Lajmet

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret “rënie të shpejtë” të inflacionit

Inflacioni veçse ka rënë në muajt e fundit.

Published

on

Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të lartë në Eurozonë, sipas shefit të këtij institucioni, Philip Lane. Inflacioni veçse ka rënë në muajt e fundit.

Mirëpo në nivelin sa është tani, 8.5 për qind, është ende përtej synimit të Bankës Qendrore Evropiane prej 2 për qind. Aktualisht, ne ndoshta jemi “në fazën më intensive të inflacionit”, ka thënë Lane.

“Çmimet e ushqimit janë ende shumë të larta dhe kjo është ajo me të cilën përballen njerëzit kur shkojnë në dyqan”.

Por, sipas tij, nëse analizohen çmimet paraprake për përbërësit ushqimorë, “vërehet ndryshimi”, shkruan REL.

“Ka përmirësim, që do të jetë gradual në pranverë dhe verë, por më i fuqishëm do të jetë në vjeshtë”, ka thënë mes tjerash ai.

Por, për të siguruar shkallë të inflacionit në 2 për qind, Lane ka thënë se do të duhet të ketë sërish rritje të normës së interesit për hua.

Lajmet

Kosova mposht Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues./S.K/KP/ FFK/

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2088 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 38 aksidente trafiku me dëme materiale, 36 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendim të Gjykatës Supreme nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi“, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Të kërkuara