Teknologji

ShBA, masa ndaj 59 firmave kineze të mbrojtjes dhe teknologjisë

Përfshirja e firmave kineze të teknologjisë mbikëqyrëse zgjeroi urdhërin e mëparshëm, thanë zyrtarët.

Published

on

Zyrtarë të lartë të administratës Biden njoftuan se të enjten do të lëshohet një urdhër i ri ekzekutiv që u ndalon njësive amerikane blerjen ose shitjen e letrave me vlerë nga 59 kompani kineze të sektorit të mbrojtjes dhe teknologjisë së mbikëqyrjes.

Departamenti i Thesarit do të zbatojë dhe freskojë vazhdimisht listën e masës së re, e cila zëvendëson atë të Departamentit të Mbrojtjes, ndërsa zyrtarët njoftuan se vendimi hyn në fuqi më 2 gusht.

Urdhri i ri, që duket si përpjekje për ta bërë të tingëllojë si e ligjshme një ndalesë të administratës Trump, vë në theks qëllimin e administratës Biden për të garantuar se “persona në ShBA nuk po financojnë kompleksin industrial ushtarak të Republikës Popullore të Kinës”, tha një nga zyrtarët e lartë para gazetarëve.

Përfshirja e firmave kineze të teknologjisë mbikëqyrëse zgjeroi urdhërin e mëparshëm, thanë zyrtarët.

“Ne presim që muajt e ardhshëm të kemi kompani shtesë në urdhërin e ri ekzekutiv për ndalesën”, thanë ata.

Presidenti Joe Biden po shqyrtonte një numër aspektesh të politikës amerikane ndaj Kinës. Administrata e tij kishte vonuar zbatimin e urdhrit të mëparshëm ndërsa formulonte kornizën e re të politave të tyre.

Masa është pjesë e një serie më të gjerë hapash për të kundërshtuar Kinën, përfshirë forcimin e aleancave amerikane dhe ndjekjen e investimeve të mëdha të brendshme për të forcuar konkurrencën ekonomike amerikane, mes marrëdhënieve gjithë e më të tensionuara mes dy vendeve më të fuqishme në botë.

Departamenti i Thesarit pritet që të enjten bashkë me listen të publikojë edhe të dhëna se çfarë përfshihet tek teknologjia e mbikëqyrjes dhe të dhënat nëse kompanitë po ndihmojnë “shtypjen ose abuzimet serioze të të drejtave të njeriut” brenda ose jashtë Kinës, tha një nga zyrtarët.

“Duam të sigurohemi që çdo ndalim ë ardhshëm të jetë në terren të ligjshëm. Pra, listat tona të para me të vërtetë e pasqyrojnë atë”, tha zyrtari tjetër i administratës.

Në maj, një gjykatës nënshkroi një urdhër për heqjen e masës ndaj prodhuesit kinez të telefonave mobil Xiaomi, e cila ishte ndër kompanitë e profilit të teknologjisë kineze që administrata Trump e shënjestëroi për lidhjet e saj me ushtrinë e Kinës.

Më vonë gjykatësi pezulloi masën e vendosur ndaj kompanisë tjetër kineze të teknologjisë që krijon harta, Luokung Technology Corp.

Edhe Departamenti i Mbrojtjes kishte vendosur kufizime ndaj koorporatës ndërkombëtare e prodhimit të gjysmëpërçuesve në Kinë, me qëllim të rritjes së sektorit të saj të brendshëm të çipave.

Continue Reading

Teknologji

Antigravity sfidon DJI me dronin e ri kreativ me kamerë 360 gradë

Published

on

Antigravity, marka e re e dronëve e krijuar nga Insta360, ka paralajmëruar një dron të ri që do të lansohet në gusht.

Ky dron do të jetë i lehtë (nën 249 gramë), do të kapë video në 360 gradë me cilësi 8K dhe është projektuar për të gjithë përdoruesit, veçanërisht për krijuesit e përmbajtjes dhe entuziastët. Me këtë produkt, Insta360 synon të sjellë dominimin e saj në “kamerat 360” edhe në qiell.

Antigravity premton gjithashtu masa kundër përdorimit të gabuar të dronit, duke e bërë atë të përshtatshëm për konsumatorët e zakonshëm.

Sipas kreut të marketingut, droni nuk është vetëm një mjet, por një përvojë që nxit emocione dhe liri krijuese.

Detajet teknike nuk janë zbuluar ende, por do të prezantohen gjatë muajit gusht.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur nevoja për një rival të vërtetë të DJI-së është gjithnjë e më e dukshme në tregun global të dronëve.

Continue Reading

Teknologji

iPhone 17 po vjen me ngjyra të reja, si mund të duket?

Published

on

Modeli bazë i iPhone 17 që del këtë vit pritet të përfshijë ngjyrën e gjelbër dhe vjollcë si opsione të reja ngjyrash.

Sipas mediave të huaja, një person nga industria ka qenë në gjendje të na tregojë se si mund të duket iPhone i ri.

Me këto ngjyra të reja, iPhone 17 do të vazhdojë trendin e modelit bazë që duket mahnitës.

Të gjitha raportet tregojnë se Apple do të pajisë çdo model këtë vit me ekrane 120 Hz, nëse mungesat në zinxhirin e furnizimit nuk ndikojnë shumë në prodhim, atëherë të gjitha modelet e iPhone 17 do të vijnë me 12 GB RAM gjithashtu.

Dhe me iPhone-in e palosshëm që ka të ngjarë të dalë vitin e ardhshëm, Apple do t’u japë shumë konkurrencë modeleve kryesore të Samsung, përfshirë Galaxy Z Fold 7 të sapo-lansuar.

Continue Reading

Lajmet

Një nga pionierët e bitcoin shiti 80 000 BTC për 9 miliardë dollarë

Published

on

Një investitor i hershëm i Bitcoin shiti 80 mijë BTC përmes Galaxy Digital, në atë që kompania e aseteve digjitale e përshkroi si një nga transaksionet më të mëdha nominale në historinë e kriptomonedhave, megjithëse detajet e datës dhe çmimit të ekzekutimit nuk u zbuluan.

Njoftimi i shitjes nga Galaxy Digital u shfaq për herë të parë në PR Newswire të premten vonë, i ndjekur nga një njoftim në blogun zyrtar të kompanisë.

Galaxy Digital konfirmuan vërtetësinë e njoftimit për shtyp, por nuk e zbuloi identitetin e klientit, duke thënë se “transaksioni ishte pjesë e strategjisë më të gjerë të planifikimit të pasurisë së investitorit”. Njoftimi erdhi në një ditë me paqëndrueshmëri të shtuar për Bitcoin, me çmimin që ra për pak kohë nën 115 mijë dollarë të premten, sipas Cointelegraph.

Të dhënat e Lookonchain tregojnë disa transaksione të mëdha nga Galaxy Digital gjatë ditës, duke arritur në total gati 30 mijë BTC, me shumicën e fondeve të dërguara direkt në bursa.

Këto transaksione ishin të lidhura me një investitor në Bitcoin i cili zhvendosi 80.009 BTC nga një portofol joaktiv në fillim të këtij muaji – monedha që më vonë u transferuan në Galaxy, sipas të dhënave të Lookonchain nga 16-17 korriku.

Jason Williams, një analist dhe autor i Bitcoin Hard Money, vuri në dukje se e gjithë shitja tashmë është “absorbuar plotësisht nga tregu”, duke sugjeruar se çmimet janë gati të rriten ndjeshëm.

“80.000 BTC, me vlerë mbi 9 miliardë dollarë, janë shitur në librat e porosive në tregun e hapur, dhe bitcoin mezi ka lëvizur,” shkroi Joe Consorti, kreu i rritjes në Theya, një kompani infrastrukture kujdestarie për Bitcoin.

Bitcoin është rritur këtë vit, duke arritur së fundmi një rekord të ri historik mbi 123.000 dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Funksioni i ri i Inteligjencës Artificiale i Google ju lejon të provoni rrobat virtualisht

Published

on

Google ka lansuar një funksion të ri me Inteligjencë Artificiale që u lejon përdoruesve të provojnë rroba virtualisht duke ngarkuar një foto të plotë të trupit të tyre.

Ky shërbim është tashmë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përdoret përmes Google Search, Google Shopping dhe Google Images.

Pasi të përzgjidhet një produkt, mjafton të shtypet ikona “try it on” për të nisur provën virtuale.

Përdoruesit mund të ruajnë pamjet dhe t’i ndajnë me miqtë. Ky funksion shënon një hap para nga versionet e mëparshme që shfaqnin rrobat vetëm në modele të ndryshëm.

Paralelisht, Google po teston edhe aplikacionin eksperimental Doppl, që krijon video AI për të paraqitur se si duket një veshje në lëvizje.

Një veçori tjetër që pritet këtë vjeshtë do të ofrojë ide për kombinime veshjesh apo dizajn dhomash përmes teknologjisë gjeneruese vizuale.

Continue Reading

Të kërkuara