Lajmet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së: Kjo qeveri e paaftë po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë pas tollovisë te 1 Tetori se “kjo qeveri e paaftë po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

“Kjo që shihet në foto është paaftësia e qeverisë për të organizuar një proces vaksinimi, kur i shtohet kësaj edhe dështimi për të siguruar vaksina, na rezulton se kjo qeveri e paaftë po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve!”, thotë në reagimin e tij Gashi./UBTNEWS

Continue Reading

Lajmet

​Gjykata Bullgare merr vendim për aksidentin me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut

Published

on

By

Agjencia e Infrastrukturës Rrugore (RIA) mban fajin e pjesshëm për aksidentin vdekjeprurës të një autobusi me destinacion Shkup afër Sofjes në autostradën Struma, i cili vrau 45 dhe plagosi shtatë të tjerë më 23 nëntor 2021, thuhet në një vendim të Gjykatës së Qarkut të Pernikut, i publikuar më faqen e internetit të institucionit të mërkurën.

Autobusi fatkeq ishte në pronësi të kompanisë Besa Trans, e regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ishte i katërti dhe i fundit nga grupi i autobusëve që shkuan në udhëtim. Hetimi i aksidentit iu ngarkua Shërbimit Hetimor Kombëtar. Përfundimet fillestare i atribuan aksidentit gabim njerëzor, pasi drejtuesi i mjetit po drejtonte me shpejtësi të madhe.

Sipas gjykatës, RIA është përgjegjëse për 10% të dëmeve të pësuar dhe duhet të urdhërohet t’i paguajë secilit prej paditësve 20,000 BGN si dëmshpërblim jopasuror. Në dokumente thuhet se seksioni në fjalë nuk është nxjerrë Aktin 16 për autostradë dhe për rrjedhojë ka statusin e një autostrade, pasi seksioni është hapur për qarkullim në vitin 2007 në fazën e Aktit 15.

Në vendimin e gjykatës thuhet gjithashtu se shoferi po e ngiste autobusin me shpejtësi 106 kilometra në orë, kur shpejtësia maksimale në këtë zonë ishte 120 kilometra. Dizajni i rrugës së shpejtë nuk përputhej me karakteristikat gjeometrike të terrenit.

Pjerrësia e projektuar e tërthortë e kthesës korrespondon me një shpejtësi prej 90 kilometrash në orë, por nuk ka asnjë shenjë rrugore B26/90 kilometra të vendosur në vendet e nevojshme për të kufizuar shpejtësinë“, shtoi gjykata.

Përplasja ndodhi pak pas orës 2:00 të mëngjesit të datës 23 nëntor 2021 në 31 km të autostradës Struma, afër fshatit Bosnek (Bullgaria Perëndimore). Autobusi, me 52 turistë që ktheheshin në Shkup nga një udhëtim në Stamboll, u përplas në shinat e rojes dhe mori flakë, duke u djegur plotësisht. Një ditë më pas u shpall ditë zie kombëtare në Bullgari në kujtim të viktimave në aksidentin vdekjeprurës të autobusit dhe nëntë viktimave të zjarrit në një shtëpi pleqsh në Bullgarinë verilindore. Flamujt kombëtarë të të gjitha institucioneve shtetërore u valëvitën në gjysmështizë.

Një padi civile u ngrit në Gjykatën e Rrethit të Pernikut në janar 2022, duke rezultuar në deklarata të ekspertëve për gjendjen e seksionit rrugor, duke përfshirë shenjat rrugore, shinat mbrojtëse dhe shenjat rrugore. Shenjat shtesë rrugore përgjatë pjesës ku ka ndodhur aksidenti janë vendosur nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore (ARN) në fillim të këtij viti.

Familjarët e atyre që humbën jetën në aksident ngritën padi këtë gusht, duke kërkuar dëmshpërblim prej 750 mijë eurosh nga RIA dhe shoqata bullgare e siguruesve të automjeteve. Avokati pretendon se në rrugë ka pasur një sërë parregullsish, si ngatërrimi i sinjalistikës dhe shenjave rrugore, shinat mbrojtëse dhe asfalti jo cilësor, të cilat kanë ndikuar në aksident

Continue Reading

Lajmet

​Rama: Familja Jashari nuk e miratoi asnjë projekt për sheshin, po e rihapim konkursin

Published

on

By

Asnjë projekt-propozim për sheshin monumental “Adem Jashari” nuk e ka mbështetur familja Jashari, për këtë arsye gjatë këtij muaji Komuna e Prishtinës do të hap konkurs të ri për këtë çështje.

Kështu ka deklaruar, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë konferencë për media ku prezantoi të arriturat e qeverisjes së tij për vitin 2024 dhe planet për vitin 2025.

Ai tha se tashmë mjetet janë ndarë dhe në janar do të rihapet konkursi.

Ne e kemi pas konkursin edhe kemi pas projekt propozime si pjesë e projektit ne kemi qenë sensitiv edhe ndaj çështjes së familjes së Adem Jasharit dhe kemi pas reprezentuesin e familjes dhe në bazë të procesit nuk e kanë parë familja asnjë projekt që meriton për të ec përpara për këtë arsye edhe nuk e kemi ecur përpara gjithë ato projekte që kanë ardhur. Mirëpo, e kemi ndarë prapë buxhetin e kemi 150 mijë euro që ta rihapim prapë konkursin prapë dhe këtë do ta bëjmë në këtë muaj”, theksoi ai.

Sa i takon tregut të gjelbër, Rama tha se aktualisht e kanë ofertën nga sektori privat për këtë projekt dhe në mbledhjen e radhës do të jetë pikë e rendit të ditës për votim.

Lidhur me lejen për qendrën tregtare “Central Park”, i pari i Prishtinës tha se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në atë drejtim.

Continue Reading

Lajmet

Rama arsyetohet për “bllokimin” e projekteve në kryeqytet

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar nivelin qendror për bllokim të projekteve të kësaj komune. Në një konferencë për media ku prezantoi të arriturat për vitin 2024 dhe planet për vitin aktual, Rama i ka quajtur të paarsyeshme dhe tendencioze veprimet e qeverisë karshi kryeqytetit.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se projekti “Unaza e kryeqytetit” po vazhdon të bllokohet nga qeveria, ndonëse siç u shpreh ai komuna i ka siguruar 40% të buxhetit.

Çështja tjetër me interes shumë të madh për kryeqytetin dhe gjithë Kosovën e cila ka qenë sfidë dhe vazhdon të jetë sfidë është unaza e kryeqytetit, është projekt kyç jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Kosovën duke përfshirë edhe tashmë që i kemi lojërat olimpike 2030 mesdhetare. Ky projekt i cili e ka koston e 206 milionë eurove është i gatshëm, po ashtu është mundësuar që të jetë pjesë e ndërlidhjeve të lidhjeve mesdhetare të të gjitha rrugëve mesdhetare vazhdon të qëndroj si një projekt i cili nuk përkrahet nga qeveria, përkundër faktit që kemi 40% të buxhetit i cili do të ishte donacion, do të ishte grant megjithatë është kërkuar garancia qeveria dhe kjo nuk është bërë, nuk e shohin si një projekt i cili është me rëndësi të madhe për kryeqytetin apo Kosovën. Lus që në vitin 2025 të kemi një reflektim nga qeveria të investohet në këtë projekt madhor”, deklaroi Rama.

Edhe tuneli “Agim Ramadani” e “ishulli urban” nga Rama po konsiderohen projekte të cilat u penguan nga niveli qendror për tu realizuar.

Që nga marsi projekti është i përfunduar dhe kemi kërkuar në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për të siguruar pëlqimin për zhvillimin e punimeve për nënkalimin për tunelin ‘Agim Ramadani’ projekt i cili ka rëndësi jetike për qarkullimin rrugor në kryeqytet dhe jetësimin e zonës historike në kryeqytet kjo kërkesë ende nuk është miratuar pas dy refuzimeve të orkestruara politikisht kjo mbetet praktika më e gjatë që e njeh Kosova në procedurën administrative në mes të organeve shtetëror. Lus që qeveria në ikje tash, apo qeveria e re të reflektojnë dhe të vazhdojnë me këtë projekt madhor. Çështja e ishullit urban kemi zhvilluar projektin e ishullit urban dhe kemi filluar punimet, por jemi bllokuar nga institucionet qendrore. Arsyetimi është totalisht tendencioz i cili ka qëllim zvarritjen e procesit dhe bllokimin e këtij projekti”, theksoi ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama theksoi se qeveria ka bllokuar edhe projektin për kampusin sportiv.

Qeveria është bllokuese ndaj projektit në tërësi. Këto zvarritje për fat të keq janë të paarsyeshme dhe në vazhdimësi e bllokimeve të qëllimshme të projektit veprime këto të cilat po shkaktojnë vonesa në realizimin e këtij projekti sportiv ndonjëherë në Kosovë”, u shpreh kryetari i Prishtinës.

Krahas sfidave, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama shpalosi edhe disa nga sukseset e punës së tij përgjatë vitit që lamë pas.

Sukses historik ai e konsideroi realizimin e 80% të buxhetit komunal.

Përkundër të gjitha sfidave që kemi, sfida të panevojshme dhe të pakuptueshme me nivelin qendror e me opozitën, kryeqyteti ka thyer rekord këtë vit në realizimin e buxhetit. Që nga fillimi i qeverisjes tonë ka pas rritje të realizimit të buxhetit nga viti në vit. Në vitin 2024 buxheti ka realizim rekord historike me mbi 80%, ndërsa investimet kapitale janë realizuar mbi 63%. Rruga Jim Xhema apo rruga A edhe ky ka pas sfida të mëdha i kemi pas tri ballafaqime në gjykata për të lejuar vazhdimin e kësaj pune e kemi vazhduar dhe po e vazhdojmë dhe do ta përfundojmë deri në fund të këtij viti. Vazhdimi i ndërtimit të kolektorit në Kalabri dhe vazhdimi në rrugën B prapë projekt madhor që vazhdon”, thotë Rama.

Sa i takon telasheve me tollovitë e mëdha në trafik me të cilat po ballafaqohet kryeqyteti, i pari i Prishtinës tha se zgjidhja është ndërtimi i unazës së kryeqytetit.

748 mijë hyrje në qytet vetëm ata që e përdorin IPKO marrë parasysh edhe ata që e përdorin Valën kemi edhe më shumë hyrje këto janë hyrje-dalje në ditë, 748 mijë nëse e merr vetëm këtë numër parasysh e sheh çfarë impakti të madh do të kishte që ne të fillonim dhe ta përfundonim unazën e kryeqytetit”, theksoi ai.

Në konferencën për medie, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se përgjatë vitit 2024 janë ofruar nga shërbimi shëndetësor, 3.4 milionë shërbime, prej tyre mbi 1 milionë analiza laboratorike.

Për problematikën e qenve endacak u tha se deri tani janë adaptuar 600 qenë endacak, derisa kërkesat janë edhe për 1 mijë të tjerë.

Në anën tjetër, Rama para gazetarëve foli edhe për mbështetjen për fermerët, sportistët dhe fushën kulturore në kryeqytet.

Continue Reading

Lajmet

Ismaili thotë se VV nuk bëri ndryshim për gratë: U kthye në zhgënjim të thellë tek qytetarët

Published

on

By

Partia që erdhi në pushtet me sloganin e ndryshimit, nuk vonoi të tregojë se ndryshimi nuk ishte për gratë, por për interesat e një elite të ngushtë politike, ka thënë kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili.

Në zgjedhjet e fundit, ajo thekson se LVV  fitoi bindshëm me 51% të votave, duke u bërë simbol i shpresës dhe ndryshimit për qytetarë, veçanërisht për gratë që i besuan premtimet për barazi dhe përparim shoqëror

Megjithatë, pas triumfit në kutitë e votimit, ky entuziazëm u kthye në zhgënjim të thellë tek qytetarët dhe diaspora, pikërisht tek gratë. Partia që erdhi në pushtet me sloganin e ndryshimit, nuk vonoi të tregojë se ndryshimi nuk ishte për gratë, por për interesat e një elite të ngushtë politike.”, ka shkruar ajo

Ismaili thotë se “kjo tradhti ndaj grave nuk është vetëm një dështim moral, por edhe një humbje për të gjithë shoqërinë”.

Continue Reading

Të kërkuara