Lajmet

ShBA: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke, të mbyllet mandati i UNMIK-ut

Ai tha se mbështet rrugën evropiane të Kosovës si dhe të gjithë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur mbështetjen e tyre për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Ambasadori Robert Wood, përfaqësues alternativ i ShBA-së për Çështjet e Posaçme Politike në OKB deklaroi se ShBA mbështet rrugën evropiane të Kosovës si dhe të gjithë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Wood u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen seriozisht në dialog dhe uroi në arritjen e një konsensusi për çështjen e targave.

“Nevojitet angazhim serioz dhe urgjent ndërmjet palëve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të arritur normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër… Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara ngushtë me të dhe me partnerët tanë evropianë në mbështetje të dialogut. Përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia dhe Kosova miratuan një udhërrëfyes energjetik dhe zgjidhën në mënyrë paqësore çështjet e dokumenteve të daljes dhe hyrjes në kufijtë e tyre. Shpresojmë që të arrihet një konsensus i ngjashëm edhe për njohjen e targave”, deklaroi përfaqësuesi i ShBA.

Ambasadori Wood u shpreh se Ballkani Perëndimor ka nevojë për stabilitet dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një komponent kyç i kësaj, duke kërkuar nga të dy vendet që të shmangin deklaratat nxitëse.

“Ne inkurajojmë fuqishëm Serbinë dhe Kosovën që të mbajnë tensionet e ulëta duke u fokusuar në përparimin e dialogut dhe duke shmangur retorikën nxitëse. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë për të zbatuar udhërrëfyesin e rënë dakord për energjinë dhe për të shmangur tensionet për targat. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja vazhdon të jetë mekanizmi kryesor për pajtimin e çështjeve ndërmjet dy fqinjëve, gjë që e ka bërë rolin e UNMIK-ut në rajon, gjithnjë e më të tepërt”, tha ai.

Në fund, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB tha se UNMIK-u prej kohësh e ka përmbushur misionin e tij siç është përshkruar në mandatin fillestar, prandaj ka ardhur koha që ky mision të mbyllet.

“Jemi të zhgënjyer që Këshilli nuk ka lëvizur drejt përfundimit të mandatit të UNMIK-ut duke përfshirë zhvillimin e një plani për mbylljen e misionit. Ky Këshill ka prioritete shumë më urgjente për t’u trajtuar dhe burimet e tij janë të kufizuara. Ne i bëjmë thirrje Këshillit të ndërmarrë hapa që do të lejojnë një rol më produktiv dhe më relevant për OKB-në dhe Kosovën, që do të lehtësonte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë mënyrë do të ndihmonte avancimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Wood.

Përfaqësuesi i ShBA-së tha se Kosova me ndihmën e partnerëve evropianë ka zhvilluar dhe forcuar institucionet e saj për të marrë përsipër shumë nga përgjegjësitë që ishin dikur nën juridiksionin e UNMIK-ut, duke kërkuar që të mos ketë raportime gjashtëmujore.

Lajmet

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit e vrasjes në Prizren

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes që ndodhi në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Sipas Prokurorisë, në mesin e të dyshuarve janë Sh. O., një i mitur dhe A. O., e cila dyshohet për shtytje në kryerjen e veprës penale. Të dyshuarit ndodhen në ndalim dhe po hetohen për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Shtytje në vrasje të rëndë”.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur më 14 qershor pas një konflikti të mëhershëm lidhur me emërtimin e një rruge në lagje. Konflikti verbal dyshohet se ka eskaluar në përleshje fizike, ku janë përdorur mjete të mprehta.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima A.O. ka humbur jetën, ndërsa I.O. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët për kërkim-shpëtim

Published

on

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët në fushën e kërkim-shpëtimit urban, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban Bazik dhe i Avancuar” është mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të FSK-së, me pjesëmarrjen e ushtarakëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjatë trajnimit janë trajtuar tema që lidhen me reagimin në raste katastrofash natyrore dhe emergjencash të shkaktuara nga faktori njerëzor.

Pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësi praktike në operacionet e kërkim-shpëtimit, përdorimin e pajisjeve të specializuara, ofrimin e ndihmës së parë dhe koordinimin e veprimeve në situata emergjente.

Sipas njoftimit, ky aktivitet synon rritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama pret pianistin italian Mirco Roverelli në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim pianistin dhe dirigjentin e njohur italian, Mirco Roverelli.

Takimi u mbajt me rastin e koncertit që Roverelli do të mbajë sonte nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare.

Rama vlerësoi lart pjesëmarrjen e artistit italian në kryeqytet, duke theksuar se qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin një performancë të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Ai tha se organizimi i ngjarjeve të tilla kulturore pasuron jetën artistike të kryeqytetit dhe sjell pranë publikut emra të njohur të skenës botërore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Britania ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç

Published

on

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se Britania do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç dhe do të vendosë kufizime edhe në platformat e lojërave dhe transmetimeve të drejtpërdrejta.

Sipas tij, masat e reja kanë për qëllim “kthimin e fëmijërisë” për të rinjtë dhe rritjen e sigurisë së tyre në internet. Ai ka përmendur platforma si Snapchat, TikTok dhe Instagram, si dhe faqe lojërash ku mundësohet komunikimi me të panjohur.

Starmer deklaroi se një ndalim i plotë është “zgjedhja e duhur”, duke shtuar se ndryshimet do t’u ofrojnë fëmijëve më shumë siguri, kohë dhe mundësi për zhvillim jashtë botës online.

Sipas planit, ndalimi do të përfshijë edhe platforma si YouTube, Facebook dhe X, ndërsa aplikacionet e mesazheve si WhatsApp dhe Signal nuk do të preken.

Qeveria britanike pritet të miratojë rregulloret deri në fund të vitit, ndërsa ndalimi i plotë parashikohet të hyjë në fuqi në pranverën e ardhshme.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara