Lajmet

​Shefi i BE-së Orav inspekton punimet e shkollës në Prizren

Published

on

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot punimet në një shkollë në lagjen “Dardania” në Prizren, e cila është mbështetur nga Bashkimi Evropian. Shkollë, e cila i ka kushtuar 5.2 milionë euro, me një kapacitet për 900 nxënës.

Shefi i Zyrës së BE-së, Orav tha se shkolla është gati për t’u shfrytëzuar, por ka mbetur vetëm edhe inventari i shkollës.

Pas kësaj vizite, Orav ka takuar edhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn.

Ambasadori i zyrës së BE-së, Aivo Orav, është shprehur se në këtë takim është biseduar edhe për çështje politike, e për zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Sipas tij, asnjë numër nuk është i rëndësishëm për të me shumë se 92 për qind, e ky 92 për qind për të ka domethënie se 92 për qind e qytetarëve në Kosovë e mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Orav shtoi se Qeveria e re që do të vjen ka një përgjegjësi të madhe të plotësojë kriteret për anëtarësimin e Kosovës në BE.

BE-ja është një prej donatorëve më të mëdhenj në Kosovë, dhe do të vazhdojmë që të ju ndihmojmë… Shihet se shkolla është gati vetëm se duhet të bëhen lidhjet e duhura me energji elektrike, kështu që nxënësit mund të fillojnë së shpejti ta shfrytëzojnë objektin. Biseduam për çështje politike, për zgjedhje, e dimë se votat janë në numërim e sipër. Kemi dëgjuar përqëindje të ndryshme si 40 për qind 20 për qind, mirëpo mendimi im është se më i rëndësishmi 92 përqindshi. 92 për qind të qytetarëve të Kosovës e mbështesin anëtarësimin në BE. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për ne por shumë përgjegjësi e madhe për qeverinë e re për ta përmbushur për qytetarët e Kosovës. Shpresoj që informatat të rrjedhin lirshëm dhe së shpejti të kemi qeverinë e re”, u shpreh Orav.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir totaj tha se BE-ja është donatori më i madh i Kosovës që nga paslufta. Ndërkaq, ai shpreson që BE-ja të tërheq masat ndaj Kosovës.

“Folëm lidhur me Prizrenin me mënyrën e funksionimit të qeverisjes lokale, po ashtu temat aktuale në nivel nacional, për zgjedhjet e fundit, me bashkëpunimin që Kosova do ta ketë dhe duhet ta ketë me BE-në. Të gjithë së bashku, të japim kontributin me përmirësua ambientin politik dhe të përgjithshëm sa i përket zhvillimit ekonomik. Në të ardhmen do të kemi jo vetëm takime, por edhe aksione konkrete në drejtim të përkrahjes së BE-së. Po besojmë që masat ekonomike do të largohen. BE është donatori më i madh në Kosovë”, tha Totaj.

Shkolla e financuar nga BE-ja në Prizren, pritet të hapet me 15 mars të këtij viti.

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Bëhu pjesë e zhvillimit të Kosovës: Transformo turizmin në sukses me UBT

Published

on

By

Kosovë po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet më atraktive në rajon. Për të rinjtë që kërkojnë një profesion dinamik, me mundësi të pafundme punësimi dhe perspektivë globale, Programi Bachelor në TurizëmUBT është zgjedhja ideale për të kthyer pasionin në një karrierë të suksesshme.

Turizmi nuk është thjesht udhëtim — është menaxhim biznesi, ekonomi, inovacion dhe promovim i potencialeve të vendit tonë në tregun ndërkombëtar.

Pse është Turizmi profili i së ardhmes për të rinjtë në Kosovë?

Orientim i plotë praktik dhe përvojë reale: Programi në UBT gërsheton njohuritë teorike me praktikat më moderne të biznesit, duke ju pajisur me aftësitë që kërkon tregu real i punës që nga dita e parë.

Gatishmëri për tregun vendor dhe global: Përmes ekspertizës ndërkombëtare, trajnimeve dhe certifikimeve profesionale, ju përgatiteni për role udhëheqëse jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Mjedis me studentin në qendër: UBT ofron kushte moderne, teknologji të avancuar dhe një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi me komunitetin dhe udhëheqësit e industrisë së turizmit.

Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: Si ekspertë të ardhshëm të menaxhimit dhe ekonomisë turistike, ju do të jeni forca lëvizëse që do të mbështesë rritjen ekonomike, private dhe sociale të Kosovës.

Përmes metodave moderne të mësimdhënies, zhvillimit të mendimit kritik e kreativ dhe fokusit te inovacioni, Programi i TurizmitUBT po formëson gjeneratën e re të specialistëve dhe drejtuesve të këtij sektori.

Nëse dëshironi një profesion pa kufij, ku praktika takon suksesin, zgjidhni programin e Turizmit në UBT dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të së ardhmes.

Continue Reading

Të kërkuara