Lajmet

ShBA intensifikojnë përpjekjet kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Blinken flet për urdhrin e nënshkruar nga presidenti amerikan për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ripohon angazhimin e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme se korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara”, thekson Blinken, “janë të angazhuara për të nxitur llogaridhënien si dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë ndaj atyre që janë përfshirë në raste madhore korrupsioni në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë”.

Duke e shpallur luftën kundër korrupsionit si një prioritet të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, administrata Biden duket se është e përgatitur të mbajë ndaj individëve, që beson se përfshihen në akte madhore korrupsioni dhe që minojnë shtetin ligjor, të njejtin qëndrim si ndaj atyre që kanë rrezikuar paqen në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Blinken, urdhëri i fundit ekzekutiv i Presidentit Biden zgjeron hartën e sanksioneve në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë disa marrëveshje të viteve të fundit, siç është ajo e Prespës e vitit 2018, apo zgjatja e mandatit të Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Veç atyre që rrezikojnë paqen e sigurinë, sanksione mund të vendosen tani edhe ndaj individëve që destabilizojnë rajonin duke minuar insitucionet demokratike dhe shtetin ligjor, ose që shkelin të drejtat e njeriut.

Për të goditur në mënyrën më të mirë rrjetet e korrupsionit të shtrira në Ballkanin Perëndimor, thekson Sekretari Blinken, Urdhëri Ekzekutiv përfshin tani edhe Shqipërinë.

Deri tani, Urdhëri Ekzekutiv, një vazhdimësi në vite e qëndrimeve të administratave të ndryshme amerikane që nga viti 2001, përfshinte vetëm vendet e dala nga shpërbërja e dhunshme e ish Jugosllavisë.

Sipas Sekretarit Bliken “Urdhëri Ekzekutiv autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve, apo enteve, që janë përgjegjëse për korrupsion në rajon, që janë përfshirë në përvetësim fondesh publike, tjetërsim pronash private për përfitime personale apo politike, ose të përfshirë në ryshfete. Pronat, ose interesat në prona të ndryshme, që personat e përcaktuar në bazë të Urdhërit Ekzekutiv, kanë në Shtetet e Bashkuara, ose që kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara, apo bien në duar të personave në Shtetet e Bashkuara, do të bllokohen dhe shtetasit amerikanë janë të ndaluar të kryejnë transaksione me ta. Veç kësaj, individët, që përcaktohen në bazë të këtij urdhëri, nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thekson Sekretari Blinken./voa/

Continue Reading

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara