMINALE-FERIZAJ
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Kaçanik / 26.08.2025 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike në familje ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
INCIDENTE KRIMINALE-PRIZREN
GJETJE E MUNICIONIT
Prizren / 26.08.2025 – 10:15. Raportohet se nga njësia patrulluese e kufirit janë gjetur në afërsi të kufirit 59 fishekë të armës automatike AK 47 që janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.
INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË VERI
VDEKJE E DYSHUAR
Mitrovicë Veri / 26.08.2025 – 14:25. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
EKSPOZIMI I MATERIALIT TË TURPSHËM DHE OFENDUES
Leposaviq / 26.08.2025 – 18:30. Raportohet se njësiti policor derisa kishte qenë duke u furnizuar me derivate, aty afër veturës së tyre kishte shkuar i dyshuari mashkull shtetas serb i cili kishte pasur të veshur një bluzë me mbishkrime ofenduese apo provokuese. I dyshuari është dërguar në stacion policor, në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.