Lajmet

Shefi i diplomacisë italiane: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave.

Kryediplomati italian këtë deklaratë e bëri në një konferencë ndërparlamentare të organizuar nga kryetari i Komitetit italian për Çështjet e Jashtme dhe BE, Piero Fassino, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë që ishte i dërguari i Romës në vendin tonë, Nicola Orlando që e bëri publik lajmin përmes një postimi në Twitter.

“Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Piero Fassino, Luigi Di Maio bëri thirrje që Evropa ta mbështes Ballkanin Perëndimor pas negociatave të shumta të lodhshme në perspektivën e integrimit evropian. Ai theksoi se Kosova plotësoi të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave”, njofton Klan Kosova.

Continue Reading

Lajmet

Avokati i Popullit: Shqetësuese mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen

Published

on

By

Rënia e përgjigjeve nga autoritetet publike, mungesa e mbikëqyrjes parlamentare dhe mos votimi i raportit të vitit 2023 në kuvendin e Kosovës, kanë qenë tre sfidat kryesore e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2023.

Në konferencën e mbajtur për fund vit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha përveç tre sfidave, mbetet shqetësuese niveli i zbatimit të ligjit dhe mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen.

Qelaj, përmendi disa ligje që nuk po zbatohen nga institucionet përgjegjëse.

“Statistika që ne i kemi në institucion, ka një rënie të përgjigjeve nga autoritetet. Ka munguar një mbikëqyrje parlamentare dhe një qasje shumë më pro aktive e autoriteteve publike. Si sfidë e tretë është votimi kundër nga Kuvendi i Kosovës për raportin e vitit 2022, raport i cili është adresuar në kuvend në mars të vitit 2023, e që është votuar në kuvend në maj të 2024 dhe aty pa diskutim dhe pa e vlerësuar fare raporti është votuar kundër si një tendencë me kërcënuar dhe cenuar pavarësinë dhe punën dhe institucionet e Avokatit të Popullit. Mbetet shqetësuese niveli i zbatimit të ligjit dhe mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen. Zbatimi i ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, ne këtë vit kemi dal me një raport të veçantë për zbatimin e këtij ligji dhe aty na del se ligji nuk është duke u zbatuar nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, është në proces të plotësim ndryshimit si ligj. Neni 6 i ligjit që flet për barazi mes gjinive nuk ka një zbatim të duhur”, u shpreh Qelaj.

Zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku njoftoi lidhur me ankesat që janë bërë në këtë institucion gjatë këtij viti.

“39 raste kanë qenë të papranishme për Avokatin e Popullit për shkak të mosshfrytëzimit të mjeteve juridike, 33 raste janë të mbyllura për mosinteresim të ankuesit, ndërsa 8 raste janë të papranishme për shkak se kanë qenë jashtë juridiksionit. Ankesat e qytetarëve janë bërë kryesisht ndaj autoriteteve e publike dhe janë 440 ankesa që janë bërë ndaj ministrive dhe administratës, 419 raste ndaj gjykatave, 210 ankesa ndaj komunave, 89 ndaj policisë, 60 ankesa ndaj prokurorive, 42 ndaj ndërmarrjeve publike, natyrisht një ankesë mund të jetë për më shumë se një palë. Përkatësia etnike, kemi 1149 ankesa nga shqiptarët, 101 nga komuniteti serb, 22 nga komuniteti ashkali, 20, nga komuniteti boshnjak , 17 nga komuniteti rom, 10 nga komuniteti egjiptian, 7 nga komuniteti goren dhe 13 nga të tjera”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Krishtlindja na kujton se përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë, duke thënë se festa e Krishtlindjes është një mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë dhe bashkimin – një periudhë kur na kujtohet fuqia e dashurisë dhe shpresës.

Urimi i plotë i Presidentës Osmani për Krishtlindje:

Festa e Krishtlindjes është një mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë dhe bashkimin – një periudhë kur na kujtohet fuqia e dashurisë dhe shpresës.

Në këtë ditë ne çmojmë posaçërisht lidhjet dhe traditat që na bashkojnë.

Krishtlindja është frymëzim që na kujton të gjithëve se përballë sfidave, duhet të triumfojë shpresa.

Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje me shumë dashuri, gëzim dhe paqe! Le të na frymëzojë kjo festë për një të ardhme me shpresë të pakufishme!

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!

Continue Reading

Lajmet

​Kurti refuzon të përgjigjet nëse do të rrëfehet në Prokurorinë Special

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prap ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kryeministri Kurti mëngjesin e sotëm ishte në Klinikën e Gjinekologjisë për të përuruar shërbimin e ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori thirrjen e parë për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetori, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni me datën 16 dhjetor, por ai nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit ka dërguar në prokurori një propozim me tri data për intervistim, megjithatë, ai ka kërkuar që intervistimi të bëhet në zyrën e tij e jo në prokurori.

Ministrja Albulena Haxhiu tha se prokuroria duhet t’i kthej përgjigje zyrës së kryeministrit dhe sipas saj, gjatë kësaj jave kanë mbetur edhe dy data në të cilat zyra e kryeministrit ka propozuar intervistimin e Kurtit.

Sipas saj, datat janë caktuar në bazë të agjendës së kryeministrit.

Kurti është ftuar nga prokuroria të jap deklaratën e tij lidhur dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Continue Reading

Lajmet

Bashkimi Evropian kërkon funksionalitetin e RTK-së dhe KPM-së para zgjedhjeve

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë nominimet për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur të Medias, për të siguruar funksionalitetin e këtyre dy institucioneve para mbajtjes së zgjedhjeve.

Njoftimi është dhënë nga zëdhënësja e BE-së, Zyra në Prishtinë, Joanna Lachana, e cila ka thënë se BE-ja tashmë i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare.

Konfirmojmë se BE-ja i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare, duke kërkuar nga Kuvendi që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media. Ky veprim është thelbësor për të siguruar që të dyja këto institucione të mbeten funksionale dhe të kenë një kuorum vendimmarrës gjatë periudhës së zgjedhjeve”, tha Lachana.

Ajo shtoi se RTK është një aktor kyç në procesin zgjedhor, duke siguruar mbulim të paanshëm dhe duke mundësuar që të gjitha zërat të dëgjohen, për t’i ndihmuar qytetarët të bëjnë zgjedhje të informuara.

Ajo shtoi gjithashtu se “një ndërprerje e mundshme në vendimmarrjen e KPM-së gjatë zgjedhjeve mund të rrezikonte autoritetin e tij mbikëqyrës dhe mundësinë për të ndërmarrë masa sanksionuese si organ rregullator”.

Bashkimi Evropian apelon për një veprim të shpejtë dhe të koordinuar nga ana e Kuvendit për të siguruar që këto institucione të jenë në gjendje të mbështesin procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve.

Continue Reading

Të kërkuara