Lajmet

SHBA: Hyjmë në luftë nëse preken ushtarët tanë nga konflikti Izrael-Hamas

Pohimet i bënë vetë sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Published

on

Shtetet e Bashkuara presin që lufta mes Izraelit dhe Hamasit të përshkallëzohet mes rrezikut të përfshirjes së Iranit, dhe paralajmëruan se administrata Biden është e përgatitur të ndërhyjë nëse nga luftime të tilla preket personeli amerikan apo forcat e armatosura.

Pohimet i bënë vetë sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Edhe pse nënvizoi se Amerika nuk dëshiron ashpërsimin e situatës, është e përgatitur për të.

“Kjo nuk është çfarë duam ne, as çfarë kërkojmë. Ne nuk duam përshkallëzim. Nuk duam që të hapet zjarr ndaj forcave apo personelit tone. Por, nëse kjo ndodh, jemi gati të ndërhyjmë”, tha Antony Blinken.

Austin, pohoi po ashtu se po e shohin me kujdes mundësinë e përshkallëzimit ndaj trupave dhe njerëzve tanë në rajon”. “Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të vetëmbrohen dhe ne nuk do të ngurrojmë të ndërmarrim veprime të duhura”, tha ai.

Paralajmërimet e zyrtarëve të lartë amerikanë vijnë në kohën kur konflikti mes Hamasit dhe Izraelit, i nxitur nga sulmi i përgjakshëm i grupit militant Islamik në 7 tetor, po hynë në javën e tretë, e nuk ka asnjë shenjë qetësimi. Shteti hebre këtë radhë duket i vendosur ta çrrënjosë Hamasin përfundimisht. Lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj” dhe “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”, deklaroi Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Sa i përket anëve operacionale të manovrimit, në fund të fundit, asgjë nuk do t`i ndalë forcat izraelite të mbrojtjes. Është një përzierje e dy gjërave: aftësive tona ajrore dhe manovrimeve tokësore”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Një pushtim tokësor i Rripit të Gazës mund të jetë i pashmangshëm, edhe pse trysnia ndaj izraelit është e madhe që të mos e ndërmarrë inkursionin, pasi kjo rrezikon shtrirjen e konfliktit më gjerë në rajon. Avionët luftarakë izraelitë i vazhduan bombardimet mbi Rripin e Gazës gjatë fundjavës, e sulmuan dy aeroporte në Siri dhe një xhami në Bregun e pushtuar Perëndimor, me pretendimin se përdorej nga militantët, ndërsa ushtria izraelite shkëmbeu zjarr edhe grupin militant të Libanit, Hezollah, duke i vrarë atij gjashtë luftëtarë.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara