Lajmet

SHBA-ja urdhëron që familjarët e stafit të ambasadës të largohen nga Ukraina

“Këto janë masa paraprake, të kujdesshme”.

Published

on

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar largimin e familjarëve të punonjësve në ambasadën në Kiev dhe thanë se të gjithë qytetarët amerikanë duhet ta konsiderojnë largimin nga Ukraina për shkak të kërcënimit të veprimit ushtarak nga Rusia.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) më 23 janar u tha familjarëve të stafit në ambasadën në Kiev se ata duhet të largohen, ndërkaq punonjësit jothelbësorë të ambasadës mund të largohen vullnetarisht dhe Qeveria do të paguajë shpenzimet e udhëtimit. Këto urdhra u lëshuan “për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga veprimi ushtarak rus”, tha Departamenti përmes një deklarate.

DASH po ashtu shtoi se Qeveria amerikane “nuk do të jetë në gjendje të evakuojë” shtetasit amerikanë në Ukrainë, prandaj ata duhet të planifikojnë me kujdes dhe ta shqyrtojnë mundësinë që të përdorin opsione komerciale për t’u larguar nga shteti, tha një zyrtar i Departamentit gjatë një konference virtuale me gazetarë.

“Këto janë masa paraprake, të kujdesshme, që në asnjë mënyrë nuk minojnë mbështetjen apo angazhimin tonë për Ukrainën”, tha ky zyrtar.

Ky zyrtar i lartë i DASH-it nuk pranoi që të jepte një vlerësim se sa amerikanë jetojnë në Ukrainë, por theksoi se Ambasada amerikane “do të vazhdojë të operojë në mënyrë të pandërprerë për të mbështetur Ukrainën në këtë moment kritik”.

Kushtet e sigurisë, veçanërisht përgjatë kufirit të Ukrainës në rajonin e Krimesë të okupuar nga Moska dhe në territorin në lindje të Ukrainës që kontrollohet nga Rusia, “janë të paparashikueshme dhe mund të përkeqësohen me pak paralajmërim”, u tha në deklaratë. “Protestat, të cilat disa herë janë shndërruar në protesta të dhunshme, ndodhin rregullisht në gjithë Ukrainën, përfshirë edhe në Kiev”.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit u theksuan raportet e fundit që thonë se Rusia po planifikon një aksion të rëndësishëm ushtarak ndaj Ukrainës, por zyrtari që foli me gazetarët, nuk përmendi ndonjë ngjarje specifike që i ka paraprirë këtij njoftimi.

I pyetur nëse urdhri për largimin e familjarëve të stafit të ambasadës nënkuptonte se Shtetet e Bashkuara mendonin se Kievi mund të jetë në rrezik, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit u përgjigj se SHBA-ja po përpiqej që të vepronte me maturi. Ky zyrtar tha se Rusia mund të sulmojë në çdo moment, por SHBA-ja nuk e di nëse presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur për një gjë të tillë.

“Ne nuk po themi se e dimë se [një pushtim] do të ndodhë. Askush nga ne nuk e di se çfarë do të vendosë presidenti Putin. Dhe në të njëjtën kohë që ne po bëjmë këtë planifikim dhe po ndërmarrim masa të kujdesshme, ne vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar për zgjidhjen e situatës në rrugë diplomatike”, tha zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar shtetet e aleancës ushtarake, NATO për përshkallëzimin e tensioneve në lidhje me Ukrainën edhe pasi kryediplomatët e SHBA-së dhe Rusisë u pajtuan më 21 janar që të vazhdojnë të punojnë për uljen e tensioneve.

Kremlini mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën, por po kërkon kushte dhe garanci se NATO nuk do të zgjerohet në drejtim të lindjes, veçanërisht në Ukrainë.

Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu ka paralajmëruar amerikanët që të mos udhëtojnë për në Ukrainë. SHBA-ja veçse kishte një paralajmërim të tillë për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, por masat e reja kanë bërë që ky paralajmërim të jetë më i fuqishëm.

DASH-i po ashtu ka paralajmëruar amerikanët që të mos udhëtojnë për në Rusi për shkak të rritjes së tensioneve. Amerikanët mund të përballen “me ngacmime” dhe Ambasada amerikane në Moskë do të kishte “aftësi të limituara” për t’i ndihmuar ata, u tha në deklaratë. Qytetarët amerikanë veçanërisht duhet të shmangin udhëtimin në rajonin kufitar midis Rusisë dhe Ukrainës, u tha në deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken më 23 janar hodhi poshtë thirrjet për vendosjen e sanksioneve parandaluese ndaj Rusisë, duke thënë se një veprim i tillë do të minonte aftësinë e Perëndimit për të penguar Moskën nga çdo agresion i mëtejmë i mundshëm kundër Ukrainës.

Veprimet që SHBA-ja po ndërmerr tani, përfshirë edhe ndërtimin e unitetit së bashku me Evropën dhe kërcënimin se Rusia do të përballet me pasoja masive në rast të pushtimit, sipas sekretarit Blinken janë të dizajnuara që të pengojnë Putinin që të “ndërmarrë veprime agresive, edhe pse ne në të njëjtën kohë ndjekim rrugën e diplomacisë”.RFE

Lajmet

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në mbështetje të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte në Prishtinë: Qytetarët ftohen të mblidhen në sheshin “Skënderbeu

Published

on

By

Vala e protestave në kryeqytet do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes së sotme. Organizatori Çlirim Haziri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të radhës, i cili është caktuar të mbahet në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi publik, Haziri ka kërkuar bashkim dhe pjesëmarrje sa më të madhe, duke nëvizuar se kauza kapërcen çdo ndasi politike apo shoqërore. Ky tubim synon të fuqizojë zërin qytetar në mbrojtje të UÇK-së, sakrificës dhe lirisë.

Thirrja e tij i mëshon fort bashkimit kombëtar me mesazhin se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet fuqishëm, ndërsa protesta e sotme do të shoqërohet sërish me moton kryesore “JO NË EMRIN TIM!”.

Continue Reading

Lajmet

Hamza: Qëndrimi i PDK-së për Specialen është konsistent

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij sa i përket ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara mbetet i pandryshuar.

Hamza tha se PDK-ja vazhdon të mbështesë fillimisht miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen në të dy leximet, duke theksuar se kjo çështje nuk është e ndërlidhur me zgjedhjen e presidentit.

Deklarata e tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti u zotua se të enjten do të votojë ndryshimet e këtij ligji, nëse PDK-ja siguron gjysmën e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, Hamza tha se këto dy çështje kanë rastisur të jenë në të njëjtën kohë, por nuk duhet të trajtohen si të ndërlidhura.

“Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë konsistent. Aprovimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në dy leximet nuk është i lidhur me asnjë çështje politike. Ka koinciduar me çështjen e presidentit”, tha Hamza në konferencë për media.

Ai foli edhe për deklaratën e miratuar në Kuvend, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e popullit të Kosovës nuk është çështje vetëm e PDK-së.

“Unë i falënderoj të gjithë deputetët që kanë votuar pro deklaratës. Por, për ta qartësuar, lufta e popullit të Kosovës dhe e UÇK-së nuk është luftë vetëm e PDK-së. Askund në deklaratë nuk shkruan për PDK-në”, u shpreh ai.

Hamza tha se mbrojtja e luftës çlirimtare duhet të jetë qëndrim edhe i partive të tjera politike.

“Unë konsideroj që nuk duhet vetëm PDK-ja të flasë për mbrojtjen e një lufte të drejtë çlirimtare për liri dhe pavarësi. Duhet të flasin edhe partitë e tjera politike”, përfundoi Hamza.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara